Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Si të zvogëlojmë rrezikun nga sulmi në zemër?

September 1, 2021

Dr. Aleksandar Kolev,
Specialist i Kardiokirurgjisë,
ISHP KU për Kardiokirurgji Shtetërore

|

септември 2021

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit – OBSH (WHO), në vitin 2019 shkaku kryesor i vdekjve në botë është sëmundja ishemike e zemrës. Në vetvete, kjo është përgjegjëse për 16% të vdekjeve të përgjithshme në botë, ose rreth 8.9 milion. Është shqetësuese që rritja më e madhe e vdekshmërisë që nga viti 2000 është për shkak të sëmundjeve ishemike të zemrës, për gjithsej 2 milionë raste.

Shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjeve në botë, sipas OBSH -së është goditja në tru, e cila është rreth 11%. Goditja në tru është një pasojë klinike e sëmundjes vaskulare e cila në thelb është e njëjtë me sëmundjen ishemike të zemrës dhe së bashku ato hyjnë në një grup më të madh të sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut ose kardiovaskular. Sipas kësaj  pjesa e sëmundjeve kardiovaskulare, e kombinuar, në vdekshmërinë e përgjithshme është edhe më e lartë.

Situata në Republikën e Maqedonisë është edhe më e keqe. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, sëmundjet e sistemit kardiovaskular, gjegjësisht të qarkullimit të gjakut në vitin e kaluar 2020, janë shkaku kryesor i vdekjeve në Maqedoni. Deri në 41.6% të vdekjeve janë për shkak të sëmundjeve të sistemit kardiovaskular.

Përveç vdekshmërisë, sëmundjet kardiovaskulare janë një barrë ekonomike dhe sociale për sistemet shëndetësore të botës, për shkak të trajtimit jashtëzakonisht të shtrenjtë dhe pasojave në popullatën punëtore.

Për këtë arsyje ne theksojmë veçanërisht rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve të sistemit kardiovaskular.

Sëmundja ishemike e zemrës, e cila mund të rezultojë me sulm në zemër, si dhe goditje në tru, është në thelb pasojë e sëmundje vaskulare - arterioskleroza. Ateroskleroza është një sëmundje që çon deri në sulm zemre ose goditje në tru, që janë dy shkaqet kryesore të vdekjes. Prandaj, masat për të parandaluar sulmin në zemër ose goditje në tru janë masa që duhet të parandalojnë shfaqjen e arteriosklerozës.

Ateroskleroza në fakt është një sëmundje sistemike, kronike, degjenative e enëve të gjakut të të gjithë trupit. Paraqet ndryshime në endotel – shtresa e  brendshëme e  enëve të gjakut, i cili gradualisht çon në ngushtim më të madh të lumenit të enëve të gjakut dhe në ulje të rrjedhjes së gjakut nëpër to, madje është e mundur edhe mbyllja e plotë dhe ndërprerja e rrjedhjes së gjakut.

Eshtë konsideruar se ndryshime të tilla në arterie fillojnë pas pubertetit, dhe disa dëshmi të ndryshimeve aterosklerotike janë gjetur edhe tek fëmijët. Kjo është arsyeja pse thuhet se arterioskleroza ndodh si pasojë e plakjes, prandaj kjo  është thjeshtë një thënie  "Ju jeni të vjetër aq sa janë të vjetra  enët tuaja të gjakut".

Ateroskleroza paraqet një sëmundje multifaktoriale. Në shfaqjen e saj, pak a shumë, janë më shumë faktorë që kanë ndikimin e tyre, të ashtuquajturit Faktoret e rrezikut. Reduktimi i vdekshmërisë nga sulmi në zemër dhe goditje në tru i referohet kontrollit dhe zvogëlimit të ndikimit të këtyre faktorëve të rrezikut. Faktorët e rrezikut për zhvillimin e arteriosklerozës si shkak i sëmundjeve ishemike të zemrës mund të ndahen në dy grupe.

Grupi i parë janë faktorë që nuk mund të ndikohet:

  1. Mosha - arterioskleroza është sëmundje e pleqërisë.Ndryshimet degjenerative në enët e gjakut që çojnë deri në ngushtimin e tyre, zvogëlimin e qarkullimit të gjakut dhe madje qojnë deri në sulm në zemër, ndodhin dhe përparojnë gjatë plakjes.

  2. Faktorët trashëgues - Në disa individë ekziston një predispozitë gjenetike për zhvillimin e hershëm dhe më intensiv të arteriosklerozës. Këto persona do ta kalojnë këtë tendencë tek pasardhësit e tyre.

  3. Gjinia - sëmundjet e sistemit kardiovaskular shfaqen më shpesh tek burrat sesa tek gratë. Burrat në përgjithësi sëmuren nga sëmundjet aterosklerotike dhjetë vjet më heret. Ka teori se një frekuencë kaq e lartë tek meshkujt është për shkak të stilit të jetesës dhe konsumimit më të shpeshtë të cigareve dhe alkoolit, si dhe ekspozimit ndaj stresit, por gjithashtu është vërtetuar se hormonet femërore, kryesisht estrogjeni, mbrojnë enët e gjakut nga zhvillimi i ndryshimeve degjenerative. Është vërejtur se pas fillimit të menopauzës, sëmundjet kardiovaskulare janë dukshëm më të shpeshta te gratë dhe se incidenca është e përafërt me atë të meshkujve.


Grupi i dytë i faktorëve të rrezikut janë ata faktorë që lidhen me stilin e  jetesës, dhe për këtë arsye, këtu mund të ndikojmë që të zvogëlojmë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Nëse një ndryshim dhe ngushtim i tillë ndodh në njërën nga arteriet koronare - arteriet që ushqejnë muskujt e zemrës, atëherë mund të arrijë deri në  sulm në zemër (infarkt), i cili mund të ketë edhe pasoja fatale.

Studimet botërore tregojnë se rreziku i sëmundjes së arterieve koronare, si shkaktari kryesor i sulmit në zemër, është katër herë më i lartë tek duhanpirësit sesa tek jo duhanpirësit, ndërsa rreziku i vdekjes është për 70% më i lartë.

Këto efekte të tymit të cigareve, përveç efekteve të dëmshme tek duhanpirësit aktiv, ndikojnë negativisht edhe në të ashtuquajturit  duhanpirësit pasivë, pra ata që thithin tymin në hapësirën ku ka duhanpirës aktiv. Prandaj, parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare, në drejtim të zvogëlimit të rrezikut të pirjes së duhanit, duhet të përfshijë masa për të stimuluar duhanpirësit aktiv që të ndërpresin pirjen e duhanit, por edhe masa për të zvogëluar efektet e dëmshme të pirjes pasive të duhanit.

Përveç masave kufizuese, rritja e taksave të cigareve, ndalimi i pirjes së duhanit në vende publike, janë të nevojshme edhe masa për edukim dhe mbështetje psikologjike.

Përveç rëndësisë së niveleve të kolesterolit total, veçanërisht është i rëndësishëm niveli i fraksionit LDL (kolesteroli me densitet të ulët) dhe lidhja e tij me kolesterolin HDL (densitet i lartë). Kolesteroli total duhet të jetë nën 5.0 mmol / L, LDL nën 3.0 ose 2.5 mmol / l nëse veç më sëmundja koronare e zemrës është tashmë e pranishme, ndërsa HDL duhet të jetë mbi 1.3 mmol / l për burrat dhe 1.6 për gratë.

Gjithashtu duhet të përmendim se kolesteroli nuk është një substancë toksike, por një substancë që është e nevojshme për funksionimin normal të trupit, por vlera e tij nuk duhet t’i kalojë këto kufij.

Përveç kolesterolit, trigliceridet janë yndyrna që janë po aq të theksuara tek sëmundjet koronare të zemrës dhe një rrezik në rritje të sulmit në zemër, efekti i tyre është veçanërisht i theksuar tek gratë. Niveli normal që duhet mbajtur është nën 1.7 mmol / l.

Niveli i yndyrës në gjak duhet të mbahet brenda kufijve normal, veçanërisht përmes dietave që duhet të jenë të moderuara, të larmishme, të mos përmbajë ushqime të shpejta dhe të përpunuara, të përmbajë shumë fruta dhe perime.

Për trigliceridet veçanërisht kontribojnë dietat me shumë kalori si alkooli dhe sheqernat që posaçërisht duhet të shmangen. Përveç dietës, aktiviteti i rregullt dhe i moderuar  fizik ul yndyrnat në gjak.

Presioni i lartë shkakton stres shtesë në enët e gjakut dhe kjo është një mundësi shtesë e dëmtimit të endotelit dhe përparimit të mëtejshëm të ngushtimit të enëve të gjakut, siç përmendëm më lart. Prandaj presioni i gjakut duhet të mbahet brenda kufijve normal, deri në 130/80 mmHg.

Rekomandimet janë aktivitet fizik i moderuar, siç është ecja, 20-30 minuta çdo ditë, ose 30-60 minuta aktivitet fizik aerobik më intensiv, 3-4 herë në javë.

Kontrolli dhe zvogëlimi i stresit është jashtëzakonisht i vështirë në mënyrën moderne e të jetuarit. Praktikimi i ndonjë hobi, sporti, joga, shëtitjet në natyrë, kalimi më shumë kohë me të dashurit mund të ndihmojë shumë në zvogëlimin e stresit të jetës së përditshme.

Për fund, le të theksojmë rëndësinë e ekzaminimeve të rregullta kardiologjike për parandalimin e sëmundjeve të sistemit kardiovaskular. Fatkeqësisht, mentaliteti ynë nuk është në drejtim të praktikimit të ekzaminimeve të rregullta shëndetësore parandaluese, por zakoni është të shkojmë te mjeku vetëm kur diçka na dhëmb.

Rekomandimet botërore janë ekzaminime të rregullta, vjetore kardiake, të popullsisë mbi 40 vjeç. Në këtë mënyrë, jo vetëm që do të jetë e mundur të monitorohen parametrat e shëndetit dhe të ndikohet në nivelin e yndyrës, sheqerit dhe presionit të gjakut, për shembull, si faktorë rreziku për sëmundjet kardiovaskulare, por gjithashtu do të jetë e mundur të diagnostikohet fillimi i hershëm i çrregullimeve të sistemit kardiovaskular  dhe kështu të trajtohet në kohë dhe në mënyrë më efikase.

Një histori nga pallati i një mbreti kinez thotë se mjeku mbretëror merrte  pagë vetëm derisa të gjithë në familjen mbretërore ishin të shëndetshëm. Sapo dikush u sëmureshte, paga mjekut i shkurtoheshte . Prandaj, mjeku duhej të përdorte njohuritë e tij mjekësore për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve, pra ti parandalonte, në mënyrë që të merrte pagë të rregullt.

Ndërsa mençuria e njerëzve tanë thotë se është më mirë të parandalohet sesa të shërohet. Të jemi të mençur edhe në kujdesin e shëndetit tonë dhe të përpiqemi ta ruajmë më shumë.

Zemra është organ me kuptim anatomik, fiziologjik, por edhe poetik, filozofik dhe romantik. Kur zemra ndalon, ashtu edhe jeta. Popujt e lashtë e konsideronin zemrën si qendër e shpirtit. Kur bëjmë diçka me shumë përkushtim dhe dashuri, themi se e bëjmë me zemër. Zemra është gjithashtu edhe simbol i dashurisë.

Ta ruajmë  dhe ta ushqejmë atë në çdo kuptim të fjalës, por mbi të gjitha, si një nga organet më të rëndësishme në trupin tonë.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.22-24 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHTATOR 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>