Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Alergjitë – Gjithmonë një temë aktuale

September 1, 2023



Shkruan: Gabriela Kaçakoska - Naneska - Farmaciste e diplomuar - ISHP Farmacia Biolek 3 Prilep

Alergjia është një reaksion mbindjeshmërie i ndryshuar i sistemit imunitar të njeriut ndaj substancave nga mjedisi i jashtëm, të cilat në thelb nuk janë të dëmshme në vetvete dhe janë të padëmshme për njerëzit.

Antigjene, mund të jenë çdo substancë që është e panjohur për organizmin e njeriut. Alergjenët janë lloje të antigjeneve, të cilat edhe pse nuk janë të rrezikshme, sistemi imunitar i njeriut gabimisht i njeh si të dëmshëm dhe fillon të luftojë kundër tyre, të prodhojë antitrupa.

Alergjen mund të jetë çdo substancë që shkakton reaksion alergjik. E rëndësishme është se, alergjia në vetvete nuk është sëmundje, por mekanizmat e saj çojnë në sëmundje të ndryshme. Alergjia shpesh fillon pas muajit të tretë të jetës, por edhe mund të mos shfaqet gjatë gjithë jetës. Megjithatë, më së shpeshti reaksionet alergjike ndodhin spontanisht në një një pjesë të caktuar të jetës.

Alergjitë mund të jenë të trashëguara (ektopike), te njerëzit me prirje të lindur për të krijuar antitrupa specifikë ndaj alergjenëve që hasin.

Dhe të fituara, të cilat tek disa njerëz mund të shfaqen gjatë jetës pas kontaktit afatgjatë me antigjenë (alergeneve), të përditshëm ose të llojeve të reja

Llojet e alergjeneve:
- alergjen nga kontakti: kimikate, kozmetikë, bizhuteri...
-alergen nutritivë: arra, kikirikë, çokollatë, qumësht, konservues, aditivë...
- alergen që thithim nga ajri: pluhuri, poleni, organizma të vegjël (parazitë), barëra...

Sot, reaksionet alergjike kanë një ndikim të madh në cilësinë e jetës së rreth një miliardë njerëzve dhe parashikohet që deri në vitin 2050, afërsisht katër miliardë njerëz do të preken nga simptomat e alergjisë. Ende nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar zhvillimin e alergjive në personat e lindur me predispozicion gjenetik Reaksionet alergjike ndodhin vetëm kur alergjeni bie në kontakt me trupin e njeriut, kështu që mënyra më e mirë për të kontrolluar me sukses reaksionet alergjike është shmangia e kontaktit me të.

Nëse simptomat janë shfaqur tashmë, duhet të merrni ilaçe ose preparate pa recetë që do të mbajnë nën kontroll simptomat alergjike.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.24-25 të botimit elektronik të revistës BETTY (Shtator 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>