Të gjithëve na ka ndodhur kohë pas kohe që të na ndryshojë papritmas temperatura e ujit gjatë dushit. Efekti i tronditjes që krijohet nga kjo valë e ujit të ftohtë mund të jetë shqetësues në fazën e parë, por sipas hulumtimit, është shumë i dobishëm për trupin tonë.
Çfarë është më e shëndetshme? Dushi me ujë të nxehtë apo të ftohtë? Me ujë të ftohtë, natyrisht, nënkuptojmë pak ujë të vakët, jo ujë akull të ftohtë. Çdo person ka një temperaturë të ujit që mund ta përshtatë sipas temperaturës së trupit - kjo për disa mund të jetë e ngrohtë, për të tjerët pothuajse e ftohtë.
Përparësitë e dushit me ujë të nxehtë:
- I shtendos muskujt; uji i ngrohtë lejon shtendosjen e muskujve, gjë që kontribuon që të jenë më fleksibël dhe të ndiheni më të relaksuar.
- Dushi me ujë të nxehtë ndikon pozitivisht tek njerëzit që vuajnë nga pagjumësia. Dushi para se të shkoni në shtrat, ju ndihmon që t'ju marrë më shpejt gjumi.
- Ul shtypjen e gjakut
- Disa studime shkencore kanë treguar se tek pacientët me diabet, përmirëson nivelet e sheqerit në gjak
- Efektiv për zbutjen e dhimbjes së kokës tek njerëzit që vuajnë nga migrena
- Pakëson djersitjen
- Temperatura e nxehtë e ujit vepron më mirë në pastrimin e trupit dhe ngre nivelin e higjienës.
- Bakteret vdesin më lehtë
- Hap poret dhe pastron lëkurën
- Uji i nxehtë hap rrugët e frymëmarrjes
Përparësitë e dushit me ujë të ftohtë:
- Forcon imunitetin
- Vepron negativisht mbi përgjumjen dhe zgjon trupin
- Uji i ftohtë përshpejton metabolizmin
- Tek meshkuj ndikon pozitivisht në hormonin testosteron
- Kthjellon trurin
- Dushi i ftohtë liron endorfinën dhe zvogëlon depresionin
- Rigjallëron lëkurën
- Parandalon humbjen e flokëve
Tronditja ngrohtë - ftohtë
Ka shumë njerëz që e praktikojnë këtë metodë, përkatësisht gjatë dushit me ujë të nxehtë, lëshojnë papritmas ujë të ftohtë dhe krijojnë tronditje ngrohtë - ftohtë në trup. Një praktikë e tillë ndihmon në pakësimin e celulitit në trup, rregullon qarkullimin në trup, balancon ritmin e zemrës dhe përshpejton metabolizmin. Uji i ftohtë është dobishëm për këmbët tuaja dhe ju bën që të ndiheni më të çlodhur dhe të relaksuar.
Mënyra e duhur e dushit
Asnjëherë nuk duhet të nxitoni, sepse pastrimi i plotë është i një rëndësie të madhe si për higjienën personale ashtu edhe për ndjenjën e relaksimit pas tij. Sipas sistemit shëndetësor Ajurveda në Indi, nëse bëni dush me ujë të ftohtë, së pari duhet të lani duart dhe këmbët dhe vetëm pas tyre trupin dhe kokën. Nga ana tjetër, nëse bëni dush me ujë të nxehtë, i gjithë procesi duhet të fillojë nga këmbët. Gabimi më i shpeshtë që e bëjmë të gjithë është larja e flokëve përpara pjesëve të tjera të trupit, gjë që lejon që uji i pistë të kalojë nëpër trupin tonë. Ndërsa bëjmë dush, vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet fytyrës, pjesës prapa veshëve dhe qafës.
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.32 të botimit elektronik të revistës BETTY (PRILL 2021).