Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Çfarë është joga hatha?

June 1, 2021

Diana Petroviq
Instruktore e jogës hatha

|



Lloji më i përhapur i jogës në botë është joga hatha. Ajo e ka prejardhjen nga India, ku zuri fill në shekullin e 15-të, ndërsa fjala hatha do të thotë "i/e fortë". Përndryshe, "ha", përfaqëson energjinë mashkullore domethënë diellin, ndërsa, "tha", përfaqëson energjinë femërore domethënë hënën. Prandaj joga hatha synon t'i bashkojë ato dy energji kundërshtare, duke vendosur kështu një ekuilibër mes trupit dhe mendjes.

Çdokush mund ta ushtrojë jogën hatha, pavarësisht nga mosha ose problemet shëndetësore. Ajo na mëson se nuk na nevojitet më shumë se trupi dhe mendja jonë për ta ndihmuar veten, për të përmirësuar shëndetin dhe për të qenë të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht.

Gjatë ushtrimit të jogës hatha, lëvizjet janë me intensitet të moderuar. Çdo trup është i ndryshëm, prandaj në pozicione apo asana, çdonjëri shkon aq sa ia lejon trupi pa u lodhur, pa u tendosur, në një mënyrë që e bën trupit të shtrihet dhe të bëhet më fleksibël. Dalëngadalë, dhimbjet fillojnë të zhduken, me çdo kthesë në pozicione i pastrojmë organet e brendshme, në mënyrë të thjeshtë i tonifikojmë ato dhe e përmirësojmë shëndetin tonë.

Në jogën hatha është shumë e rëndësishme edhe frymëmarrja apo pranayama, sidomos duke pasur parasysh se në ditët e sotme, me mënyrën e shpejtë të jetesës, ndonjëherë harrojmë të marrim frymë (në kuptimin e figurshëm të fjalës). Në jogën hatha mësojmë se si të marrim frymë siç duhet. Me frymëmarrjen e duhur pastrohen rrugët e frymëmarrjes, rritet kapaciteti i mushkërive, ndërsa mendja jonë ka oksigjen të mjaftueshëm. Kjo përmirëson përqendrimin dhe na bën më të fortë mendërisht dhe emocionalisht. E kur pozicionet dhe frymëmarrja bashkohen në një, atëherë ndodh "magjia" a vërtetë. Trupi ka më shumë energji, funksionon më lehtë, na forcohet imuniteti, gjykimi bëhet më i lehtë dhe më i drejtë e kështu me radhë.

Praktikimi i jogës hatha sjell shumë përfitime. Përveç uljes së dhimbjes kronike, po ashtu zvogëlon inflamacionin, përmirëson qëndrimin e trupit, lehtëson dhimbjen e shpinës dhe forcon kurrizin. Përveç kësaj, përmirëson qarkullimin e gjakut, duke rregulluar kështu presionin e gjakut, ndihmon rregullimin e kolesterolit të keq dhe sheqerit, përmirëson gjumin etj. Ky lloj i jogës sjell njëkohësisht edhe përfitime mendore, duke e bërë njeriun të ndërgjegjshëm për trupin e vet dhe duke e çliruar dhe relaksuar si mendjen ashtu edhe trupin, duke e ndihmuar kontrollin e emocioneve, duke e përmirësuar humorin, çka na bën të ndihemi të përmbushur dhe të lumtur.

Me praktikimin e jogës hatha, ndryshon mënyra e të menduarit dhe mënyra e të jetuarit, fillojmë t'i shikojmë pozitivisht gjërat që na ndodhin, bëhemi të vetëdijshëm për veten tonë dhe na ripërtërihen trupi dhe shpirti. Në të njëjtën kohë, e ndihmojmë veten për të qenë personalitete më produktive, pozitive dhe plot me elan e shëndet.

Ushtroni jogën hatha për një moshë të vjetër më të bukur! "NËSE MUNDEM UNË, MUNDESH EDHE TI"

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.32 të botimit elektronik të revistës BETTY (QERSHOR 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>