Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Vitaminat dhe mineralet

August 1, 2021

Ivana Dimishkova
doktor i mijekësisë dentare

|

август 2021

Të gjithë e dimë se vitaminat dhe mineralet janë shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit dhe ruajtjen e një ekuilibri të mirë në trup tek të rriturit. Shumica e njerëzve mendojnë se me një dietë të mirë, i marrin sasitë e mjaftueshme të vitaminave dhe mineraleve që i nevojiten organizmit. Megjithatë, ushqimi që hamë është aq i përpunuar sa na lejon të konsumojmë vetëm sasi të caktuara apo të ulura të vitaminave dhe mineraleve. Stili bashkëkohor i jetesës, ritmi i shpejtë i jetës dhe stresi socio-ekonomik, i shterin rezervat e disa vitaminave dhe mineraleve, kështu që këshilla më e mirë është që të merrni vitamina dhe minerale.

Por a e dini se çfarë janë vitaminat dhe çfarë janë mineralet?

Falë mjekësisë së përparuar, njerëzit mund të gëzojnë një jetë më të gjatë dhe mbi të gjitha, më të mirë. Vitaminat dhe mineralet gjenden në një gamë të gjerë në barnatore, edhe atë në formë të kapsulave, tabletave, tabletave shkumëzuese dhe pluhurave të tretshëm.

Kujdesi për shëndetin tonë është përgjegjësia dhe bekimi ynë më i madh. Prandaj, me marrjen e vitaminave dhe mineraleve të duhura, do të jemi më të shëndetshëm dhe do të shmangim përballjen e mëtejshme me pasoja më serioze.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.8 të botimit elektronik të revistës BETTY (GUSHT 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>