Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Receta të shpejta dhe të shëndetshme vjeshte

September 1, 2022


Byrek me kungull



1. Në një enë hedhim miellin, më pas shtojmë sheqerin pluhur, pak kripë dhe gjalpin e prerë në kubikë. E gatuajmë të gjithën me gishta, derisa të krijohet një masë kompakte, pra brumi të duket si thërrime të thërrmuara.
2. Shtoni një vezë dhe uthull molle në atë përzierje dhe përzieni gjithçka së bashku me një lugë. Nëse është e nevojshme shtohet uji, më pas brumi përzihet me dorë dhe bëhet një top. Më pas, mbështillet me cllofan dhe vendoset në frigorifer për rreth 30 minuta.
3. Ndërkohë përgatisim kremin. Pastroni kungullin dhe priteni atë në kubikë. Më pas kungullin e zieni me 100 ml ujë. Mbylleni kapakun dhe ziejeni në zjarr të ngadaltë për rreth 15 minuta, pra derisa kungulli të zbutet
4. Kungullin e zier e kullojmë dhe e vendosim në një enë tjetër. Shtoni alcën e kosit ose jogurtin e trashë, sheqerin kaf, kanellën pluhur, xhenxhefilin pluhur dhe tre vezë në atë tas. Përziejini gjithçka mirë derisa masa të bëhet një masë kompakte.
5. Vendoseni brumin në një dërrasë në të cilën keni spërkatur më parë miell dhe hapeni në mënyrë që të jetë gjysmë centimetri i trashë dhe pak më i gjerë se madhësia e enës së pjekjes.
6. Më pas kalojmë brumin në enën e pjekjes (ato për tartat janë ideale). Më pas, me pirun “goditni” pjesën e poshtme të brumit dhe në të vendosni kremin e kungujve.
7. Vendoseni në furrë të nxehur dhe piqni për rreth një orë në 180 gradë. Dekoroni sipas dëshirës me krem pana ose krem të ëmbël.

Sallatë italiane


• 500 gr makarona
• 150 gr mocarela
• 10 mini domate
• 100 g ullinj të zinj
• Lëngun e gjysmë limoni
• 1 lugë gjelle rigon
• Vaj ulliri
• Kripë

Ziejini makaronat dhe hidhini vaj ulliri. Shtoni kubet e mocarelës, gjysmat e mini domateve dhe ullinjtë pa koriza. Përzieni me erëza dhe lëng limoni dhe për rreth 20 minuta keni një sallatë italiane të freskët dhe me lëng.

Vezë e zier poshe


• 1 vezë
• kripë
• 1 avokado

Lëreni një tenxhere me ujë të vlojë dhe më pas shtoni kripë në ujë. Ndërkohë, thyejmë një vezë (ose dy ose tre) në një gotë të vogël. Me një lugë filloni të përzieni ujin e vluar me lëvizje të mëdha rrethore. Kur uji të rrotullohet si një tornado, shtoni vezët. Uji i rrotulluar do ta ndihmojë të bardhën e vezës të mbështillet rreth vetes ndërsa gatuhet. Gatuani për rreth 2 1/2 deri në 3 minuta.
Duke përdorur një lugë me brima, hiqni vezën (ose vezët) në një pjatë. Përhapeni avokadon e grirë në një copë bukë të thekur, vendosni sipër vezën e zier dhe e rregulloni sipas shijes.

Mafina me kungulleshka dhe djathë feta


• 3 kunguj të njomë të mesëm
• 200 gr. miell
• 50 gr. djathë feta i grirë
• 2 lugë kosh
• 100 ml. vaj luledielli
• 100 ml. qumësht
• 1 qese pluhur pjekjeje
• sipas nevojës, kripë, piper të zi dhe vaj ulliri
• 3 vezë

1. Fillimisht i presim kungulleshkat në kubikë të vegjël dhe i skuqim në pak vaj ulliri. I lemë të ftohen.
2. Në një enë shtojmë vezët, vajin e lulediellit, qumështin, kosin dhe i rrahim me tel kuzhine. Më pas shtoni miellin, pluhurin për pjekje, djadhin feta, kripën, piperin e zi dhe përziejmë me pirun derisa masa të bëhet homogjene. Në fund shtoni kungulleshkat e ftohura dhe përzieni të gjithë përbërësit.
3. Lyejmë me gjalpë kallepin e mafinave ose vendosim kallëpe letre dhe e shtojmë në mënyrë të barabartë përzierjen. Piqini mafinat në furrë të parangrohur në 180 gradë për rreth 20-25 minuta.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.30-31 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHTATORI 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>