Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

KIRURGJIA ESTETIKE E FYTYRËS

December 1, 2022



Dr. Ivica Lukanoski
Klinikën private Dr. Ivica Lukanoski

Kirurgjia estetike e fytyrës (KEF) në tekstin e mëposhtëm i referohet ndërhyrjeve në indet e buta në fytyrë dhe në qafë. Thelbi i kirurgjisë estetike të fytyrës përfshin ndërhyrjet që përmirësojnë pamjen e skeletit (kirurgjia ortognatike), implantologjinë estetike dentare me rehabilitim protetik, si dhe procedurat dermatologjike, rifreskim të lëkurës, restaurim të flokëve dhe kirurgji plastike të fytyrës.

KEF ka fituar një popullaritet të madh gjatë dekadës së fundit për shkak të rritjes së aksesit në informacion nga reklamat televizive, interneti dhe mediat e tjera. Gjithashtu, shfaqja e teknikave kirurgjikale elektive me kohë të reduktuar joproduktive nga aktivitetet e përditshme dhe rezultate afatgjata me pamje natyrale e kanë popullarizuar këtë fushë.

Pjesë e kirurgjisë estetike është edhe zmadhimi i buzëve. Edhe pse procesi është mjaft i thjeshtë, megjithatë është një ndërhyrje që duhet të kryhet vetëm nga persona të arsimuar dhe të trajnuar profesionalisht – mjekë.

Si shkon procedura: fillimisht duhet bërë një ekzaminim anamnestik – si fizikisht ashtu edhe për të sqaruar arsyen e kësaj procedure. Parametrat normalë estetikë për buzët përcaktohen ndryshe në kultura dhe popuj të ndryshëm. Ashtu si në çdo procedurë estetike, dëshirat dhe pritshmëritë e pacientëve, përveç tendencave moderne, të theksuara në media dhe nga persona të njohur, luajnë një rol të madh në vendimin e pacientit dhe kërkesat e tij, por edhe vendimin e kirurgut në lidhje me rezultatin e ndërhyrjes kozmetike.

Procedura
Vizualizimi i teknikës së punës. Foto standarde (fytyrë e plotë, në profil), koka e plotë. Makrofotografi të buzëve
Foto e digjitalizuar (e rezultatit të pritur)
Testet laboratorike (opsionale), me përjashtim të pacientëve me një histori të njohur anamnestike të koagulopatisë ose reaksioneve alergjike, rreziku i rritjes së hemorragjive, hematomës dhe eritemës në vendin e injektimit.
Fotot pas përfundimit të trajtimit
Krahasimi me gjendjen fillestare

Filer hialuronik
Ndryshe nga kolagjeni, acidi hialuronik është i njëjtë midis specieve të ndryshme biologjike, gjë që i bën këta mbushës (filera) shumë biokompatibël dhe eliminon rrezikun e alergjive dhe efekteve anësore. Zakonisht përdoret acidi hialuronik i stabilizuar, pjesërisht i ndërlidhur me peshë molekulare të ulët. Më shpesh, krijohet përmes fermentimit bakterial të shtameve streptokoke.

Ekzistojnë lloje të tjera të filerëve dhe materialeve, si alodermi (kolagjeni i lëkurës), transferimi autolog i yndyrës i marrë nga indi dhjamor dhe serumi autolog si derivat nga gjaku i pacientit.

Kundërindikimet
Injeksioni i acidit hialuronik është më i sigurti nga të gjitha metodat e mësipërme të implantimit, është lehtësisht i degradueshëm, shumë biokompatibël, rrallë shkakton reaksione alergjike dhe efekte anësore. E vetmja pengesë është resorbimi i shpejtë në trup dhe nevoja për ritrajtim për të ruajtur pamjen e dëshiruar.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.14-15 të botimit elektronik të revistës BETTY (DHJETOR 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>