Emilija Butikoska
mr. i farmacisë
Evropa Lek Farma DOOEL
|
Krijuar në zemër të Alpeve Franceze, në 4800m mbi nivelin e detit, uji termal fillon udhëtimin e tij 75 vjeçar. Gjatë këtij udhëtimi, lind uji me një përbërje unike të mineraleve dhe oligoelementëve me përqendrim prej (11g / L) që e bën atë ujin termal mineral më të pasur në botë.
Burimi i ujit termal ekziston për 2000 vjet. Në burim është ndërtuar qendër termike, e cila ka ekzistuar për 200 vjet, dhe kjo qendër trajton pacientë me probleme dermatologjike të lëkurës.
Uji termal siguron hidratim të thellë të lëkurës për 24 orë, mbron nga radikalet e lira, zbut, freskon, fikson makijazhin pas 1 ore aplikimi, rrit hidratimin e lëkurës për 32%. Pjesë përbërëse e produkteve Uriage janë për foshnja, fëmijë dhe të rritur.
Në dermatologji përdoret për dermatozat inflamatore, dëmtimet e lëkurës të shkaktuara nga djegiet sipërfaqësore, plagët pas operacionit, në zonën e pelenës tek foshnjat me skuqje të pelenës.
Linja EAU THERMALE e Uriage synon kujdesin e përditshëm, higjenën dhe hidratimin e lëkurës. E përshtatshme për lëkurë të thatë, normale dhe të kombinuar. Kremrat ofrojnë hidratim 24 orë, kanë strukturë jo të yndyrshme, jo ngjitëse dhe absorbohen shpejt, lëkurës i japin pamje të shkëlqyer dhe rrezatuese. Të gjitha produktet janë pa parabene, hipoalergenik dhe jo- komedogenik
Koleksioni përbëhet nga një numër produktesh për:
- Kujdesi për fytyrën (esencë, krem, serum, maskë, krem për sy)
- Kujdesi për trupin (qumësht dushi, losion për trup)
3 hapa për një lëkurë me shkëlqim:
- Pastroni thellësisht lëkurën tuaj me ujin micellar Uriage.
- Freskoni fytyrën tuaj me Uriage ujë termal në formë të sprejit.
- Aplikoni në fytyre krem EAU Light ose EAU rich dhe gjithashtu rreth zonës së syve aplikoni kremin EAU eye cream
Të gjitha produktet janë pa parabene, hipoalergenik dhe jo- komedogenik.
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.13 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHTATOR 2021).