Betty: Si e nisët lidhjen tuaj të dashurisë me Svetlen? Na tregoni si filloi të krijohej familja Cërnokrak?
Miki: Ne u takuam në një sfilatë mode. Atëherë menaxheri ynë, i ndjeri Mario Lipsha, më thirri dhe më tha se do të kemi një sfilatë në Manastir dhe se Svetlana atëherë me mbiemrin Kerazhovska do të performojë me ne në ktë event dhe më pyeti nëse mund ta marr me vete sepse do të shkoja me makinën tme.
E njihja nga mediat si mis dhe top modele dhe kur e mora vesh m'u prenë vërtet këmbët. I telefonova, ramë dakord, "e mora" dhe kështu bashkë shkuam në Manastir ku gjatë rrugës nuk i thashë asnjë fjalë të vetme.
Më dukej sikur po bëja rolin e tipit interesant, por në fakt isha nervoz dhe nuk kisha guxim të nisja një bisedë të zgjuar.
Kontakti i parë ndodhi vetëm në Manastir, në vetë provën, kur pati një incident interesant. Kështu, pista në të cilën po ecnim dhe në të cilën ishim të rreshtuar për provën e defilesë filloi të shembet, Svetlana ishte para meje, ajo filloi të bjerë, unë e kapa dhe ramë bashkë.
Kështu pra i shpëtova jetën dhe kështu filloi gjithçka.
Betty: Sa kohë u argëtuat me Mikin para se të kurorëzoje dashurinë?
Svetle: Pas një viti lidhje, Miki më kërkoi të bëhesha gruaja e tij.
Betty: Deri në çfarë mase ekspozimi ndaj jetës së përditshme me femrat ju ka shkaktuar probleme në martesën tuaj me Svetlen?
Miki: Nuk ka probleme në këtë drejtim, është një pjesë e punës sime me të cilën Svetlana është plotësisht e njohur. Në fund të fundit, ajo është gjithashtu pjesë e Studios së Modës “Cërnokrak” dhe ne punojmë së bashku.
Betty: Deri në çfarë mase bukuria mund t'ju sjellë dobi dhe dëm?
Svetle: Të them të drejtën, bukuria më dha më shumë përparësi në jetën time të përditshme sesa dëm.
Si person i njohur i mediave dhe i modës, fakti është se je i njohur kudo dhe je i privilegjuar dhe i respektuar, por ndonjëherë kjo më shqetëson mua personalisht, sepse je ende person publik dhe pavarësisht rrethanave duhet të jesh gjithmonë i moderuar dhe pozitive, dhe ka ditë kur thjesht nuk është dita juaj.
Betty: Në Javën e Modës të këtij viti ju performuat së bashku si modele, sa shpesh keni perfomansa së bashku?
Svetle: Sa shpesh performojmë varet nga vetë sfilata dhe marka, normalisht nuk varet nga ne.
Kur ishim aktivë në pasarela, performonim së bashku, tekstualisht, sa herë që reklamohej një koleksion për meshkuj dhe femra.
Betty: Cili është ekuilibri dhe suksesi për një martesë në harmoni?
Svetle: Tolerancë, dashuri, mirëkuptim, mbështetje dhe organizim i mirë.
Miki: Receta për një martesë të suksesshme është kur të dy arrijnë të kombinojnë sa më shumë nga këta përbërës: dashuri reciproke, respekt, ndershmëri, mirëkuptim, kompromis, ndihmë, këshilla, kritika, lëvdata...
Betty: Keni ecur në gjurmët e mamasë dhe babit, fituat titullin Miss Fotogjenia në Miss Europe 2023. Nga kush mësoni më shumë për modelingun, nga babi apo mami, kush është modeli juaj?
Monika: Sigurisht që të dy, jo vetëm në botën e modelingut, por edhe shembujt tanë të jetës. Kur bëhet fjalë për modën, stilin, këshillat, është normale që si femër të ndjekësh më shumë mamin, por përvoja e babait është gjithmonë e mirëpritur dhe e zbatueshme.
Betty: Mund të na tregoni për pasionin tuaj të dytë, skijimin, nga cila deri në cilën periudhë të vitit bëni ski?
Miki: Skijimi është një pasion i yni vërtet i madh, veçanërisht i imi. Unë shpesh di të shkoj vetë në male, qoftë edhe për një ditë, qoftë edhe për disa orë, sapo shoh që moti është i këndshëm. Asgjë nuk mund të më ndalojë vërtet. Të dashurit e mi e dinë këtë dhe nëse njëri prej tyre dëshiron të vijë me mua, ok, nëse jo, siç thashë, do të shkoj vetëm. Skitë dhe pajisjet e tjera të skijimit janë gati në çdo kohë nga bora e parë në nëntor - dhjetor, deri në prill ose maj, varet se kur ka borë për ski. Ja këtë vit në prill ra borë sikur të ishte janar dhe sezoni do të zgjatet ndjeshëm
Svetle: Unë kam bërë ski që e vogël, meqë jam nga Gostivari, edhe si fëmijë në dimër gjithmonë shkonim në Mavrovën tonë dhe bënim ski.
Kështu vazhduam me Mikin dhe pasionin ua kaluam edhe fëmijëve, më pëlqen skijimi dhe disi nuk e imagjinoja dot të shkoja në mal në dimër pa ski. Kjo më vjen është natyrshëm.
Betty: Si e ruani linjën tuaj të hollë dhe pamjen tuaj rinore?
Miki: Receta është shumë e thjeshtë, të paktën për mua: Ushqim i shëndetshëm çdo ditë, i kombinuar me disa sporte të paktën 3-4 herë në javë, gjatë gjithë vitit.
Svetle: Unë them shpesh për këtë temë se në jetën time më shumë kam qenë e uritur se sa e ngopur, mendoj se i kam provuar të gjitha dietat e mundshme, por prapë do të them që thelbi nuk është tek uria, por tek konsumimi i ushqimit të shëndetshëm dhe aktivitet fizik.
Kur dëshiron diçka çdo gjë është e mundur, përpiqem të gjej kohë për veten time dhe e bëj me organizim të mire, lëviz me biçikletë, eci, bëj ski në dimër, notoj në verë, shijoj ushqim të shëndetshëm dhe e pergatis atë në shtëpi.
Shumë fruta dhe perime dhe praktikoj të mos përziej proteinat me karbohidratet.
Betty: Çfarë dëshiron të bëhet Nina kur të rritet? A ka ajp ambicie të ndjekë shembullin e nënës, babait apo motrës?
Miki: Ndërsa Nina rritet çdo vit, ajo ka dëshira të ndryshme për atë që dëshiron të bëhet kur të rritet. Tani për tani ka dëshirë të jetë një astronaute. Meqë ra fjala, ajo ka ndjekur hapat e nënës dhe babait që kur ishte e vogël.
Ka disa diploma për një kurs përfundimtar për manikene dhe modele (me nënën e saj sigurisht), ka filmuar disa reklama, mori pjesë në disa sfilata, kështu që Nina është aktive në botën e modës që prej 5 vitesh dhe e do shumë dhe e bën atë me dashuri.
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.10-13 të botimit elektronik të revistës BETTY (Maj 2022).