Në periudhat e ngrohta të vitit, alergjia ndaj pickimit të insekteve është një nga më të zakonshmet. Shumica e insekteve nuk janë të rrezikshëm dhe zakonisht pickimi i tyre shkakton një reaksion lokal, acarim dhe kruajtje, por pickimi i insekteve në disa raste mund të shkaktojë reaksione alergjike sistemike, madje edhe të rrezikshme për jetën.
Grerëzat dhe bletët janë shkaktarët më të zakonshëm të reaksioneve pothuajse fatale te njerëzit. Përbërja e helmit të tyre është jashtëzakonisht komplekse dhe përmban substanca farmakologjikisht aktive dhe antigjenike. Problemin e reagimeve ndaj pickimeve nga këto insekte e hasim më rrallë, por për njerëzit me alergji ndaj helmit të insekteve (alergjenit) pickimet mund të jenë kërcënuese për jetën. Veçanërisht të rrezikshme janë pickimet disa herë në zonën e gjuhës dhe të kokës.
Gjatë një pickimi të bletës, për shembull, pas disa minutash, mund të ndodhë që të ngulfateni, të keni marrje mendsh dhe më pas edhe humbje të vetëdijes. Ky reagim quhet anafilaksi.
Në rast të simptomave të dukshme, si ënjtje të fytyrës ose gojës, vështirësi në frymëmarrje, rrahje të shpejta të zemrës, marramendje ose ndjenjë dobësie, ankth, duhet vizituar menjëherë një mjek.
Reagimet më të rënda ndaj pickimit të insekteve janë shoku anafilaktik, për të cilin mjekët që punojnë në shëndetësinë primare duhet të jenë të gatshëm, për një cilin mjekët që punojnë në kujdesin parësor shëndetësor duhet të për ndërhyrje urgjente me trajtim adekuat ampular (ampula për përdorim intravenoz: antihistamine, kortikosteroide dhe adrenalinë).
Hipersensitiviteti kontrollohet në laborator me:
1. rritje e imunoglobulinës E të helmit të bletës;
2. testim intradermal me helm blete.
Terapia: mjete antiflogistike (kamomil, kompresa me acid borik, pudër e lëngshme, kremra kortikosteroide për ndryshime më të theksuara). Antihistaminet në formë tabletash rekomandohen për kruajtje të rëndë. Për ndryshime të përgjithësuara dhe ënjtje lokale rekomandohen kortikosteroide në formë tabletash dhe antihistaminikë në formë tabletash.
Parandalimi: "autan" (krem, sprej), veshje mbrojtëse për personat e angazhuar profesionalisht në bletari, rrjeta mbrojtëse në dritare, shmangia e aromave dhe parfumeve të forta, si dhe ngrënia e frutave të ëmbla dhe akullores në natyrë etj.
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.7 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHTATORI 2022).