ÇFARË DUHET TË KENI ME VETE GJATË UDHËTIMIT? *Shënoni produktet që keni nga lista e mëposhtme*
Nëse jeni të prirur të keni të përzjersa dhe të vjella gjatë udhëtimit, merrni tableta kundër të vjellave gjysmë ore para udhëtimit.
Barna për uljen e temperaturës - tableta me bazë paracetamol ose ibuprofen për të rriturit dhe shurup ose supozitorë për fëmijë.
Barnat kundër alergjive - alergjitë nuk janë të rralla në verë. Prandaj duhet të keni tableta ose shurup antihistamine, si dhe pomadë kundër alergjive dhe pickimave të insekteve.
Probiotik kundër diarresë, si dhe një preparat për rihidratimin dhe rikthimin e elektroliteve të humbura gjatë diarresë dhe të vjellave.
Merrni me vete edhe karbon mjekësor që do t'ju ndihmojë në rast helmimi nga ushqimi.
Krem kundër diellit me faktor mbrojtës +50 ose +30, krem hidratues të lëkurës, si dhe krem në rast djegieje.
Në rast lëndimi ose plage, është mirë të keni fashë, garzë sterile, hanzaplast, alkool dhe hidrogjen 3% për dezinfektimin parësor të plagës, sprej ose pomadë antibakteriale.
Merrni me vete facoleta dhe letra të lagura, piskatore, gërshërë dhe një termometër.
Kur të mbërrini në destinacionin tuaj, medikamentet duhet t’i ruani në një vend të errët dhe të freskët, larg diellit. Konsultohuni me farmacistin tuaj BETTY për çdo informacion shtesë. Udhëtim të mbarë dhe qëndrim të këndshëm në destinacionin e zgjedhur.
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.14 të botimit elektronik të revistës BETTY (Korrik 2022).
KALKULATORI DIETIK
Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.