Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Receta vjeshte për të rritur imunitetin

October 1, 2022



Krepa me tërshërë me spinaq

• 1 filxhan tërshërë– nëse dëshironi që krepat të jenë më të lëmuara, mund t’i grini në blender si miell.
• ¼ filxhan vaj ulliri
• 1 qepë e vogël
• Disa gjethe spinaq – mund të vendosni edhe më shumë nëse dëshironi
• 2 vezë
• Erëza sipas dëshirës: kripë, piper i zi, rigon.
• ½ pluhur për pjekje (mund ta zëvendësoni me pak sodë buke)

Mënyra e përgatitjes:
Hidhni tërshërën në një blender dhe bëheni miell të imët.
Në një blender bashkojmë përbërësit e tjerë: vezët, vajin, spinaqin dhe qepën. Kur të përftoni një masë homogjene, e derdhni atë mbi miellin prej thekre dhe përzieni mirë.
Në fund, shtoni pluhurin për pjekje ose sodën dhe hidhni erëza sipas dëshirës tuaj. Mund të shtoni kripë Himalaje, piper të zi dhe rigon.
Piqni në një tepsi të parangrohur pa vaj.
Në fund mund t'i kombinoni me çfarë të dëshironi. Unë kam bërë mini sanduiçe me mustardë, djathë të grirë (mund të përdoret edhe kaçkavalli), një fetë domate dhe disa rrathë specash.

Sanduiç me qiqra, avokado dhe boronicë

• 420 gr qiqra të konservuara ose të ziera
• 1 avokado e madhe e pjekur
• 2 lugë lëng limoni
• ½ filxhan boronica të thata
• 6 feta bukë
• Pak rukola e freskët
• Kripë dhe piper

Mënyra e përgatitjes:
Grini qiqrat e konservuara ose të ziera, më pas shtoni avokadon dhe përzieni derisa të përftoni një pastë të trashë. Shtoni boronicat, lëngun e limonit, kripën dhe piperin sipas shijes dhe përziejini mirë. Thekni bukën dhe lyejeni me masën e përgatitur. Vendosni disa gjethe rukole dhe mbulojini me një fetë të dytë buke.

Sallatë me mollë, shegë dhe bajame

• 6 gota marule
• 1 filxhan bajame
• 2 mollë
• ½ filxhan djathë feta
• ¾ filxhan kokrra shege

Mënyra e përgatitjes:
Pritini mollët në kubikë, i përzieni me marulen, bajamet, djathin feta gjithashtu të prerë në kubikë dhe kokrrat e shegës. Në fund spërkateni me lëng limoni ose uthull. Përzijeni dhe ju bëftë mirë!

Tost i ëmbël me mjaltë dhe lajthi

• 3 lugë lajthi
• 1 lugë çaji vaj ulliri
• 2 feta bukë integrale
• 3 lugë krem djadhi
• 2 lugë mjaltë

Mënyra e përgatitjes:
Pritini lajthitë dhe hidhini sipër vajin e ullirit. Lëreni të marinohen. E lyejmë kremin e djathit në fetat e bukës, më pas shtojmë lajthitë, më pas i hedhim mjaltë.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.30-31 të botimit elektronik të revistës BETTY (TETOR 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>