1. Sallatë me mollë, shegë dhe bajame
Përbërësit:
• 6 filxhanë marule • 1 filxhan bajame • 2 mollë • ½ filxhan djathë feta • ¾ filxhan kokrra shege
Përgatitja:
Pritini mollët në kubikë dhe përzieni me marulen, bajamet, djathin feta gjithashtu të prerë në kubikë dhe kokrrat e shegës. Në fund spërkateni me lëng limoni ose uthull dhe sipas dëshirës mund të vendosni edhe pak fara afioni. Përzieni dhe ju bëftë mirë!
2. Sanduiç me qiqra, avokado dhe boronicë
Përbërësit:
• 420 g qiqra të konservuara ose të ziera • 1 avokado e madhe e pjekur • 2 lugë lëng limoni • ½ filxhan boronica të thata • 6 feta bukë • pak rukolë të freskët • kripë dhe piper
Përgatitja:
Shtypni qiqrat e konservuara ose të ziera, më pas shtoni avokadon dhe përzieni derisa të përftoni një pastë të trashë. Shtoni boronicat, lëngun e limonit, kripën dhe piperin sipas shijes dhe përziejini mirë. Thekni bukën dhe lyejeni me masën e përftuar. Vendosni disa gjethe rukole dhe mbulojini me një fetë të dytë buke.
3. Salmon me mustardë dhe shurup panje
Përbërësit:
• 2 fileto salmoni • 1 lugë mustardë • 1 lugë shurup panje • 1 lugë vaj ulliri • kripë dhe piper
Përgatitja:
Nxirrni salmonin në temperaturën e dhomës për 30 minuta para pjekjes. Ngroheni furrën në 200 gradë. Vendosni filetat në një tigan dhe spërkatni me pak vaj. Përzieni mustardën me vajin e ullirit dhe shurupin e panjës, më pas hidheni mbi fileto. Piqeni për 10 minuta dhe shijoheni.
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.30 të botimit elektronik të revistës BETTY (DHJETOR 2022).