Bashkëpunoni me mjekun tuaj dhe bëni një plan
Obeziteti është një sëmundje komplekse, por trajtimi i saj nuk duhet të jetë kështu. Profesionistët shëndetësorë të trajnuar në trajtimin e obezitetit kanë njohuritë dhe mjetet për të krijuar një plan trajtimi që funksionon për ju.
Është e rëndësishme që ju dhe mjeku juaj të njihni shkaqet dhe pengesat për të trajtuar në mënyrë efektive obezitetin. Nëse nuk jeni të sigurt për diçka, mos hezitoni të kërkoni informacion shtesë. Ju gjithashtu mund të ndani ide se si të përmirësoni trajtimin ose të diskutoni çdo shqetësim që mund të keni.
Eksploroni shkaqet e obezitetit dhe vendosni qëllimet tuaja
Mos u habitni nëse ju pyesin për historinë tuaj të peshës dhe çfarë keni bërë më parë për të menaxhuar peshën tuaj. Është e rëndësishme të merren parasysh kushtet shëndetësore të kaluara dhe të tanishme, si dhe çdo medikament që po merrni aktualisht. Ju gjithashtu mund të diskutoni zakonet tuaja të të ngrënit, gjumit dhe humorit dhe se si ato kanë ndryshuar me kalimin e kohës.
Hapi tjetër është të diskutoni opsionet e trajtimit që lidhen me gjendjen tuaj, bazuar në nevojat personale. Ekzistojnë një sërë opsionesh të ndryshme trajtimi të vërtetuara shkencërisht, të disponueshme për ju, nëpërmjet mjekut tuaj. Për shembull, ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik, terapia biheviorale, ilaçet kundër obezitetit dhe kirurgjia bariatrike.
Një plan i menaxhimit të peshës mund të ketë trajtime të ndryshme, në varësi të gjendjes suaj.
Qëllimet që mbështesin shëndetin dhe cilësinë e jetës tuaj
Ju dhe mjeku juaj do të diskutoni qëllimet tuaja së bashku për t'ju motivuar të bëni ndryshime në stilin e jetës. Efekti është më i madh kur qëllimet janë realiste, të qëndrueshme dhe kur mund t'i ndiqni ato.
Përmirësimi i shëndetit tuaj do të jetë një lloj synimi për ju. Por ka shumë qëllime të tjera që mund të arrini, siç janë:
• thjesht ndiheni më mirë dhe keni më shumë energji,
• të luani sport me fëmijët tuaj,
• ngriheni më lehtësisht,
• reduktoni ose ndaloni përdorimin e barnave,
• të ngjitësh shkallët pa tu marrë frymën
• dhe shumë të tjera...
Ju e dini më së miri se çfarë duhet të bëni për t'u ndjerë mirë dhe çfarë ju motivon. Të gjithë jemi të ndryshëm dhe doktori do ta vlerësojë nëse mund të flisni hapur për dilemat tuaja.
Çfarë duhet të prisni në rrugën e humbjes së peshës
Si çdo udhëtim, humbja e peshës ka uljet dhe ngritjet e saj.
Një periudhë stagnimi është një fazë e zakonshme, por shqetësuese në rrugën drejt menaxhimit të peshës. Dhe kur arrini në këtë fazë stagnimi, pesha fillon të stabilizohet. Kjo gjendje mund të jetë dekurajuese, por është krejtësisht normale dhe është pjesë e shumicës, nëse jo e të gjitha, përpjekjeve të suksesshme dhe të qëndrueshme për humbje peshe.
Mjeku juaj është çelësi për të gjetur një mënyrë të re për të kapërcyer kohët e vështira, të tilla si stagnimi në humbjen në peshe. Në varësi të qëllimeve tuaja të menaxhimit të peshës, mjeku juaj mund të intensifikojë trajtimin tuaj ose thjesht të ruajë humbjen e peshës që keni arritur.
Ju nuk duhet të jeni vetëm në këtë udhëtim
Ballafaqimi me peshën është një proces i përjetshëm, dhe shumë vetë ndjehen të vetmuar dhe mund të ndihen të pashpresë. Por nuk duhet të jetë kështu. Gjithnjë e më shumë mjekë e kuptojnë shkencën e obezitetit dhe kanë njohuritë e nevojshme për të trajtuar në mënyrë efektive pacientët obezë.
Gjetja e mjekut të duhur për t'u drejtuar për këshilla dhe bashkëpunim mund të jetë hapi i parë në rrugën drejt shëndetit dhe cilësisë më të mirë të jetës.
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.08-09 të botimit elektronik të revistës BETTY (TETOR 2022).