Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Receta të shijshme dhe të shëndetshme!

September 1, 2023



  1. Vezë të lehta aziatike për ditë kur nuk keni dëshirë të gatuani gjatë


SHERBEHET: PËR 4 PERSONA | PËRGATITJA: 5 MIN. | GATIMI: 25 MIN. | PËRBËRËSIT: 11 | VËSHTIRËSIA: 2/5


PËRBËRËSIT:
• 1 gotë e gjysëm (300 g) oriz me kokrra të gjata • 1/2 gote (75 g) kikirikë të pakripur • 100 ml vaj luledielli ose kikiriku • 8 vezë • 1 tufë koriandër dhe borzilok • rrënjë fasule, çili të grirë hollë dhe copa të limoni jeshil (lime) për të servirur.

PASTA ÇILI
• 2 lugë çaji drithëra çili • 2 lugë gjelle vaj çili • vaj ulliri • salcë soje • 1 thelpi hudhër, e grirë • 2 lugë çaji xhinxher të grirë • 2 lugë salcë peshku

PËRGATITJA:

Ngroheni furrën në 180°C. Gatuani orizin sipas udhëzimeve të paketimit, më pas lëreni mënjanë. Vendosni kikirikët në një tigan dhe skuqini për 10 minuta ose derisa të marrin ngjyrë të kuqerremtë, më pas hiqini nga zjarri, lërini të ftohen dhe thërrmojini.

Për pastat çili, përzieni përbërësit në një tas dhe lërini mënjanë. Ngrohni vajin në një tigan të thellë mbi nxehtësinë mesatare-të lartë. Thyejeni një vezë në një gotë, pastaj kur vaji të jetë i nxehtë, derdhni vezën në qendër. Gatuani për 1 minutë ose derisa pjesa e jashtme sapo të fillojë të marrë ngjyrë të artë, por e verdha të jetë ende e lëngshme. Përsëriteni këtë me vezët e mbetura. Hidhni me lugë orizin mbi pjata, sipër vendosni vezën, kikirikë, barishte dhe salcë çili. Shërbejeni me rrënjë fasuleje, ekstra çili dhe copa limoni jeshil.

2. Peshk i bardhë me salcë kerri të lehtë

SHERBEHET: PËR 4 PERSONA | PËRGATITJA: 30 MIN. | GATIMI: 25 MIN. | PËRBËRËSIT: 13 | VËSHTIRËSIA: 3/5

PËRBËRËSIT:
• 2 lugë vaj kokosi • 1/4 filxhan xhinxher të grirë imët • 1 tufë qepë, pjesa e bardhë e grirë hollë, pjesa jeshile e prerë hollë • 3/4 filxhani gjethe kerri të freskëta • 2 speca të gjata jeshile, të grira imët • 1 lugë çaji të bluar shafran i Indisë • 4 domate qershiza (pomodorini), të prera në katërsh • 400 ml kanaçe qumësht kokosi • 800 gr peshk i bardhë i fortë pa lëkurë sipas zgjedhjes suaj, i prerë në copa 10 cm • 2 lugë salcë peshku • 1 lugë gjelle lëng limoni, plus feta limoni për servirje • 1 lugë çaji sheqer • Tortillas nga dyqani, për servirje

PËRGATITJA:

I. Ngrohni vajin në një tigan të madh mbi nxehtësinë mesatare. Shtoni xhinxherin dhe pjesën e bardhë të qepës dhe ziejini duke e trazuar për 5-6 minuta derisa të zbuten. Përzieni gjethet e kerrit, specin djegës dhe erëzat, më pas shtoni domatet pomodorini, qumështin e kokosit dhe 1/2 filxhan (125 ml) ujë, lëreni të vlojë dhe ziejini për 15 minuta ose derisa uji të pakësohet.

II. Shtoni peshkun dhe gatuajeni edhe për 8-10 minuta derisa peshku të jetë gatuar. Rregulloni me salcë peshku, lëng limoni jeshil dhe sheqer.

III. Hidhni sipër qepët e njoma të grira hollë dhe servirni me feta limoni jeshil dhe tortila.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.30-31 të botimit elektronik të revistës BETTY (Shtator 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>