Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Praktikë dhe të organizuar

August 1, 2021

август 2021

Planifikoni rrobat tuaja

Mos merrni gjëra të cilat vetëm do t'i shëtisni. Jini praktikë dhe zgjidhni rroba që do t'ju duhen vërtet. Zgjidhni një nga dy "taktikat" që mund t'i përdorni për t'u organizuar. E para është të zgjidhni rroba me disa ngjyra të veçanta. Për shembull, filtroni rrobat vetëm me ngjyrë të kaltër, të bardhë, të gjelbër dhe të verdhë. Në këtë mënyrë do të mund të kombinoni me lehtësi rrobat dhe të gjitha do të jenë adekuate. Mënyra e dytë për të organizuar praktikisht rrobat tuaja është duke bërë kombinime të përditshme. Bëni aq kombinime sa do të zgjasin pushimet tuaja. Për shembull, për një pushim njëjavor, merrni me vete shtatë kombinime të ndryshme dhe palosni kombinimet së bashku.

Nuk keni vend për parfum?

Nëse do të udhëtoni me një valixhe të vogël dhe nuk keni pako të vogël të parfumit tuaj të preferuar, që të mos e merrni me vete, spërkatni rrobat para se ta mbyllni valixhen ose vendosni copa letre midis rrobave, të cilat do t'i spërkatni para se t'i vendosni në valixhe. Nëse jeni nga ata njerëz që nuk mund të shkojnë me pushime pa parfum dhe keni frikë se mos thyhet, mbështilleni shishen e parfumit me çorape ose futeni në ndonjërën prej tyre.

Përdorni çdo cep

Të brendshmet, rrobat e banjës, çorapet ose pjesët e vogla dekorative mund të vendosen brenda kapelës suaj apo në ndonjërën prej atleteve ose takave të larta. Në mënyrë që të përfitoni sa më shumë nga hapësira në valixhe, së pari vendosni rrobat më të mëdha dhe ato që mund të rrudhen. Në fund, vendosni të gjitha rrobat e vogla në hapësirën midis tyre. Zgjidhni rroba të cilat mund t’i mbështillni në role dhe kështu të kurseni hapësirë shtesë. Përdorni të gjitha xhepat dhe pjesët me zinxhir si në valixhe ashtu edhe në rroba.

Bëni një listë

I mençuri nuk mban mend, por shkruan! Bëni një listë të të gjitha obligimeve që keni para udhëtimit. Shkruani gjërat që ju mungojnë dhe duhet t'i blini dhe të gjitha gjërat që duhet t'i gjeni në shtëpi. Mbani një kujtesë me të cilën do të jeni të organizuar dhe nuk do të harroni të kontrolloni të gjitha dokumentet dhe barnat. Për gjëra të caktuara, mendoni të vendosni një alarm në telefonin tuaj. E gjithë kjo, përveç që do t'ju kursejë kohë, nuk do t'ju lejojë që të harroni diçka në shtëpi para se të shkoni me pushime.

Këshillë shtesë nga Betty

Nëse do të udhëtoni me aeroplan, në mënyrë që të vini re shpejt valixhen tuaj gjatë daljes nga aeroporti dhe të ngatërrimin me valixhen e dikujt tjetër, lidhni një shirit me ngjyrë të dukshme në të.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.27 të botimit elektronik të revistës BETTY (GUSHT 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>