Çdo vit mushkonjat janë një shqetësim i vërtetë dhe askush nga ne nuk dëshiron të dëgjojë gumëzhitjen e tyre gjatë natës, si dhe të ndjejë pickimet e tyre në lëkurën tonë.
Disa nga këto këshilla do t'ju ndihmojnë të përdorni mënyrën natyrale dhe efektive për të mbrojtur veten nga këto insekte të vogla bezdisëse.
Mbrojtja nga mushkonjat nuk është vetëm për shkak të pickimeve të bezdishme dhe ndjenjës së kruajtjes pas pickimit, por edhe për faktin se të njëjtat insekte mund të transmetojnë sëmundje infektive si: malaria, ethet e verdha dhe sëmundje të tjera infektive.
Mënyra natyrale për t'u mbrojtur nga mushkonjat:
• Shmangni gjërat që tërheqin mushkonjat – të tilla si veshjet e errëta dhe vendet me shumë pemë dhe bimë me gjethe të errëta.
• Dioksidi i karbonit – trupi ynë lëshon dioksid karboni kur jemi të nxehtë dhe kur djersijmë gjithashtu dritat, qirinjtë apo zjarri i tërheqin mushkonjat.
• Acidi laktik – trupi ynë lëshon acid laktik pas ushqimeve të kripura dhe ky acid është një magnet për mushkonjat.
• Aroma me lule dhe fruta – pak njerëz e dinë se aromat me fruta dhe lule janë shumë tërheqëse për mushkonjat.
Prandaj, kur qëndroni në vende ku ka mushkonja, shmangni kozmetikën e parfumuar.
• Temperatura e lëkurës – lloje të ndryshme mushkonjash pëlqejnë gjithashtu temperatura të ndryshme të lëkurës, por si rregull i pashkruar, pjesët më të ftohta të trupit si duart dhe këmbët e ftohta janë më tërheqëse për mushkonjat. Mbuloni ato pjesë nëse është e mundur.
• Lagështia – dihet se mushkonjat e duan lagështinë.
Edhe sasia më e vogël e ujit si lulet e lagura ose një pellg me ujë pas shiut tërheq mushkonjat. Uji i ndenjur është një terren për rritjen e mushkonjave, kështu që shmangni zonat e lagura dhe mbajeni trupin tuaj të thatë.
• Era – kjo është e vetmja gjë që nuk u pëlqen mushkonjave. Era do të ulë numrin e mushkonjave me 50%.
Përdorni vajrat esencialë të mëposhtëm për mbrojtje natyrale kundër mushkonjave: vaj limoni, vaj eukalipt limoni (Eucalyptus Citriodora), vaj esencial kanelle, vaj recine, rozmarinë, bar limonash (Cymbopogon citratus), pastaj vaj esencial kedri, barbarozë, livando, hudhër dhe borzilok që largon me sukses mushkonjat.
Kjo është arsyeja pse shumë njerëz mbjellin dhe rritin borzilok në ballkonet e tyre.
Nëse ende vendosni për mjete kimike kundër mushkonjave, rekomandohet të merrni produkte që përmbajnë më shumë përbërës, sepse ato do të jenë më efektive në mbrojtjen nga mushkonjat.
Nëse ju kafshojnë përsëri mushkonjat, vijon formimi i flluskave që kruhen dhe të krijojnë bezdisje.
Për të lehtësuar kruajtjen dhe skuqjen e lëkurës suaj, aplikoni pomada me bazë aloe vera, kamomil, propolis, kalendula dhe një tretësirë me sodë buke të tretur në pak ujë.
Këto mjete do të zvogëlojnë shqetësimin tuaj derisa veprimi i pickimit të ketë kaluar.
Por mos lejoni që mushkonjat të shkatërrojnë ditët e bukura të ngrohta që duhet të shijoni.
Mjetet dhe mënyrat natyrale do t'i largojnë në mënyrë efektive mushkonjat, por ju duhet t'i aplikoni ato çdo 2 orë dhe në doza më të mëdha se sa ilaçet kimike kundër mushkonjave.
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.32 të botimit elektronik të revistës BETTY (GUSHT 2022).