Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Ushqimi i rekomanduar gjatë verës

July 1, 2021

Emilija Spasovska Mojsovska
Magjistre e nutricionizmit

|

јули2021

Për shumë nga ne, vera është stina e parapëlqyer e vitit, por për disa, është një periudhë në të cilën përballen me shumë mundime, nivele të ulëta energjie, dehidrim, fryrje dhe simptoma të tjera që zakonisht zbehen me mbarimin e ditëve të nxehta të verës. Me një dietë të përshtatshme dhe ushqime të shpërndara dhe të zgjedhura siç duhet, mund të kontribuojmë në një ulje të ndjeshme të këtyre simptomave, por të mbrojmë veten nga ndikimet e dëmshme, të vendosim ekuilibër në trup dhe t'i kompensojmë vitaminat dhe mineralet e nevojshme në trup. Për ta arritur gjithë këtë, dieta gjatë verës duhet të jetë e pasur me lëndë ushqyese, proteina lehtësisht të tretshme dhe fibra dietike, vitamina, minerale dhe enzima.

Ushqime ideale janë frutat dhe perimet e stinës, të cilat janë burim natyral i vitaminave që janë të mangëta në pjesën tjetër të vitit. Ato janë gjithashtu të pasura me fibra, kurse në kombinimin e duhur me ushqime të tjera, ju mund të gatuani vakte të shijshme dhe të shëndetshme, të cilat në të njëjtën kohë janë dobiprurëse për organizmin.

Ushqimi i konsumuar është më mirë të jetë i freskët ose i përpunuar minimalisht, nëse është e nevojshme, ndërsa ushqimet që rekomandohen të jenë të pranishme çdo ditë në tryezat tuaja gjatë verës janë shalqiri, kastraveci, kungull i njomë, pjepri, portokalli, specat dhe domatet, mollët, produktet e fermentuara të qumështit, erëzat bimore, borziloku, korianderi, kopra, shafrani dhe të gjitha ushqimet e stinës që janë të dobishme për organizmin.

Krahas rekomandimit për konsumimin e ushqimeve, ka disa ushqime të caktuara që është më mirë të shmangen gjatë verës, siç janë ushqimet pikante, ushqime e yndyrshme, mishi i kuq dhe produktet e mishit të thatë.

HIDRATIMI

Në verë, hidratimi i trupit është më i rëndësishmi. Me zgjedhjen e gabuar të pijeve që rrisin nevojën për lëngje, trupi mund të dehidrohet, prandaj është më mirë të shmangni pijet që përmbajnë sheqer ose kafeinë dhe t’i zëvendësoni ato me pije që nuk janë me ngjyrë dhe nuk kanë shtesa.

Uji është gjithmonë zgjedhja e duhur, kur është fjala për pije që e hidratojnë trupin, në krahasim me lëngjet me ngjyra, të cilat e rrisin etjen dhe nevojën për hidratim. Pije ideale hidratuese është edhe uji i kokosit, për shkak të natriumit dhe kaliumit, që janë pjesë e përbërjes së tij.

Përveç pijeve, duhet të zgjidhen edhe ushqime me shumë ujë, si manaferrat, ananasi, trangujt dhe shalqinjtë, të cilat janë ideale për hidratim të lehtë, veçanërisht kur kombinohen në një vakt të pasur me ujë, siç është bollguri me fara çia.

USHQIMET E RËNDËSISHME PËR LËKURËN

Ushqimi i duhur gjatë verës është thelbësor për lëkurën tonë përpara se ta ekspozojmë në rrezet e diellit dhe UV. Studime të shumta pohojnë se beta karotina, vitaminat C dhe E, seleni dhe zinku, me fuqinë e tyre antioksiduese, ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e diellit.

Antioksidantët janë pastrues të radikaleve të lira, të cilat e përshpejtojnë procesin e plakjes. Radikalet e lira janë komponime që krijohen si rezultat i aktivitetit normal qelizor të lëkurës dhe të të gjitha organeve, ndërsa prodhimi i tyre mund të rritet për shkak të shumë faktorëve, një prej të cilëve është edhe ekspozimi në diell.

Vera është ideale për rimbushjen e antioksidantëve dhe lëndëve ushqyese përmes dietës.

јули2021

Vitamina C dhe Vitamina E

Si antioksidantë të fuqishëm që i mbrojnë qelizat nga radikalet e lira, Vitamina C dhe Vitamina E duhet të jenë të pranishme gjatë gjithë verës, për shkak të funksionit të tyre në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës dhe mbrojtjen e epidermës. Ato janë pjesë e shumë ushqimeve të freskëta të papërpunuara të stinës, ndërsa burimet kryesore të tyre janë portokalli, bizelet, spinaqi, bajamet dhe lajthitë, luleshtrydhet, lakra etj.

Seleni dhe zinku 

Këto minerale janë antioksidantë të fortë dhe janë të domosdoshme për funksionimin normal të të gjithë organizmit. Ato janë kryesisht të pranishme në ushqimet me prejardhje shtazore, peshqit dhe prodhimet e detit, në kërpudha, drithëra dhe bishtajore të drithërave, arra, fara kungulli dhe luledielli etj.

Beta-Karotina

Është një pigment portokalli që gjendet në karota, që në trup shndërrohet në Vitaminë A, e cila kontribuon në hidratimin e lëkurës dhe aktivizon rinovimin e qelizave të dermës. Përveç karotave, ushqime të pasura me beta karotinë janë kajsia, pjepri, mangoja dhe pjeshka e verdhë.

Beta-karotina e ndan veprimin e tij antioksidues me pigmente të tjera karotenoide që gjenden në spinaq, kopër, lakër jeshile dhe likopen të domates. Burimi i këtyre lëndëve ushqyese gjendet tek perimet me gjethe jeshile, perimet dhe frutat portokalli, arrat, peshku etj. Marrja e duhur e këtyre ushqimeve gjatë verës mund të kontribuojë ndjeshëm në mbrojtjen e lëkurës.

Acidet yndyrore të pangopura janë thelbësore për elasticitetin dhe hidratimin e lëkurës. Ato parandalojnë tharjen e lëkurës duke i rezistuar tharjes së ujit. Në dimër, kur lëkura është e ekspozuar ndaj motit të keq, të ftohtit, erës, është veçanërisht e rëndësishme të sigurohet marrja e acideve yndyrore thelbësore.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.20-21 të botimit elektronik të revistës BETTY (KORRIK 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>