Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

BETTY personazhi – Valentin Petreski (Tinoski)

January 1, 2022

1. Si u krijua marka "TinoSki"? 

Tinoski nuk kishte ndërmend të bëhej Tinoski.J Kështu mund ta shpjegoj shkurtimisht historinë time. Ndodhi në një kohë kur e kisha të domosdoshme t’i kthehesha një veprimtarie krijuese krahas të gjitha përgjegjësive të punës, për pushim dhe për t'ia bërë qejfin vetes. Por, pas publikimit të filxhanit tim të parë, i cili ishte dhe është i vetmi filxhan i verdhë i vizatuar deri më tani, pasuan komentet nga të afërmit e mi dhe pas disa ditësh, fillova të merrja kërkesa për t'iu bërë diçka të ngjashme edhe atyre. Dhe kështu, nga njëri tek tjetri, filloi të tregohej historia e TinoSki-t, e cila vazhdimisht përditësohet dhe pasurohet me ide dhe produkte të reja dhe së fundi, edhe me zgjidhje krijuese dizajni për qëllime të ndryshme.

Jam i kënaqur që shumë njerëz dalluan veçantinë e dizajneve dhe pa u vënë re, u bë një kënd krijues i njohur që ka gjithnjë e më shumë tifozë dhe mbështetës çdo ditë. Kjo histori u pasua nga vendimi për të hapur një hapësirë fizike dhe studio arti vitin e kaluar, në mes të pandemisë. Ndoshta disa gjëra duhet të ndodhin kur t'u vijë koha. Më pëlqejnë sfidat dhe ky hap është vetëm një prej tyre.



2. Ku e gjeni frymëzimin për krijimtarinë tuaj?

Ajo që shihni në modelet e TinoSki-t - të papërsosura, të thjeshta dhe në të njëjtën kohë shumëngjyrëshe e të pranueshme për të gjithë, jam plotësisht unë. Më vjen mirë që Tinoski solli një stil që u pranua nga publiku dhe që vetëm përmirësohet me forca të përbashkëta. Dallueshmëria ndërtohet kur jepeni në punë me të gjithë energjinë që keni. Çdo gjë tjetër që vijon është vetëm një plus.

Unë frymëzohem nga gjithçka me të cilën jam në kontakt vizualisht dhe emocionalisht. Ju që më kontaktuat për këtë bisedë të mrekullueshme, përdoruesit që do të më shkruajnë mesazh se si kemi kryer me sukses punën dhe i kemi bërë të buzëqeshin, njerëzit rreth meje, familja, shakatë dhe thashethemet e përditshme, shumë histori suksesi në të gjithë botën... Më frymëzojnë edhe historitë e njerëzve, dëshira e individëve për të dhuruar dhe befasuar... Ka shumë njerëz që u kushtojnë vëmendje gjërave të vogla që kanë shumë domethënie, secila prej dëshirave të të cilëve është një frymëzim i veçantë për ne, që të kemi sukses së bashku në qëllimin për t'ia zbukuruar ditën dikujt. Dhe po, ndoshta më së shumti, fëmija në mua, i cili është ende aktiv dhe nuk ndalet.

3. Cilat janë sfidat me të cilat jeni përballur për të nxjerrë në pah punën tuaj dhe çfarë dëshironi t'u rekomandoni të gjithë atyre që duan të krijojnë markën e tyre?

Para pak kohësh kisha një status në profilet e Instagram që thoshte kështu:

"Të krijosh diçka tënden nuk është vetëm të vizatosh, nuk është vetëm të kopjosh, nuk është vetëm të vendosësh një reklamë, nuk është vetëm të publikosh diçka dhe të ndodhë magji... është shumë më tepër se kaq. Koha dhe energjia, puna, nervozizmi, leximi i mendimeve, referateve, netët pa gjumë, kërkimi i një zgjidhjeje, këmbëngulja, pengesat dhe problemet që kërkojnë kohë, muajt dhe vitet punë për t'i kapërcyer sfidat, vetëm për të dalë më pas të reja. Besoj se ne mësojmë nga gabimet tona, besoj se ka një vend për të gjithë dhe gëzohem kur shoh punë të palodhur dhe inovacion. Prandaj, jini vetvetja dhe së bashku të rrisim vetëdijen për veprat e dallueshme në vendin tonë."

Mendoj se është thënë edhe më shumë se sa duhet. Asgjë nuk është e lehtë, por kur të njiheni, ato momente janë po ashtu të ëmbla. Çdo ditë është një sfidë e re, ju nuk jeni vetëm një karikaturist, por një udhëheqës i historisë që varet nga ju dhe vizioni juaj. Është e rëndësishme ta bëni atë që vërtet dëshironi, me shumë përkushtim, këmbëngulje, pa hequr dorë, edhe në momentet kur ju sillen mendime të tilla nëpër kokë. Gjërat më krijuese personalisht më kanë ndodhur në një kohë kur po përballesha me shumë probleme në të njëjtën kohë, por gjithçka tejkalohet. Ekziston një thënie që thotë se edhe më trimat mund të lëkunden, por është e rëndësishme të ecin përpara. Ta kemi shëndetin, se gjithçka tjetër mund të krijohet dhe realizohet me fuqitë tona.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.28 të botimit elektronik të revistës BETTY (JANAR 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>