Marta Çupevska autore e "RROKULLISJE" nga Botimi “Svetulka”
Ashtu siç idetë më të ndritura lindin gjatë natës, kështu edhe pandemia ka zbuluar shumë talente të fshehura.
Njerëzit e kuptuan se ushqimi i gatuar në shtëpi mund të jetë shumë më i shijshëm sesa i blerë në dyqan. Librat e harruar në rafte, të blerë tre panaire më parë, janë bërë sërish aktualë.
U rrit numri i llogarive Netflix dhe shitjeve të kavaletit. Lojërat e tavolinës apo lojërat në grup u nxorën nga bodrumet. Prindërit iu përkushtuan shtëpisë dhe fëmijëve. Ballkonet janë bërë shumëfunksionale: nga kuzhina në dhoma të ndenjes, nga dhoma të punës në dhomën e lojërave.
Një numër i madh njerëzishj kanë blerë kafshë shtëpiake, madje edhe më gjakftohtët. Hedhja e mbeturinave u bë një disiplinë e preferuar dhe garazhet nuk kanë qenë kurrë më të sistemuara. Pastrime thelbësore bëheshin çdo ditë, veshjet në tel vendoseshin sipas ngjyrës dhe nuancës.
Edhe fqinjët më grindavec shtrëngonin duart dhe pinin kafen turke në oborr. Fizikisht kaq larg, por asnjëherë më afër me njëri-tjetrin. Edhe pse me maska përshëndesnim njëri-tjetrin nën ballkone dhe nga larg, ishim plot shqetësim, dashuri dhe ndjeshmëri për njëri-tjetrin.
Kur menduam se nuk mundeshim më, atëherë bëmë më të mirën. Koha dukej se filloi të ecte pas. Atëherë ndaluam. Mbizotëronte paqja dhe qetësia.
Zemërimi, inati, nervozizmi dhe pafuqia u kanalizuan në kreativitet. Stilolapsi e puthi letrën. Zemra u bashkua me bojën. Lindi një këngë. U krijua një libër. Unë u bëra poet!
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.31 të botimit elektronik të revistës BETTY (Qershor 2022).