Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Çfarë është nevralgjia trigeminale?

December 1, 2023



Shkruan: Dr. Maria Millanovska – Specialiste për neurologji

Neuralgjia trigeminale është një dhimbje akute, zakonisht e njëanshme e fytyrës, që përfshin nervin e pestë kranial (n. Trigeminus). Dhimbjet vijnë dhe ikin papritur.

Ato janë shumë specifike, shfaqen në episode ose paroksizma, janë të ngjashme me një goditje elektrike, janë shumë intensive, zgjasin nga disa sekonda deri në disa minuta dhe provokohen nga aktivitete në të cilat përfshihen muskujt e fytyrës, si të folurit, gëlltitja, përtypja, larja e fytyrës dhe dhëmbëve, make-up.

Gjatë një sulmi të dhimbjeve, muskulatura e fytyrës në anën e prekur kalon në një ngërç spazmatik të dhimbshëm. Në periudhën ndërmjet sulmeve, individi nuk ndjen dhimbje. Një fenomen shoqërues i nevralgjisë trigeminale është alodinia, e cila karakterizohet nga shfaqja e dhimbjes intensive në anën e prekur të fytyrës edhe me stimulin më të vogël (për shembull, korrenti i ajrit ose erës).

CILAT JANË SHKAQET E NEURALGJISË TRIGEMINALE?
Në shumicën e rasteve, shkaqet e nevralgjisë trigeminale mbeten të panjohura, kur bëhet fjalë për të ashtuquajturat nevralgji trigeminale idiopatike.

Nga ana tjetër, në nevralgjinë simptomatike trigeminale, njihet agjenti etiologjik. Bëhet fjalë për procese që ndodhin në nivelin e sistemit nervor qendror dhe që ushtrojnë presion në një pjesë të rrugës së nervit trigeminal, si sëmundjet e enëve të gjakut të trurit, më së shpeshti aneurizmat apo keqformimet arteriovenoze, pllakat demielinizuese në skleroza e shumëfishtë, ose tumoret në fosën e pasme të trurit (meningioma).

SI DIAGNOSTOHET NEURALGJIA TRIGEMINALE?
Diagnoza e nevralgjisë trigeminale bëhet klinikisht. Nuk ka një metodë specifike diagnostike në bazë të së cilës vendoset diagnoza e nevralgjisë trigeminale, të paktën kur bëhet fjalë për formën idiopatike.

Në shumicën e rasteve, një anamnezë e marrë siç duhet do të na çojë në diagnozën e duhur, veçanërisht për faktin se asnjë vend tjetër nuk paraqet dhimbje që i ngjan dhimbjes së nevralgjisë trigeminale. Kur bëhet fjalë për nevralgjinë simptomatike trigeminale, metodat neuroimazherike si rezonanca magnetike dhe tomografia e kompjuterizuar e trurit kanë një rëndësi të madhe, sepse zbulojnë shkakun etiologjik që çoi në shfaqjen e nevralgjisë.

ME CILAT GJENDJE TË TJERA SHËNDETËSORE NUK DUHET NGATËRRUAR NEURALGJINË TRIGEMINALE?
Dhimbja në nevralgjinë trigeminale nuk duhet të ngatërrohet me dhimbjen e kokës, sinuseve, procese që prekin artikulacionin temporomandibular, si dhe procese patologjike të gojës dhe dhëmbëve.

Një diagnozë e vendosur mirë ka një rëndësi të madhe, sepse do ta shpëtojë individin nga nxjerrja e panevojshme e dhëmbit, gjë që ndodh shpesh para se të diagnistifikohet nevralgjia trigeminale.

SI TRAJTOHET NEURALGJIA TRIGEMINALE?

Dhimbja neuropatike pothuajse nuk i përgjigjet terapisë me analgjezikë konvencionale dhe me ilaçe anti-inflamatore josteroide. Prandaj, terapia klasike analgjezike nuk ofron një përgjigje të mirë terapeutike.

Nga ana tjetër, barnat që përdoren kryesisht në terapinë e epilepsisë, d.m.th. antikonvulsantët ofrojnë rezultate të shkëlqyera terapeutike në nevralgjinë trigeminale. Barnat më të përdorura nga ky grup janë karbamazepina dhe okskarbazepina, nga më të vjetrat, respektivisht Gabapentina nga antiepileptikët më të rinj.

Në format simptomatike të nevralgjisë trigerminale, ka edhe trajtim kirurgjik. Më shpesh përmes neurokirurgjisë hiqet shkaktari etiologjik i nevralgjisë (tumor, aneurizëm), i cili dekompreson, pra lirohet nervi nga presioni.
Në disa raste, aplikohet e ashtëquajtuar rizotomi, pra prerja e rrënjës nervore, me ndihmën e së cilës sigurohet lehtësimi i dhimbjes për një periudhë të caktuar kohore. Vetë metoda është efektive në reduktimin e dhimbjes, por mbart me vete rrezikun e dëmtimit të mundshëm të përhershëm të funksioneve motorike dhe shqisore të nervit.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.16-17 të botimit elektronik të revistës BETTY (Dhjetor 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>