1. POGAÇE ME KUNGULLI DHE DJATHË
Përbërësit:
• tre filxhanë miell • pak kripë • kos • vaj • një vezë • tre filxhanë tul kungulli • një aditiv për brumë
Përgatitja:
Përziejmë miellin me aditivin për brumë dhe më pas shtojmë pak vaj ose gjalpë. Në këtë përzierje shtoni një vezë të rrahur, purenë e kungujve dhe kosin. Nga brumi formojmë pogaçe të vogla dhe i pjekim në furrë të nxehur në 200 gradë për rreth 15 minuta.
Tulin e kungujve e presim në kubikë dhe e skuqim pak në vaj, më pas e vendosni sipër pogaçeve. Shtoni fetat e djathit dhe shërbejeni si meze.
2. KREM-SUPË ME KUNGULL
Përbërësit:
• 300 gr kungull • pak vaj • mish pule • arrëmyshk • kripë dhe piper i bardhë
Përgatitja:
Pritini kungullin dhe skuqeni pak në vaj të nxehur. E rregullojmë dhe e grijmë mirë ngadalë. Kur të jetë zbutur plotësisht, vendoseni në një blender dhe shtoni përbërësit e mbetur së bashku me pak ujë të ngrohtë dhe keni supën kremoze perfekte për shijen e të gjithëve.
3. BYREK ME KUNGULLI DHE ME KANELLË
Përbërësit:
• 250 g miell • 120 g gjalpë • tre vezë • një lugë uthull vere • pak ujë • 400 g kungull të pjekur • një lugë kanellë • 100 g sheqer • pak kripë • xhenxhefil • arrëmyshk • 250 ml pana të ëmbël
Përgatitja:
Në një enë hidhni 250 gram miell dhe një lugë kripë. Prisni në kubikë rreth 120 gramë gjalpë dhe shtoni në masë. Në një enë tjetër përzieni një vezë, një lugë gjelle uthull vere dhe pak ujë. Këtë masë e shtojmë në enën me miell dhe e përziejmë që të përftohet një brumë uniform. E lemë në frigorifer për gjysmë ore. Hidhni dy vezë në një tas të madh, shtoni 400 gram kungull të pjekur, një lugë kanellë, 100 gramë sheqer, pak kripë, pak xhenxhefil dhe arrëmyshk. Në enë hidhni 250 ml pana të ëmbël dhe përziejeni derisa të përftoni një masë uniforme. Brumin nga frigoriferi e vendosim në një enë pjekjeje, më pas e hedhim këtë masë sipër dhe e pjekim në 175 gradë për 30 deri në 40 minuta.
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.30 të botimit elektronik të revistës BETTY (NËNTOR 2022).