Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

TEST: Çfarë profili mjekësor ke ti?

April 1, 2022



  1. Sa shpesh shkon te mjeku?


A) Një herë në muaj

B) Një herë në vit

C) I shmang vizitat

  1. A shkon për kontroll mjekësor vetëm kur ke ndonjë problem shëndetësor apo e bën për kontrolle rutinë?


A) Nuk i lë kurrë pas dore kontrollet rutinë

B) Zakonisht kur kam ndonjë problem

C) Edhe nëse kam ndonjë problem, përpiqem ta zgjidh vetë

  1. Cili është qëndrimi yt ndaj mjekëve?


A) Duhet të kalojnë më shumë kohë me çdo pacient

B) E kryejnë shumë mirë punën

C) Janë të rëndësishëm vetëm kur kemi nevojë për ta

  1. Kur interpreton pasqyrën e gjakut, ti...


A) I kërkon të gjithë parametrat dhe hulumton se çfarë kuptimi kanë

B) Nëse nuk ka devijime nga parametrat, nuk konsultohem me mjekun

C) Thjesht ia dërgoj rezultatet mjekut

  1. Çfarë mendimi ke për termin mjekësi?


A) Si diçka që është vendimtare në jetën tonë të përditshme

B) Si shkencë që na e bën jetën më të lehtë

C) E mbivlerësuar

  1. Sa shpesh flet për një temë të lidhur me ndonjë sëmundje?


A) Disa herë në ditë

B) Vetëm nëse unë ose dikush i afërt me mua ka probleme shëndetësore

C) Nuk marr pjesë fare në biseda të tilla

  1. A e kontrollon diagnozën tënde në internet?


A) Gjithmonë, pa përjashtim

B) Vetëm nëse është diçka me terminologji të ndërlikuar

C) Asnjëherë

  1. Pas terapisë së përshkruar, ti...


A) U përmbahem rregullave të përdorimit të barit dhe konsultohem disa herë me mjekun ose farmacistin

B) Përpiqem t'i kushtoj vëmendje dozës dhe përdorimit

C) Ndodh shpesh të harroj të marr ilaçin

---------------------------------------------------------------------------

Shumica e përgjigjeve nën A

Ti je një nga ata njerëz të cilët shëndetin e kanë në vend të parë. Sado që përpiqesh të bësh një jetë të shëndetshme dhe të shmangësh çdo sëmundje, përsëri ke dyshime se diçka nuk shkon me shëndetin tënd. Duke qenë në prag të hipokondrisë, ti vazhdimisht kërkon ndihmë mjekësore dhe konsultohesh për pothuajse çdo dhimbje, ke shqetësime edhe për simptomat më të vogla dhe gjithmonë mendon se ato fshehin sëmundje të rënda. Jetesa me frikën e sëmundjes mund të çojë vetëm në ankth.

Shumica e përgjigjeve nën B

Përgjigjet e tua tregojnë një qasje të moderuar dhe arsyeshme për shëndetin. Ka raste kur përpiqesh të disiplinosh trupin dhe mendjen, por ka raste kur nuk kujdesesh mirë për veten.  Është shumë mirë që e kontrollon veten dhe nuk të kap paniku, u kushton vëmendje rekomandimeve për një jetë të shëndetshme dhe respekton mendimin e mjekut. Ajo që mund të përpiqesh ta ndryshosh është që vizitat te mjeku të mos jenë vetëm detyrim kur ke ndonjë problem shëndetësor dhe që kontrollet rutinë të të bëhen më të shpeshta.

Shumica e përgjigjeve nën C

Ti i përket ekstremit ku pacientët nuk u kushtojnë rëndësi fjalëve të mjekut, nuk respektojnë rendin e trajtimit dhe, nëse nuk kanë ndonjë problem të rëndë shëndetësor, nuk shkojnë fare te mjeku. Kërkimi i ndihmës profesionale të duket i panevojshëm dhe i lodhshëm dhe ti e konsideron atë si mundësinë e fundit nëse nuk mund të shërohesh vetë. Është shumë mirë që nuk je i fiksuar pas sëmundjeve, por duhet të kesh më shumë përgjegjësi për shëndetin tënd.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.28-29 të botimit elektronik të revistës BETTY (PRILL 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>