Prof. Dr. Ivica Smilkovski
Profesor i Trikologjisë Klinike dhe Akneologjisë
101 Hair Clinic
|
Vishni bluzën tuaj të zezë të preferuar dhe shikoni në pasqyrë për herë të fundit para se të dilni. Në vend të kënaqësisë, fjollat e bardha që shihni mbi supe dhe në flokë shkaktojnë zhgënjim dhe siklet. Shtoja kësaj edhe nevojën e vazhdueshme për tu krehur dhe më pas më shumë do të preferoni të qëndroni në shtëpi, ose të vëndoni kapelë ose shall.
A ju duket i njohur ky skenar? Nëse është ngushëlluese, kjo ju ndodh edhe të tjerëve.
Numri i shtuar i lëvoreve të bardha në skalpin e kokës dhe në flokë, të shoqëruara shpesh me kruajtje, është një shqetësim që ju ndodh pothuajse të gjithëve.
Zbokthi nuk zgjedh gjini dhe moshë, kështu që mund të shfaqet edhe tek burrat edhe gratë e çdo moshe. Ky është rezultat i çrregullimit të lagështisë së skalpit.
Skalp i thatë, luspa të bardha dhe kruajtje - këto janë shenja që ju keni zbokth. Nëse nuk largohet dhe nuk arrini që ta hiqni qafe zbokthin tuaj, është mirë që të kërkoni ndihmë profesionale nga një specialist i flokëve - trikolog.
Çfarë është zbokthi?
Zbokthi (Pityriasis simplex capillitii) është qërimi dhe rënija e qelizave të plakura sipërfaqësore nga epiderma e skalpit.
Zbokthi shpesh është një çrregullim i zakonshëm i lëkurës së kokës, që prek pothuajse gjysmën e popullsisë pas pubertetit, pavarësisht nga gjinia ose përkatësia etnike.
Çdo anëtar i çdo popullsie në çdo rajon gjeografik është prekur nga zbokthi në një fazë të jetës.
Serioziteti i zbokthit luhatet sipas sezonave dhe shpesh përkeqësohet në muajt e dimrit.
Është vërtetuar se keratinocitet (qelizat e epidermës së lëkurës) janë treguar se luajnë një rol kyç në formimin e reaksioneve imune gjatë formimit të zbokthit.
Pse shfaqet zbokthi?
Faktorët trashëgues dhe lëkura e thatë janë shkaqet e zakonshme për shfaqjen e zbokthit.
Nëse prindërit dhe të afërmit tuaj janë të prirur ndaj qërimit të skalpit, mos u habisni nga shfaqja e luspave të bardha në flokët tuaj.
Gjithashtu, nëse keni lëkurë të thatë, ka shumë gjasa të keni zbokth në një moment të caktuar të jetës tuaj.
Roli i kërpudhave Malassezia është pranuar gjerësisht që nga viti 1946.Tek zbokthi dhe dermatiti seborrheik, nivelet e kërpudhave janë dy herë më të larta se normale.
Ndoshta ju e doni detin dhe plazhin, por flokët tuaj nuk e shijojnë verën aq shum dhe do të ju tregojë qartë zbokthin e shtuar pas verës, pasi ekspozimi në diell, kripa dhe uji me klor e thajnë skalpin, të cilat janë kushte ideale për paraqitje të zbokthit.
Ekspozimi ndaj temperaturave tepër të ulëta ndikon në flokë në të njëjtën mënyrë, prandaj mos harroni që të vishni kapelë në dimër.
Larja e shpeshtë e flokëve me ujë të ngrohtë, shampo agresive dhe produkte të kujdesit të flokëve gjithashtu mund të shkaktojnë dhe të intensifikojnë qërimin e skalpit.. Zbokthi gjithashtu mund të paraqitet edhe si shkak i higjienës së pamjaftueshme të flokëve dhe kokës, kështu që qelizat e vdekura të kokës mbahen dhe grumbullohen në flokë.
Ngjyrat e flokëve mund të irritojnë skalpin dhe të shkaktojnë skuqje, kruajtje dhe zbokth.
Dieta, mënyra e jetesës dhe stresi i tepërt gjithashtu ndikojnë në shëndetin e skalpit dhe shfaqjen e zbokthit.
Zbokthi është shoqërues i sëmundjeve neurologjike, si sëmundja e Parkinsonit, si dhe të gjitha kushtet që prishin sistemin imunitar.
Zbokth ose dermatit seborrheic, cili është dallimi?
Zbokthi i zakonshëm është i padëmshëm,i cili, përveçse shkakton siklet, nuk është më shumë se një problem estetik për flokët.
Ju e dalloni atë nga skalpi i thatë që qërohet në disa pjesë ose në tërë skalpin. Megjithatë, nganjëherë qërimi i skalpit të kokës mund të shoqërohet me proces inflamator.
Zbokthi në skalp mund të manifestohet me shfaqje të shtuara të luspave të bardha ose të verdha në kokë, me kruajtje dhe skuqje. Në këtë rast, do të thotë që keni dermatit seborrheik, i cili karakterizohet nga yndyra e tepërt e skalpit dhe flokëve.
Dermatiti seborrheik në raste të lehta jep pamjen e zbokthit të butë në pjesë të caktuara të kokës ose mund të formojë një numër të madh luspash të verdha në të gjithë skalpin, ndërsa lëkura iritohet dhe bëhet e yndyrshme.
Më shpesh paraqitet gjatë dimrit, në pjesët e flokëve mbi qafë, rreth veshëve dhe në ballë. Lagështia e shtuar, kruajtja dhe ndikimet e tjera mekanike së bashku me stresin emocional mund të shkaktojnë përkeqësimin e dermatitit seborrheik. Dermatiti seborrheik ju bën të kruheni, dhe kruajtja e përkeqëson situatën, dhe kështu ju bini në një rreth vicioz.
A është zbokthi ngjitës dhe a mund të transmetohet tek të tjerët?
Qërimi i skalpit zakonisht nuk është problem serioz, derisa të shfaqet skuqje dhe acarim. Lajmi i mirë është se zbokthi nuk mund të transmetohet. Kërpudha Malessezia, e cila shkakton zbokth, është aq e zakonshme sa të gjithë e kanë atë në sasi të vogla në skalp.
Kështu që nuk mund të merrni zbokth nga dikush tjetër ose të infektoni dikë me jastëka, krehje ose rroba.
Është interesante që zbokthi shfaqet më së shumti në dimër, sepse atëhere mbrojtja natyrore dhe lagështia e skalpit është e çrregulluar. Statistikat gjithashtu thonë se zbokthi më shumë preferon meshkujt, kështu që është më shpesh mund ta hasim tek ata.
Zbokthi dhe rënia e flokëve
Shpesh shtrohet pyetja nëse zbokthi mund të shkaktojë humbjen e flokëve. Për fat të keq përgjigja është PO .
Shfaqja e zbokthit tregon për një ekuilibër të çrregulluar të pH dhe probleme të caktuara të skalpit.
Dhe ne e dimë se vetëm një skalp i shëndetshëm është bazë e mirë për flokë të shëndetshëm dhe të fortë.
Përveç kësaj, zbokthi shpesh shoqërohet me kruajtje, kështu që kruajtja mund të shkaktojë gërvishtje dhe lëndime që mund të infektohen.
Prandaj, edhe pse konsiderohet i padëmshëm, problemi me zbokthin në flokë duhet të merret seriozisht dhe të gjendet një zgjidhje sa më shpejt që është e mundur.
Si të parandaloni zbokthin?
Kur e dimë se si shfaqet dhe çfarë e shkakton atë, atëherë është e lehtë të parandalosh shfaqjen e zbokthit. Higjiena e rregullt e flokëve me shampo dhe preparate të përshtatshme do të ruajë lagështinë optimale të skalpit dhe do të ndalojë zbokthin e shtuar.
Mbrojtja e flokëve tuaj nga nxehtësia e tepërt, i ftohti, kripa ose uji me klor, produktet agresive stiluese,dieta e shëndetshme, gjumi i mjaftueshëm dhe relaksimi, është një mënyrë e sigurt për të ruajtur një skalp të shëndetshëm.
Shumica e shamponëve kundër zbokthit e përforcojnë atë! Po, e lexuat mirë
Është një mrekulli e vërtete që një numër i madh i njerëzve kanë problem me zbokthin në skalp, duke qenë se në çdo market dhe farmaci mund të gjeni dhjetëra lloje të shampove kundër zbokthit nga prodhues të ndryshëm.
Ky konstatim nuk çon në përfundimin logjik se shampot kundër zbokthit nuk e bëjnë gjithmonë punën e tyre. Bazuar në përvojën tonë shumëvjeçare, ne pohojmë se shumica e tyre jo vetëm që nuk heqin zbokthin, por mund të përkeqësojnë ndjeshëm gjendjen.
Para se të blini shampo kundër zbokthit, duhet të jeni të sigurt nëse bëhet fjalë për zbokth të zakonshëm, dermatit seborrheik ose psoriazë. Prandaj është e rëndësishme që të konsultoheni me një ekspert për përzgjedhjen e shampos. Ndonjëherë është e nevojshme të kombinohen disa preparate për luftë të suksesshme kundër zbokthit.
Rekomandimi ynë janë shampot natyralë bimorë, pa kimikate dhe përbërës të dëmshëm që qetësojnë dhe balancojnë lagështinë e skalpit në mënyrë natyrale dhe jo agresive.
Trajtimi i zbokthit dhe dermatitit seborrheik
Trajtimi i zbokthit në flokë zakonisht përfshin një kombinim të disa metodave dhe preparateve. Pasi trikologu të diagnostifikon dhe zbulon shkakun e zbokthit në skalp, ai krijon një plan individual për trajtimin e zbokthit.
Trajtimi i zbokthit zakonisht fillon me një piling të lehtë jo-agresive të skalpit, në mënyrë që të hiqen qelizat e vdekura pa iritim dhe shqetësim të ekuilibrit optimal. Në të njëjtën kohë përgatitjet bimore të pasura me minerale, vitamina dhe antioksidantë aplikohen për të rikthyer pH në lëkurën e kokës.
Metodat dhe trajtimet më bashkëkohore për zbokthin që ne aplikojmë, hidratojnë skalpin, që janë të nevojshme për pothuajse të gjithë, sepse mënyra moderne e jetës dhe shampot agresivë plot me përbërës të dëmshëm e thajnë skalpin dhe nxisin paraqitjen e zbokthit. Rezultatet e trajtimit kundër zbokthit janë flokë të pastër, të shëndetshëm dhe të fortë. Me këshilla shtesë të ekspertëve, do të mësoni se si t’i mbani flokët tuaj të shëndetshëm, të pastër dhe pa zbokth.
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.20-21 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHTATOR 2021).