Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Intervistë me David Mukka – „Nëse e ndjek aktualen, atëherë je vonë“

November 1, 2021


  1. Nëse duhet të të përshkruajmë shkurt, mund të themi lirisht se je një person shumë krijues me më shumë talente. Përveç veprave të tua muzikore, të shohim edhe si aktor, skenarist e model. Cila është sfida jote më e madhe dhe cila të pëlqen më shumë? Aktrimi apo muzika?


Ka një kohë të gjatë që nuk po i ndaj më. Pa marrë parasysh se a shprehem përmes muzikës, aktrimit apo shkrimit, burimi i frymëzimit është po i njëjti. Dallimi qëndron në atë se muzika ndodh menjëherë dhe drejtpërdrejt, kurse filmit i duhet kohë. Por për t'iu përgjigjur saktë pyetjes: në koncerte përpara publikut, në skenë, pikërisht aty ndihem më shumë si në shtëpi.



  1. Për çfarë do të doje të njihesh më shumë? Si dëshiron Davidi të njihet nga njerëzit?


Mund të më njohin si të duan. Unë e njoh veten përmes muzikës, filmave, tregimeve dhe ndonjëherë edhe përmes gjepurave. Në këtë mes nuk mund të ngelen pa përmendur njerëzit me të cilët punoj dhe për të cilët krijoj, si dhe të gjithë njerëzit e mrekullueshëm që vijnë në koncertet e mia ose në kinema dhe para ekraneve të vogla. Jemi gjithnjë e më shumë; jemi të ndryshëm dhe vetvetja. Prandaj jemi këtu; për të qenë ata që jemi dhe për të treguar se të qenit të tillë nuk është diçka e tmerrshme, përkundrazi, duhet festuar. Duhet të ndërgjegjësohemi se qëllimi është që të kemi të gjithë llojet e njerëzve.

  1. Ti je një person që beson se konceptet si e kaluara dhe e ardhmja nuk ekzistojnë dhe se duhet të përqendrohemi në të tashmen dhe këtu. Çfarë na bën të ndihemi të lumtur këtu dhe tani?


Së pari duhet ta lejojmë veten të jemi të lumtur, pastaj të nisemi kudoqoftë. Njerëzit mendojnë se së pari duhet të shkojnë diku ose të bëjnë diçka, me qëllim që ta arrijnë lumturinë. Jo, lumturi është të jesh këtu dhe tani. Lumturi është madje edhe ndonjëherë kur themi "epo mirë, meqë duhet, do të dal nga shtrati", ndonëse njerëzit që e nisin ditën çdo ditë në këtë mënyrë kanë nevojë për ndihmë ose diçka më shumë. Lumturi e vërtetë mund të jenë edhe petullat, të themi të drejtën.

  1. Cilat janë "rutinat e tua të shëndetshme" pa të cilat nuk mund ta parafytyrosh ditën?


Luajtja në instrumente, leximi, fitnesi dhe hedhja në gjithfarë aventurash, si në të vërteta, ashtu edhe në të trilluara.



  1. Temperamenti yt i shpejtë pasqyrohet edhe në projektet e tua. Çfarë të çlodh kur "nuk punon"?


Kur je i dashuruar me punën, të çlodh edhe puna. Nuk kam nevojë për shumë pushim. Ndonjëherë më pëlqejnë edhe aktivitetet që nuk lidhen me artin. Të tilla si deti, sportet ose shkenca. Gjithashtu luaj lojëra, sepse jam një fëmijë i madh.

  1. Përdor mjete të ndryshme për të shprehur kreativitetin dhe origjinalitetin tënd. Nga e merr frymëzimin?


Kur kërkoj frymëzim - nuk e gjej, kur jam i lidhur me jetën dhe kam diçka për të thënë - më vjen vetvetiu! Është një formulë e shkëlqyeshme që më ka funksionuar deri më tani për të mos krijuar këngë dhe filma gjenerikë.



  1. Sidomos vitin e kaluar, ishe i pranishëm me shumë projekte të ndryshme të cilat thyejnë shabllonet. Një prej tyre ishte filmi i shkurtër "The Elephant". Si do ta përshkruaje përvojën?


E paharrueshme! Personazhet që i luajta në atë film më morën shumë dhe më dhanë edhe më shumë. Atë film e kam shumë për zemër dhe jam shumë i lumtur që u shqua ndërkombëtarisht. Ata që nuk e kanë parë ende, t'i hedhin një sy! Tashmë mund ta gjeni të plotë në YouTube.

  1. Disa muaj më parë u shfaq traileri për serinë aksion Black Ops në Shkup, ku u bëmë dëshmitarë të një glamuri si në kryeqytetet botërore.


Një nga përvojat e mia më argëtuese. Një histori e çmendur që ende nuk resht së zhvilluari. Një seri plot me sjellje ballkanike, por me tema globale, ku m’u dha mundësia të luaja rolin kryesor, krah për krah me ekipin dhe kastin e mrekullueshëm, si Xhambazovi, Tamara, Billi, Ana, Taskoja (armiku im i përjetshëm) dhe të gjithë të tjerët. Mezi pres ta shoh!

  1. Monsters është vepra e fundit dhe më aktuale nga ti... 


Është albumi i parë që hedh në treg si artist solo. Jam pafundësisht i lumtur që aq shpejt u pëlqye nga njerëzit. Mezi pres që ata që nuk kanë qenë deri më tani në koncerte, ta përjetojnë edhe drejtpërdrejt.



 

  1. Jemi të sigurt i ke vënë vetes një numër sfidash të reja, si pjesë e shumë projekteve të tjera emocionuese. A mund të na thuash se për çfarë bëhet fjalë dhe cilat transformime dhe zhvillime të pikëpamjeve krijuese mund të priten nga David Mukka në të ardhmen e afërt?


Së shpejti do të filloj të luaj në koncerte. Po bëj prova me Martina Barakoskën, e cila më mahnit çdo ditë e më tepër si person, si artiste dhe me aftësinë që ka për t'i fluturuar shkopinjtë e instrumenteve nga duart drejt e në sy. Tashmë jam duke regjistruar muzikë të re, gjë që më emocionon shumë. Prisni këngë dhe video të reja! Po vazhdoj me serinë Black Ops dhe një projekt tjetër filmik, që nuk më lejohet ta zbuloj për momentin.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.10-12 të botimit elektronik të revistës BETTY (NËNTOR 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>