Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

BETTY nëna – Fëmijët dhe bota virtuale e videolojërave

October 1, 2021

Katerina Zlatanovska Popova
këshilltare e certifikuar e zhvillimit të karrierës

|

okt 2021

"Janë të fiksuar pas videolojërave, janë gjithë kohës me telefonin në dorë, janë para kompjuterit me orë të tëra"... këto janë vetëm disa nga komentet e zakonshme që dëgjoj gjithnjë e më shpesh dhe si nënë e dy adoleshentëve, unë personalisht mund të dëshmoj se brezat e rinj kalojnë shumë më tepër kohë me forma të ndryshme të teknologjisë, edhe kur janë në shoqërinë e bashkëmoshatarëve të tyre ose transferojnë shoqërimin nga bota reale në atë virtuale të videolojërave.

Shumë ndryshe nga fëmijëria që përjetuam ne si fëmijë, si prindër, shpesh ngelim midis nevojës për të vendosur ndalesa, kufizime dhe kërcënime dhe kënaqësisë së fëmijëve të cilët zhduken për orë të tëra në botën virtuale, gjë që na bën të përballemi me sfidën për t'u pajtuar me një fëmijëri të re dhe krejtësisht të ndryshme, që i takon brezit të ri iGen (termi u referohet të lindurve pas vitit 1997 e deri më sot dhe është i lidhur me faktin e pashmangshëm që fëmijët përdorin që në moshë të re pajisje elektronike, interneti është burimi kryesor i informacionit, ndërkaq rrjetet sociale janë mjedisi i tyre natyror).

Duke luftuar kundër një armiku të fuqishëm dhe të padukshëm, ne prindërit nga viti në vit humbim betejën kundër teknologjisë dhe magjisë që ajo u ofron fëmijëve dhe të rinjve. Edhe unë si prind rezistova për një kohë të gjatë dhe u përpoqa të vendosja rend kur ishte fjala për kohën që u lejohej dhe llojet e lojërave që ishin të disponueshme për fëmijët e mi, por sa më shumë rriteshin, aq më të vështirë e kisha të vendosja rregulla në lidhje me teknologjinë.

Duke punuar në një profesion që është mjaft i ri dhe i panjohur për ne, si këshilltare e zhvillimit të karrierës, më duhet të ndjek të gjitha tendencat dhe risitë, shfaqjen e profesioneve të reja plotësisht të paqarta dhe të panjohura për ne nga ky këndvështrim, siç është shoferi i një taksie fluturuese, për shembull, ose dizajnuesi i personazheve të televizionit me realitet virtual. Në veçanti, e kam për detyrë të jem vazhdimisht me mendje të hapur, duke parë larg nga e ardhmja dhe megjithëse nuk shihet qartë, mendoj se profesionet e së ardhmes do të jenë të lidhura ngushtë me teknologjinë dhe realitetin virtual.

Në një nga sesionet e këshillimit për karrierën me një 23 vjeçar, ai ndau pasionin e tij për videolojërat dhe shtoi me mahnitje: "Kam zhvilluar dhe përmirësuar aq shumë shkathtësi prej se kam nisur të luaj rregullisht!" Nëna brenda meje ishte e habitur, ndërsa këshilltarja e karrierës brenda meje ia bëri pyetjen logjike në vijim: "Cilat, për shembull? "A mund të m'i rendisësh dhe të m'i shpjegosh?"

Si eksperte dhe trajnere e shkathtësive të buta (të cilat quhen edhe të mbartshme, sepse pasi t'i zotëroni bëhen pjesë e juaja dhe e përvojës suaj jetësore, si p.sh. prerja me thikë, çiklizmi, noti, përdorimi i kompjuterit etj.), pyetja që jep një perspektivë krejt të re dhe do t’ju ndihmojë si prindër të shihni luajtjen e videolojërave me një sy tjetër është: "Çfarë shkathtësish fitohen duke luajtur videolojëra?"

Hidhni një sy listës së shkathtësive (të theksuara nga klienti im, por edhe nga disa adoleshentë të tjerë me të cilët e hap këtë temë, përfshirë djemtë e mi):

Dhe tani përpiquni ta vendosni veten në "këpucët e fëmijëve" dhe përpiquni të mendoni në suaza të fëmijërisë që ata njohin dhe e cila i gëzon, si tjetër mund t'i fitojnë fëmijët të gjitha këto aftësi duke ditur se për disa prej tyre kompanitë bashkëkohore investojnë buxhete të mëdha?

Mos kini frikë nga teknologjia dhe përfitimet që u sjell ajo fëmijëve tuaj. E kuptoj që është ndryshe nga ajo me të cilën jeni mësuar, por mos harroni se këta breza të rinj do të jetojnë me realitetin e zhvendosjes në Mars dhe udhëtimeve turistike në hapësirë.

Dhe natyrisht, e fundit por jo më pak e rëndësishme, maturia është çelësi i gjithçkaje, përfshirë kohën që fëmijët duhet ta kalojnë në botën virtuale. Prandaj, në vend që të jetoni në ferrin e grindjeve të vazhdueshme familjare, përpiquni të plotësoni nevojat dhe interesat e fëmijëve dhe së bashku të vendosni kufij të arsyeshëm dhe të pranueshëm.

Kaloni në nivelin tjetër!

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.22-23 të botimit elektronik të revistës BETTY (TETOR 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>