Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

BETTY personazhi: Bojan Kovski

April 1, 2022

1. Jeni nga të paktët artistë që e prezantojnë punën e tyre përmes pikturimit të trupave të njeriut. Si lindi ideja dhe si do ta përshkruanit procesin në fillim?

Notova në ujërat e ngjyrosjes së trupit në mënyrë shumë spontane, duke bërë figuracione, më së shumti akte për shkak të punës sime me trupa, gjë që më frymëzoi ta përdor trupin tim si kanavacë. Puna në trupin e dikujt është shumë e ndryshme nga puna në një pllakë, pasi vetë trupi ka rrjedhshmërinë dhe formën e tij, që i jep një pamje krejtësisht të re të shprehurit.

Fillimet ishin mjaft të vështira sepse nuk dija se çfarë po bëja, por çdo gjë që bëjmë kërkon mësim dhe përvojë për të arritur një nivel të caktuar njohurish, madje edhe atëherë kërkon trajnime të mëtejshme. Teknika mësohet dhe përsoset me kalimin e kohës si proces zhvillimi i një autori, kurse gjërat kryesore janë përkushtimi ndaj asaj që bëjmë dhe frymëzimi që na çon drejt suksesit dhe këto janë gjëra që nuk mund të na i mësojë askush, por duhet t'i përvetësojmë vetë.

Në fillim punoja me akrilik të thjeshtë dhe ishte një sfidë si për mua ashtu edhe për modelet që të hiqnin bojën prej vetes, por me kalimin e kohës, ndërsa po zhvillohesha dhe mësoja dhe mund të përballoja punime më cilësore, arrita të punoj me bojëra profesionale të artit të trupit, të cilat u kanë ndryshuar tërësisht pamjen veprave të mia.

Çdo detaj që aplikon në trup duket ndryshe nga kënde të ndryshme dhe, në të njëjtën kohë, kur lëviz e gjithë ngjyra që aplikohet, formohen forma të ndryshme, të cilat, së bashku me këndin, lëvizjen dhe formën e trupit, krijojnë një tërësi, që për mua është e gjithë bukuria e këtij arti dhe sfida më e madhe, por më e rëndësishmja nga të gjitha është ajo që më bën të lumtur. Idetë dhe frymëzimi vijnë nga brenda; secili mbart mendimin e vet, stilin dhe shijen e vet dhe përkufizimi i tyre varet nga individi dhe mjedisi në të cilin vepron, kështu që nuk mund të them se ekziston diçka konkrete si vizion i ngjyrosjes së trupit për Kovskin. Stilet ndryshojnë, ndjeshmëria ndryshon, ndaj do të shohim se si do të zhvillohem në të ardhmen dhe ky mendim më ben të lumtur për atë që do të bej në të ardhmen.

2. Në fund të vitit 2021 keni pasur një ekspozitë të titulluar “Metamorfoza”, me rastin e pesëvjetorit të karrierës suaj artistike. Cilat ishin reagimet e vizitorëve dhe cilin do ta veçoje si momentin më interesant të kësaj përvoje?

Momenti më interesant i kësaj përvoje është i gjithë procesi i krijimit të veprave dhe psikika ime gjatë punimit. I gjithë interesi im si krijues për ndryshimin dhe procesin e zhvillimit nga një gjë në diçka krejtësisht të ndryshme nga origjinali, so edhe vetë fjala metamorfozë, e cila nënkupton një proces biologjik që e kalojnë disa kafshë, veçanërisht insektet dhe përmes së cilës e ndryshojnë sjelljen e tyre. Të gjithë e njohim transformimin nga larva në flutur dhe ky proces është i ngadalshëm, derisa të arrijë pjekurinë për fluturim. Metamorfozat njerëzore ndodhin shpesh në ëndërr, por ato bëhen edhe një dëshirë për realitetin, kështu që, përmes vetëndërtimit, ndërthuren në imazhin përfundimtar të libidos në shumës.

Nëpërmjet “ripërkufizimit” të trupit dhe krijimit të një qenieje të re si nga një planet tjetër, krijoj edhe një proces provokimi te shikuesi, ndoshta dëshirën e fshehtë për transformim apo metamorfozë. Rrjetat e merimangës, luspat, forma natyrale të mimikrisë së disa fluturave, janë pjesë e trupit të njeriut ose anasjelltas, trupi bëhet një guaskë e thyer dhe një flutur e bukur. Skulpturat e pikturuara gjallërisht lëvizin ngadalë, duke krijuar një performancë të patrazueshme. Trupi bëhet vetë objekt i metamorfozës.

Dhe, ajo që doja të arrija ishte reagimi i vizitorëve që e shijuan natën e hapjes, si dhe të gjithë ekspozitën. Reagimet që arritën tek unë ishin të mëdha dhe më japin dëshirë dhe shtysë për të punuar më shumë dhe për t’u zhvilluar në atë që bëj.



3. A është e vështirë të gjesh një model për këtë lloj vepre arti?

Kohët e fundit e kam pasur shumë të lehtë të gjej modele. Shumë njerëz janë të interesuar dhe duan të jenë modele të artit të trupit, kështu që nuk kam pasur vështirësi me këtë. Në këtë rast, është vendimtar personi i cili dua të jetë modeli im dhe personi që do të përshtatet mirë në konceptin tim.

4. Çfarë ju frymëzon më shumë?

Frymëzimi dhe idetë më vijnë si nga jeta ime private, ashtu edhe nga temat mbi të cilat bazohet shoqëria moderne, e shkuara dhe e ardhmja në të cilën jetojmë dhe të cilat janë idealet që unë si autor dua t'i prezantoj para publikut tim. Në veprat e mia, qoftë në trup apo në kanavacë, mitologjia e lidhur me ndjenjat njerëzore synon të flasë dhe t'i përcjellë një mesazh shikuesit; jo mesazhin që ia kam përcjellë unë imazhit dhe vetes duke e krijuar atë, por mesazhin të cilin shikuesi do ta shohë vetë; se çfarë do të krijojë shkrirja e ndjenjave dhe mendjes së tij kur shikon foton si një histori të përvojës së vet.

Idetë dhe frymëzimi vijnë nga brenda; secili mbart mendimin e vet, stilin dhe shijen e vet dhe përkufizimi i tyre varet nga individi dhe mjedisi në të cilin vepron, ndaj nuk mund të them se ekziston diçka konkrete si vizion i ngjyrosjes së trupit për Kovskin. Stilet ndryshojnë, ndjeshmëria ndryshon, ndaj do të shohim si do të zhvillohem në të ardhmen dhe ky mendim më ben të lumtur për atë që do të bej në të ardhmen.



5. A keni ndonjë plan për këtë vit?

Në vijim dua t'i rikthehem pak vajit në pëlhurë dhe aktualisht jam duke përgatitur një ekspozitë të tillë, e cila duhet të realizohet gjatë vitit. Kjo do të shkojë paralelisht me pikturimin e trupit, por do të flasim më shumë për këtë në vjeshtë.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.20-21 të botimit elektronik të revistës BETTY (PRILL 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>