Magnesiumi është elementi i tetë më i përhapur në koren e Tokës (rreth 2% për nga pesha) dhe elementi i tretë më i shumtë i tretur në ujërat e detit. Elementi i lirë nuk gjendet në natyrë. Ioni i magneziumit është thelbësor për ndërtimin e acideve nukleike, dhe kështu për të gjitha qelizat e organizmave të gjallë. Shumë enzima nuk mund të funksionojnë pa praninë e joneve të magneziumit gjatë katalizës, veçanërisht ato që përdoren për sintezën e ATP-së ose ato që përdorin nucleotide të tjera për sintezën e ADN-së ose ARN-së.
Pse na duhet magneziumi?
Magneziumi luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit kardiovaskular, sistemit nervor, muskujve, veshkave, mëlçisë, gjëndrave endokrine dhe trurit. Ai absorbohet nëpërmjet zorrëve dhe më pas transportohet me gjak deri te qelizat dhe organet ku ruhen. Mungesa e magneziumit shkakton: dobësi ose spazma muskulore; aritmi ose rrahje të shpejtuara të zemrës; dhimbje koke; presion të lartë të gjakut; rritje të peshës trupore; depresion; nauze; mungesë oreksi. Mungesa e magneziumit mund të përcaktohet me analizë gjaku. Konsumimi i pakontrolluar i magneziumit në formë tabletash ose suplementeve ushqimore mund të shkaktojë mbidozë. Simptomat e mbidozës me magnezium janë: diarrea, lodhja dhe përgjumja. Për të shmangur këto shqetësime, mos përdorni magneziumin jashtë dietës suaj, përveç nëse ju është përshkruar nga mjeku.
Nevojat ditore të rekomanduara
Nevojat ditore të rekomanduara për magneziumin janë:
Foshnjat (0-6 muaj) – 30mg
Foshnjat (7-12 muaj) – 75mg
Fëmijët (1-3 muaj) – 80mg
Fëmijët (4-8 muaj) – 130mg
Adoleshentët (14-18 vjeç) – 360 deri 410mg
Meshkujt (19-30 vjeç) – 400mg
Meshkujt (31 vjeç e më shumë) – 420mg
Gratë (19-30 vjeç) – 310mg
Gratë (31 vjeç e më shumë) – 320mg
Gratë shtatzëna (19 vjeç e më shumë) – 350 до 360mg
Gjidhënëset (19 vjeç e më shumë) – 310 до 320mg
Ushqime të pasura me magnezi
Spinaq, lakër jeshile, fara kungulli, kos ose kefir, bajame, avokado, fasule e zezë, fiku, çokollatë e errët.
Shkruan
Dr. Irena Soltirovska
doktoreshë e mjekësisë
QKMF Poliklinika Karposh – Kumanovë
KALKULATORI DIETIK
Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.