Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

SINDROMI FEBRIL

February 1, 2024



Shkruan: DR. SANJA HRISTOVA - ISHP „PEDIJATRIKA BAMBI“ STRUMICË

Temperatura e ngritur e trupit është ajo që i tremb më shumë prindërit, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët e moshës më të vogël. Temperatura e trupit rregullohet nga qendra e termorregullimit që ndodhet në tru dhe detyra kryesore e saj është ta mbajë atë në një lartësi prej 36,1 deri në 37 C. Qendra për rregullimin e temperaturës tek të porsalindurit, foshnjat dhe fëmijët e vegjël është e pazhvilluar.

Rrjedhimisht, një rritje e temperaturës së trupit mund të pritet tek një fëmijë i veshur me shumë rroba ose tek një fëmijë që luan në një dhomë shumë të nxehtë.

Temperatura e ngritur e trupit është një tregues që sistemi imunitar i fëmijës reagon në kontakt me një agjent infektiv (mikrob, virus), ose na
jep një shenjë se fëmija ka një proces të
caktuar inflamator, baza e të cilit nuk është domosdoshmërisht një proces patologjik,
por një proces i përshtatshëm fiziologjik i
moshës dhe i shoqëruar me ngritje të temperaturës (për shembull procesi i daljes së dhëmbëve). Një anamnezë e plotë mund të na japë shumë përgjigje në kërkimin e shkakut të ngritjes së temperaturës.

Të dhënat anamnestike për imunizimin e fëmijës në 10-14 ditët e fundit janë gjithashtu të dhëna të dobishme tek një fëmijë me gjëndje febrile, tek i cili ekzaminimi klinik ose analizat laboratorike mohojnë praninë e një vatre infektimi.

Si dhe ku të veprohet kur fëmija ka temperaturë të ngritur të trupit?

Këshilla më e rëndësishme që duhet të marrë çdo prind (përveç kontrollit të rregullt të temperaturës) është t'i kushtojë vëmendje hidratimit të fëmijës, të veshë rroba të holla, të mos jetë fizikisht aktiv dhe sigurisht të rregullojë temperaturën e trupit me ilaçe të njohura si antipiretikë.
Sa më sipër janë hapat bazë që duhet dhe mund të ndërmarrë çdo prind deri në një vizitë te mjeku, pra deri në vendosjen e diagnozës së saktë për fëmijën.
Hidratimi nënkupton konsumimin e rregullt të lëngjeve për fëmijë me gjednje febrile.

Është e një rëndësie të veçantë sepse tek një fëmijë me temperaturë të rritur trupore - shtohet edhe humbja e lëngjeve në disa mënyra (djersitje, frymëmarrje e shpejtë). Nëse përveç rritjes së temperaturës, fëmija ka edhe të vjella ose diare, atëherë rreziku i dehidrimit, dobësimit dhe përkeqësimit të pasqyrës klinike të fëmijës është akoma edhe më i madh dhe më real.
Konsumimi i solucioneve (ors) orale të rihidrimit në ditët me rritje të temperaturës së trupit tek fëmija është një ndihmë e madhe.

Veshja me rroba të holla e një fëmije me gjendje febrile është e rëndësishme sepse e pengon fëmijën të mbinxehet dhe i lejon fëmijës të lëshojë nxehtësinë më lehtë përmes lëkurës.

Aktiviteti fizik kontribuon në rritjen e temperaturës së trupit. Prandaj, është e rëndësishme që fëmija të pushojë.

Sipas udhëzimeve evropiane, temperatura e ngritur nuk duhet të ulet derisa të kalojë vlerat 38,5 C.

Sigurisht, ky nuk është një rregull që duhet t'i përmbahemi, sepse përdorimi i antipiretikëve varet jo vetëm nga vlera e temperaturës së trupit, por edhe nga pasqyra klinike e fëmijës, pamja e fëmijës, përdorimi i terapisë kronike, kohën dhe vendin ku ndodhet fëmija.
Në fushën e përdorimit të barnave që ulin temperaturën e trupit tek fëmija (të njohur si antipiretikë), është e saktë që mjeku të vendosë se cili ilaç duhet të përdorer.

Antipiretikët më të përdorur tek fëmijët janë paracetamoli dhe/ose ibuprofeni. Ato mund të menaxhohen në forma të ndryshme: supozitorë (për më të vegjlit), shurup ose tabletë.

Për sa i përket dozës, paracetamoli zakonisht mund të jepet çdo gjashtë orë nëse temperatura e trupit rritet përsëri pasi efekti i ilaçit ulet. Sasia, pra përqendrimi i medikamentit përcaktohet nga mjeku që ka kryer ekzaminimin.

Doza më e saktë llogaritet sipas kilogramit të peshës trupore, dhe jo sipas moshës së fëmijës, për shkak të mundësisë së një ndryshimi të madh në peshën trupore tek fëmijët me të njëjtën moshë.

Ndryshe nga paracetamoli, ibubrofeni duhet të merret çdo tetë orë. Gjithashtu, mjeku vendos për sasinë, pra përqendrimin e tij. Është më e saktë që doza e antipiretikëve të llogaritet sipas kilogramit të peshës trupore për secilin fëmijë më vete.

Shpesh prindërit përballen me një problem tjetër me fëmijët në gjendje febrile. Për shkak të uljes së oreksit, prishjes së humorit dhe gjumit, një numër i madh i tyre nuk bashkëpunojnë në dhënien e ilaçit.

Një pikë shumë e rëndësishme është se shurupi ka një nga shijet e tyre të preferuara. Është një moment i rëndësishëm edhe për ne si mjekë, kur jemi të sigurt se fëmija do të jetë i lumtur të pijë shurupin, sepse dalëngadalë fillon shërimi.

Temperatura e ngritur e trupit tek fëmijët është një nga arsyet më të shpeshta të vizitës tek mjeku, veçanërisht në periudhën dimërore të vitit, në të cilën ndodhemi tani.

Është përgjegjësi e çdo prindi që të rregullojë siç duhet temperaturën e ngritur të trupit të fëmijës së tij, natyrisht pas një ekzaminimi mjekësor dhe/ose këshillës së mjekut të familjes.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.16-17 të botimit elektronik të revistës BETTY (Shkurt 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>