Si është ndjenja të përfaqësosh vendin tënd para syve të të gjithë botës?
Sa herë që luftoj për Maqedoninë, ndjenja është e veçantë. Është një nder i madh të përfaqësosh vendin tënd, veçanërisht në Lojërat Olimpike.
Cilat janë përfitimet kryesore të taekwondo-s?
Taekwondo është një sport modern luftarak olimpik që të përmbush me shumë vetëbesim, guxim dhe këmbëngulje. Në fakt, është një sport shumë argëtues dhe kjo është arsyeja pse i inkurajoj të gjithë ata që ngurrojnë, ta provojnë taekwondo-n.
Cili do të ishte mesazhi juaj për të gjithë sportistët e rinj që ëndërrojnë sukses të madh?
Ajo që mund të them është se nevojitet ushtrim i vazhdueshëm, pra duhet të stërviten shumë. Nëse besoni, suksesi me siguri do të vijë. Nëse besoni sinqerisht dhe fort, me siguri do të korrni sukses. Për të arritur një rezultat të lartë sportiv, së pari duhet të jetoni në të tashmen dhe të shijoni momentin. Të besosh se ky është momenti i suksesit, i cili natyrisht me këmbëngulje dhe disiplinë, do të vijë vetvetiu.
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.25 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHTATOR 2021).
KALKULATORI DIETIK
Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.