Trajtoni alergjitë e pranverës me parandalim.
Alergjitë sezonale janë një problem për miliona njerëz në mbarë botën. Ndërsa pranvera sjell mot më të butë, alergjenët çlirohen. Pemët, bari dhe barërat e këqija janë disa nga shkaktarët më të zakonshëm të alergjive kur jeni jashtë, ndërsa rreth 30 për qind e popullsisë së botës vuan nga efektet e tyre. Për të përballuar alergjitë stinore përdoren më shpesh barnat e përshkruara nga mjeku, por ekspertët theksojnë se ka disa këshilla që duhet të ndiqni për të zbutur këto simptoma. Pse duhet të bëni dush gjatë natës Ekspertët thonë se dushi në mbrëmje mund ta bëjë gjumin shumë më të rehatshëm për njerëzit me alergji. Larja e polenit nga lëkura dhe flokët i mban alergjenët larg shtratit dhe jastëkëve.
Shmangni shëtitjet në mëngjes
Në orët e mëngjesit, mes orës 5 dhe 10, përqendrimi i polenit në ajër është më i larti, ndaj mjekët këshillojnë nëse është e mundur të shmangni daljet jashtë gjatë asaj periudhe. Është mirë të dilni pas një shiu të fortë, pasi largon polenin nga ajri. Personat që vuajnë nga alergjitë kanë më shumë probleme kur është moti i thatë, me temperatura të larta dhe me erë.
Pastroni ajrin në dhomë
Mbyllni dyert dhe dritaret në shtëpi ose dritaret e makinës kur ka një përqendrim të lartë të polenit.
Ndizni kondicionerin në makinë dhe në shtëpi, përdorni shpesh një pastrues ajri dhe fshesë me korrent.
Shmangni llojet e ushqimeve
Kjo këshillë ka të bëjë për ushqimet e papërpunuara dhe frutat e freskëta, pasi disa njerëzve nga konsumimi i tyre kanë kruarje në gojë.
Vishuni siç duhet kur dilni
Mbani një kapele të madhe dhe syze dielli në mënyrë që të mbroni sytë nga poleni.
Disa njerëz gjithashtu duhet të mbajnë maska nëse dalin jashtë.
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.26 të botimit elektronik të revistës BETTY (Mars 2022).