M.Sc. Dr. Naum Tërpenoski
PROMEDIKA
|
Sindroma e syve të thatë është një gjendje kronike, shumëfaktoriale dhe përparuese, që manifestohet si mungesë e sekretimit të sasisë së mjaftueshme të lotëve ose si ndryshim në cilësinë e tyre. E gjithë kjo rezulton në lagështi të pamjaftueshme të syve.
Mënyra bashkëkohore e jetesës, që përfshin punën me orë të gjata para kompjuterit, drejtimin e makinës, ekspozimin ndaj burimeve të dritës artificiale, mbajtjen e lenteve të kontaktit dhe kondicionimin e ajrit, rrit rrezikun e zhvillimit të sindromës së syve të thatë. Ajo mund të shfaqet në çdo moshë, por është më e zakonshme tek njerëzit mbi moshën 50 vjeç. Simptomat e syve të thatë përfshijnë ndjesi shpimi gjilpërash, djegie, ndjesi të rërës ose materies së huaj në sy. Sytë e thatë gjithashtu mund të çojnë në shqetësime dhe lodhje, për shkak të acarimit dhe dëmtimit të filmit të lotëve. Në varësi të shkallës së syve të thatë, simptomat mund të jenë dhimbje (dhimbje koke) dhe ndjeshmëri ndaj dritës.
Ka një sërë lotësh artificialë të disponueshëm në treg, nga prodhues të ndryshëm dhe me përbërje të ndryshme. Para se të merrni lot artificialë sipas kokës suaj, duhet të ekzaminoheni nga një okulist për të përcaktuar saktësisht se cila shtresë e filmit të lotëve ju mungon ose është me cilësi të ulur, duke përcaktuar kështu përbërjen e saktë të lotëve artificialë që mund të ndihmojnë në rastin tuaj. Te pacientët me simptoma të syve të thatë që zgjasin për një kohë të gjatë, pikat e thata të syve shpeshherë kanë pak ose aspak efekt në lehtësimin e simptomave acaruese. Në atë rast, është e nevojshme të kryhen ekzaminime shtesë nga ana e okulistit dhe, në varësi të shkakut që çon në shfaqjen e simptomave, të zgjidhet trajtimi i duhur.
Në klinikën oftalmologjike "Promedika", diagnostikimi i syve të thatë kryhet me pajisjen e quajtur LacryDiag, e cila ofron një diagnostikim të shpejtë dhe të plotë të tre shtresave të filmit të lotëve, si dhe përcaktimin e përqindjes së humbjes së gjëndrave të meibomit. E gjithë procedura diagnostike është e shpejtë, pa kontakt dhe joinvazive dhe u siguron pacientëve dëshmi të personalizuara të gjendjes së tyre aktuale. Kjo pajisje është tejet dobiprurëse për pacientët me lente kontakti.
Sytë e thatë mund të trajtohen edhe me pajisje të tjera me famë botërore, të cilat janë në dispozicion në poliklinikën tonë, si Rexon-Eye dhe Eye-Light. Rexon-Eye është pajisje joinvazive, e cila siguron trajtim të përhershëm për të gjitha format e sindromës së syve të thatë dhe e cila punon me aplikimin e fushave elektrike me frekuencë të lartë dhe me fuqi të ulët, që kanë aftësinë për të stimuluar metabolizmin dhe rigjenerimin natyror të qelizave. Kjo pajisje trajton shkakun e sëmundjes së syve të thatë, duke dhënë rezultate afatgjata përmes elektrodave të kontaktit të ngulitura në një maskë, të cilën pacienti e mban mbi sy të mbyllur për 20 minuta. Trajtimi në vetvete është i këndshëm, i rehatshëm dhe relaksues. Instrumenti përdoret me sukses dhe vlerësohet shumë nga okulistët në të gjithë botën.
Eye-Light është një zgjidhje revolucionare për trajtimin e syve të thatë, e cila përmes teknologjisë IPL dhe pa shkaktuar dhimbje, stimulon punën e gjëndrave që janë përgjegjëse për sekretimin e pjesës lipidike të filmit të lotëve. Kjo çon në stabilizimin e filmit të lotëve dhe mbajtjen më të gjatë të lotëve në sipërfaqen e syrit. Eye-Light trajton qepallat e poshtme dhe të sipërme në të njëjtën kohë. Është një trajtim joinvaziv, i cili, falë modulit të patentuar dhe unik të ftohjes, nuk kërkon madje as aplikimin e xhelit gjatë procesit. Përveç sindromës së syve të thatë, trajtimi me Eye-Light përdoret gjithashtu pas operacionit të kataraktit, kirurgjisë refraktive, halazionit, blefaritit dhe pas blefaroplastikës.
Trajtimi është plotësisht i automatizuar dhe fillon me vetëm 5 imazhe drite të padhimbshme (OPE/IPL) rreth syrit dhe qepallës së poshtme, çka bën që enët e gjakut të ngushtohen, duke rritur qarkullimin e gjakut dhe sekretimin e citokinave anti-inflamatore. Ai pasohet nga trajtimi me Meibomask®, i cili është gjithashtu një trajtim i padhimbshëm që zgjat vetëm 15 minuta. Me këtë trajtim kryhet aktivizimi i drejtpërdrejtë i gjëndrave të meibomit, matrica LED shkakton krijimin e nxehtësisë endogjene dhe prodhimin e ATP-së në qepalla, hiqet bllokada e gjëndrave, kurse lipidet plotësojnë përbërjen e filmit të lotëve. Prania e përmirësuar e lipideve parandalon avullimin e shpejtë të lotëve. Rezultatet janë të dukshme për pacientin menjëherë pas trajtimit të parë.
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.20-21 të botimit elektronik të revistës BETTY (GUSHT 2021).