Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Viti 2022 do të shënohet nga ngjyrat e theksuara!

January 1, 2022

Tendenca e ushqimit organik që ka mbizotëruar gjatë viteve të fundit theksohet nga qëndrueshmëria e burimeve natyrore dhe rëndësia e natyrës në çdo fushë, si dhe nga ngjyrat që pritet të jenë në tendencë në vitin e ri 2022. Në vitin e ri, bëhuni gati për ngjyrat që përftohen nga bimët dhe barishtet.

Tendencat e ngjyrave në vitin 2022

Edhe pse viti 2021 nuk ka mbaruar ende, tashmë janë përcaktuar ngjyrat që do të mbizotërojnë në vitin e ardhshëm. Thuhet se parashikimet e bëra nga kompania britanike e tendencave VPSN do të formësojnë botën e modës dhe industria do të shkëlqejë në këto ngjyra!

Ja se për cilat ngjyra bëhet fjalë!



Orkideja rozë

Roza e ndezur, e cila pritet të bie në sy dhe të dallohet nga ngjyrat e tjera, do të përdoret më shpesh sidomos në rroba banje dhe fustane mbrëmjeje. Lulja e orkidesë rozë ka një ngjyrë intensive, hiperreale dhe energjike, që do të jetë e shkëlqyer edhe për përdorim digjital. Ekspertët thonë se kjo e purpurtë e ngopur do të ketë një efekt të shkëlqyer, me një ndjenjë pozitiviteti dhe arratisjeje.

E gjelbër ulliri

Kjo ngjyrë pritet të përdoret kryesisht në biznes, të brendshme, këpucë dhe aksesorë. Ngjyra e gjelbër e ullirit u zgjodh për shkak të ndikimit të saj të ekuilibruar dhe paqësor dhe pikërisht për shkak të lidhjes së saj me natyrën. Parashikohet se do të përdoret më së shumti në enterier, këpucë dhe detaje të modës.

E verdha e gjalpit

Ngjyra krem në të verdhë do të vazhdojë të shihet në veshjet e përditshme dhe do të paraqitet në koleksionet e të brendshmeve. Ndryshe nga nuancat e verdha që kanë qenë të pranishme në vitet e kaluara, kjo ngjyrë është më e butë. Kur bëhet fjalë për përdorimin e të verdhës së gjalpit, parashikohet të përdoret në të brendshmet për femra dhe në dekorimet e shtëpisë apo enterier. Është një ngjyrë e ngrohtë dhe e ndezur, e cila jep njëkohësisht shkëlqim dhe neutralitet.

Sherbeti i mangos

Ngjyra e cila përbëhet nga portokallia e hapur dhe e verdha, pritet të vijë në shprehje në koleksionet verore dhe veshjet sportive. Ngjyra e gjallë kombinon popullaritetin e portokallisë me shkëlqimin e të verdhës. Besohet gjithashtu se do të shkaktojë një ndjenjë shëndeti dhe mirëqenieje.

E kaltra e Atlantikut

Vlerësohet se përzierja e indigos organike dhe të kaltrës së oqeanit do të përdoret në veshjet e përditshme dhe ato sportive. Për shkak se e kaltra është gjithmonë popullore, zgjedhja e të kaltrës së Atlantikut nuk është një befasi e madhe. Pritet të jetë popullore në modën e meshkujve dhe në enterier.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.32 të botimit elektronik të revistës BETTY (JANAR 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>