Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Si të njohim disleksinë dhe dispeksinë?

August 1, 2021

Damjan Nikolovski
President i Shoqatës së Disleksisë “Ajnshtajn”

|

август 2021

Me siguri që secili prej nesh ka hasur ndonjëherë në jetë dikë me vështirësi në të mësuar. Në shoqërinë tonë problemeve të tilla përgjithësisht nuk u jepet shumë rëndësi dhe më shpesh trajtohen si dembelizëm, mungesë përpjekjeje, inteligjencë e ulët ose i atribuohen motivimit të pamjaftueshëm. Në fakt, është një problem më kompleks apo çrregullime specifike që shkaktojnë vështirësi në të mësuar, kurse më të zakonshmet në mesin e tyre janë disleksia, dispraksia, diskalkulia dhe disgrafia.

Tani do të shtjelloj dy nga këto çrregullime, gjegjësisht disleksinë, si vështirësia më e zakonshme e të mësuarit dhe dispraksinë, e cila është më e rralla nga të gjitha çrregullimet e mësipërme.

Disleksia në vendin tonë është tashmë një term jo aq i panjohur, meqenëse shumë nga qytetarët ndoshta e kanë dëgjuar diku këtë dhe kanë ndonjë njohuri për të. Por për të nisur nga fillimi, disleksia është në të vërtetë një problem apo çrregullim për të cilin është debatuar për shumë vite dhe për të cilin janë nxjerrë shumë përkufizime në dekadat e fundit.

Përkufizimi klasik u propozua nga Federata Botërore e Neurologëve në vitin 1968, i cili thotë: "Disleksia është një çrregullim i lindur, që karakterizohet nga vështirësi në të mësuar, lexim dhe shkrim, edhe përkundër dhënies së udhëzimeve të duhura arsimore, inteligjencës normale dhe mjedisit normal socio-kulturor“. Ky përkufizim mbështetet në kriterin e pabarazisë midis aftësive të leximit dhe aftësive të përgjithshme njohëse, përkatësisht inteligjencës. Në këtë përkufizim, tipar i rëndësishëm i vështirësive në të mësuar, është niveli i arritur i leximit, i cili është dukshëm më i ulët në krahasim me moshën e personit.

Vështirësitë në të lexuar dhe të mësuar ndikojnë ndjeshëm në arritjet akademike të nxënësve dhe aktivitetet e përditshme që kërkojnë lexim. Te një person me vështirësi në të mësuar, leximi me zë të lartë karakterizohet nga shtrembërimi, ndërrimi ose heqja e shkronjave, si dhe ngadalësia dhe gabimet në të kuptuarit e asaj që lexohet. Përkufizimi i Federatës Botërore të Neurologëve tani konsiderohet i vjetruar, duke pasur parasysh faktin se u propozua në vitin 1968.

E thënë thjesht, disleksia është një çrregullim në të cilën truri përpunon ndryshe gjuhën e shkruar ose të folur dhe krijon vështirësi në të lexuar, të shkruar dhe të mësuar në përgjithësi. Ky çrregullim është me të vërtetë i zakonshëm, jo vetëm në botë, por edhe në vendin tonë. Sipas hulumtimit të Shoqatës së Disleksisë “Ajnshtajn”, në një mostër nga 2700 nxënës të shkollave të mesme, u vërtetua se 12.6% e nxënësve të anketuar përballen me disleksi, për dallim nga statistikat botërore ku është e pranishme në 10 deri në 20% të popullatës, në varësi të gjuhës.

Duhet të përmendim se disleksia nuk është sëmundje, por një çrregullim që nuk varet fare nga niveli i inteligjencës së një individi. Përkundrazi, njerëzit me disleksi në shumicën e rasteve janë me inteligjencë mbi mesataren, siç dëshmohet nga të gjithë njerëzit e famshëm nëpër botë që janë përballur ose po përballen me disleksi, si Albert Ajnshtajni, Stiv Xhobsi, Riçard Bransoni, Xhenifer Anistoni dhe shumë të tjerë, të cilët kanë ndryshuar botën në të cilën jetojmë vetëm për shkak të mënyrës disleksike të të menduarit.

Fatkeqësisht, edhe pse termi disleksi mund të jetë tashmë i njohur, shumica e njerëzve me këtë çrregullim ende nuk njihen nga prindërit, të afërmit ose mësuesit e tyre. Mënyra më e lehtë për të identifikuar njerëzit me disleksi është të dalloni tiparet e tyre më të zakonshme. Personat me disleksi shfaqin të paktën 10 nga karakteristikat dhe sjelljet në vijim. Këto karakteristika mund të ndryshojnë nga dita në ditë ose nga minuta në minutë, ndaj me të drejtë thuhet se veçoria më e pandryshueshme e disleksikëve është pikërisht ndryshueshmëria e tyre.

Karakteristikat e përgjithshme:

Kjo ishte pasqyra më e shkurtër dhe më e thjeshtë e disleksisë si vështirësia më e zakonshme e të mësuarit, kurse tani le të kalojmë tek e ashtuquajtura vështirësi "më e rrallë" e të mësuarit, e cila nuk reflektohet aq shumë në të mësuar, sesa në funksionimin e përditshëm të individit dhe e cila njihet si dispraksi.

Dispraksia nuk është shenjë e dobësisë së muskujve ose inteligjencës së ulët, edhe pse shumë njerëz mendojnë kështu. Është një çrregullim specifik i trurit që e bën të vështirë planifikimin dhe bashkërendimin e lëvizjes fizike. Njerëzit me dispraksi kanë vështirësi në ruajtjen e baraspeshës dhe në mbajtjen e qëndrimit të drejtë të trupit. Për mjedisin duken të ngathët ose "të pasinkronizuar", ndaj dispraksia mund të haset shpesh edhe me emrin "disleksi e ngathët". Për më tepër, dispraksia njihet edhe si çrregullim i koordinimit të zhvillimit, vështirësi në të mësuarit e aftësive motorike, vështirësi në planifikimin motorik dhe si apraksi e të folurit.

Dispraksia mund të ndikojë në zhvillimin e aftësive motorike të mëdha, si ecja, vrapimi ose kërcimi. Mund të ndikojë gjithashtu në aftësitë motorike të vogla, ku përfshihen lëvizjet e duarve dhe gishtave, të cilat janë të nevojshme për të shkruar qartë simbolet e gjuhës, të tilla si shkronjat, numrat dhe simbole të tjera të përdorura në gjuhën e shkruar. Dispraksia mund të prekë edhe aftësitë e lëvizjeve të gojës dhe gjuhës për të shqiptuar saktë fjalët. Në moshë më të re, njerëzit me dispraksi mund të sillen si të papjekur, megjithëse zakonisht kanë inteligjencë mesatare ose mbi mesataren, çka mund të ndikojë në aftësitë e tyre shoqërore.

Fëmijët nuk e kapërcejnë dispraksinë, ndonëse terapia e punës, terapia sportive dhe stërvitja, terapia e të folurit dhe mjete dhe strategji të tjera, mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes. Me terapitë e lartpërmendura, njerëzit me dispraksi mund të lehtësojnë vështirësitë e tyre dhe të përparojnë në fushat që u interesojnë.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.16-17 të botimit elektronik të revistës BETTY (GUSHT 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>