Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Mëngjes energjik dhe i shëndetshëm

November 1, 2021

Emilija Spasovska Mojsovska
Magjistare e nutricionizmit

|



Trupi ynë në mëngjes ka më së shumti nevojë për energji dhe rimbushje të rezervave, prandaj është e rëndësishme të hamë ushqim me cilësi ushqyese që na ndihmon të mbajmë organizmin vital dhe të shëndetshëm, prandaj themi se mëngjesi duhet të jetë vakti më i rëndësishëm i ditës.

Përmbajtja e vitaminave, mineraleve, proteinave, karbohidrateve dhe antioksidantëve duhet të jetë pjesë përbërëse jo vetëm e mëngjesit, por edhe e të gjitha vakteve gjatë ditës. Njerëzit shpesh pyesin se cili vakt mund të jetë i lehtë për t'u përgatitur, i shëndetshëm dhe i dobishëm, që nuk ka ndikim negativ te pesha e trupit. Sugjerimi im për ushqime të mëngjesit që përgatiten shpejt dhe janë dobiprurëse për organizmin janë si në vijim:

  1. Smoothie me proteina



Ky kombinim i vaktit me proteina i përgatitur në blender do t'i sigurojë energji të mjaftueshme organizmit dhe do t'ju japë sasinë e duhur të vitaminave dhe mineraleve.

  1. Qull me farë liri, hurma dhe bajame


Për këtë vakt ju nevojiten:

Zieni tërshërën në zjarr të ulët dhe pasi të jetë gatuar, shtoni qumështin dhe lëreni për 5 - 10 minuta, pastaj shtoni farën e lirit, hurmat, bajamet dhe mjaltin dhe qulli është gati. Ky qull ju jep sasitë e nevojshme ditore të vitaminave, mineraleve dhe fibrave.

  1. Qull nga kinoa dhe kungulli



Vendosni kinoan të ziejë në zjarr të ulët dhe pasi të jetë gatuar, lëreni të ftohet, pastaj shtoni kungullin e gatuar paraprakisht, përzijini mirë dhe shtoni mjaltin, arrat dhe xhenxhefilin. Ky mëngjes, i pasur me antioksidantë, vitamina dhe minerale, do t’i sigurojë trupit energji të mjaftueshme dhe do ta ndihmojë atë në procesin e mënjanimit të toksinave.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.30-31 të botimit elektronik të revistës BETTY (NËNTOR 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>