Një tjetër recetë e shkëlqyer që do t'ju ëmbëlsojë në mënyrë të shëndetshme.
Përbërësit e nevojshëm:
8 të bardha veze
2 lugë të mëdha ekstrakt vanilje
130 gr. vaj kokosi
10 lugë stevia
250 gr. bajame ose miell tërshëre
200 gr. arra të copëtuara
Nëse dëshironi, shtoni fruta të ndryshme të thata
1 lugë e madhe rum
Një portokall i shtrydhur
Lëvore e grirë portokalli
Mënyra e përgatitjes:
Në një tas të madh, përzieni të bardhat e vezës, së bashku me ekstraktin e vaniljes, vajin e kokosit dhe stevian. Kur përbërësit të bëhen të njëtrajtshëm, shtoni arrat dhe frutat e thata. Në fund shtoni lëngun e portokallit dhe lëvoren e grirë.
Piqeni në tepsi të rrumbullakët në 180 gradë për rreth 40 minuta.
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.25 të botimit elektronik të revistës BETTY (PRILL 2021).
KALKULATORI DIETIK
Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.