Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Ftohja dhe kongjestion i hundës

December 1, 2022



Mr. Jasmina Avdiq

Infeksionet respiratore janë ndoshta arsyeja më e zakonshme pse pacientët vizitojnë mjekun e tyre të familjes. Edhe pse ndodhin gjatë gjithë vitit, periudha vjeshtë-dimër është stina kur ftohjet dhe sëmundjet e tjera të frymëmarrjes janë më të shpeshta. Shkak për këtë janë kushtet në të cilat gjendemi, si hapësirat e mbyllura, dhomat e ajrosura jo mjaftueshëm, përqendrimi i lartë i lagështirës në ajër, ndotja atmosferike. Të rriturit sëmuren nga infeksionet akute të rrugëve të frymëmarrjes mesatarisht 3-5 herë në vit, ndërsa në popullatën pediatrike mund të jetë 8 herë në vit. Virusi i ftohjes mund të hyjë në trup përmes gojës, hundës dhe syve.

Infeksioni i ftohjes transmetohet në dy mënyra:
• Direkt – nëpërmjet transmetimit të sekrecioneve nazale nga trakti i sipërm respirator i pacientëve i cili mund të transmetohet përmes kontaktit me një objekt që ka virusin në të
• Indirekt - përmes grimcave nga sekretimi i rrugëve të sipërme respiratore, të cilat shpërndahen në ajër përmes teshtitjes dhe kollitjes, dhe më pas vijnë në kontakt me lëkurën ose mukozën e personit të porsa infektuar.

Shenjat dhe simptomat e një ftohjeje ndryshojnë nga personi në person, por të gjitha kanë një shkallë të lehtë. Simptomat zakonisht shfaqen pas një periudhe inkubacioni prej dy deri në tre ditë. Shenjat që shfaqen zakonisht janë: rrjedhje hundësh, hundë të zëna apo bllokim hundësh, kollë, gërvishtje fyti e dhimbshme dhe ndjesia e shpimit me gjilpëra. Më rrallë, temperaturë e lartë, plogështi, dhimbje të muskujve, teshtitja, lodhjë dhe mungesa e energjisë mund të shfaqen gjithashtu.

Sipas asaj se cila pjesë e sistemit të frymëmarrjes do të ketë progresion të virusit të ftohjes, ndarja ndahet në dy grupe: infeksione të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes. Shkaktarë të infeksioneve respiratore mund të jenë mikroorganizmat, kërpudhat, viruset.Në 90% të rasteve shkaktar i infeksionit janë viruset (rinovirus, influenza A, influenza B, parainfluenza 1,2,3, adenovirus, virus sincicial respirator).

Diagnoza duhet të bazohet gjithmonë në një ekzaminim të detajuar nga mjeku dhe në analizat e duhura laboratorike.
Inflamacioni akut i hundës dhe fytit njihet gjerësisht si ftohje, teshtima.

Nazofaringiti është një inflamacion i mukozës së hundës dhe fytit i shkaktuar nga një agjent viral. Është një sëmundje infektive që përhapet në pjesën e sipërme të sistemit të frymëmarrjes dhe simptomat reflektohen kryesisht në hundë. Simptomat përfshijnë rrjedhjen e hundës (rinorea), kollën, teshtitjen, kruajtjen dhe skuqjen e syve, dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe temperaturë.
Kongjestioni i hundës është një bllokim i rrugëve të hundës, duke shkaktuar ënjtje të mukozës së hundës për shkak të lëngjeve të tepërta.

Lëvizja e qimeve të epitelit respirator zvogëlohet, duke rezultuar në një ulje të mekanizmit të pastrimit të zgavrës së hundës. Në të njëjtën kohë, grumbullohet mukus në të dhe pacienti ndjen vështirësi në frymëmarrje. Në fillim sekrecioni është i ujshëm, pastaj bëhet mukoz.

Kongjestioni i hundës mund të shkaktohet nga:
• Alergenët
• Sinusiti
• Infeksionet – kryesisht viruset
• Agjentët patogjenë në ajër
• Pluhuri, tymi i cigares
Rastet kur ka kongjestion nazal janë:
• Ftohja dhe gripi
• Riniti (infektiv, alergjik, vazomotor)
• Rreziku i infeksioneve dytësore
• Inflamacion i rrugëve të poshtme të frymëmarrjes

Shpesh kongjestioni i hundës është një simptomë shoqëruese e inflamacionit akut të sinuseve, që pason një ftohje të zakonshme virale, nëse nuk trajtohet në kohë dhe në mënyrë të përshtatshme. Infeksioni viral duke vepruar në bllokimin e zgavrave të sinusit, sjell kushte të favorshme edhe për zhvillimin e infeksionit bakterial.

Simptomat e sinusitit manifestohen me dhimbje koke zakonisht në zonën ku është prekur sinusi, reduktim i nuhatjes dhe shijes, vështirësi në frymëmarrje përmes hundës, ënjtje të fytyrës dhe zonës rreth syve.

Në sinusitin akut, përveç bllokimit të hundëve, ka sekrecion të bollshëm purulent jeshil- të verdhë, rëndim dhe dhimbje në fytyrë dhe ballë dhe këto janë shenja specifike për ta dalluar atë nga një ftohje e zakonshme.
Si trajtohet apo mjekohet ftohja?
Ftohja është një sëmundje e lehtë që largohet vetvetiu pas 7-10 ditësh. Simptomat e kollës dhe lodhjes mund të zgjasin deri në tre javë, ndërsa sinusiti zgjat nga 3-8 javë (nëse nuk trajtohet siç duhet).

Tek fëmijët, periudha e rikuperimit zakonisht zgjat më shumë se tek të rriturit, por simptomat e ftohjes zhduken për maksimumi 10 deri në 14 ditë. Trajtimi i ftohjes është simptomatik dhe kjo do të thotë se simptomat që lidhen me të trajtohen ose lehtësohen. Farmacisti ka një rol veçanërisht të rëndësishëm dhe kyç në përcaktimin e terapisë simptomatike për pacientët me ftohje dhe natyrisht ndikim në edukimin e tyre për efektet e padëshiruara të antibiotikëve në infeksionet virale. Rekomandimi më i zakonshëm për dhimbjet e muskujve dhe uljen e temperaturës së trupit është një antipiretik (paracetamol, ibuprofen) me një dozë të rregulluar sipas moshës.

Në rast të kongjestionit të hundës është i dobishëm shpëlarja e hundës me solucione fiziologjike iso/hipertonike, i cili ndikon drejtpërdrejt në inflamacion, duke ulur edemën, duke hequr sekretimin e tepërt, duke përshpejtuar rigjenerimin natyral të mukozës. Vetë tretësirat e kripura kanë një përqendrim më të lartë të kripës se ajo në inde, kështu që ato përdoren si një lloj dekongestant natyral.

Mekanizmi i veprimit të tyre është osmotik, pasi lehtësojnë kongjestionin e hundës dhe presionin e sinusit me anë të osmozës. Të njëjtat, përveç në formën e një spreji, mund të gjenden edhe në ampula për inhalim. Ilaçet e njohura si dekongestantë zvogëlojnë edemën e mukozës, dhe në këtë mënyrë sekretimin dhe kongjestionin.

Grupi i dekongestantëve të hundës shfaq efekte të dobishme si dekongjestion, efekt anti-inflamator, disa prej tyre dhe efekt antiviral për të parandaluar infeksionet bakteriale të ardhshme të atyre virale ekzistuese. Përdorimi i dekongestantëve gjatë një ftohje duhet të jetë jo më shumë se 5 ditë për të arritur një efekt klinik adekuat.

Parandalimi është mbrojtja më e mirë, sepse nuk ka trajtim efektiv kundër ftohjes. Theksi vihet në ajrosjen adekuate dhe të shpeshtë të ambienteve, shmangien e kontaktit me një person të infektuar, larjen e shpeshtë dhe të plotë të duarve.

Studimet kanë treguar se forcimi i sistemit imunitar i lejon trupit të mbrohet nga agjentët që shkaktojnë sëmundje dhe është linja e parë e mbrojtjes për trupin tonë kundër infeksioneve. Marrja e rekomanduar e vitaminave të tilla si C dhe B, minerale zink si dhe beta-glukan. Ushqyerja dhe aktiviteti fizik janë veçanërisht të rëndësishme për forcimin e mekanizmave mbrojtës të organizmit. Ftohja në vetvete nuk përbën rrezik, por për shkak të rënies së imunitetit, pacientët janë të ndjeshëm ndaj infeksioneve të tjera, me progresion në ndonjë gjendje tjetër patologjike.

Një përqindje shumë e vogël e pacientëve me ftohje ndërlikohen nga kushte më serioze dhe një përqindje më e lartë e komplikimeve janë në popullatën pediatrike për shkak të një përgjigjeje imune më të dobët në organizmin e tyre.

Referenca:
- https://www.cdc.gov/features/rhinoviruses/index.html
- https://www.nhs.uk/conditions/common-cold/
- https://www.webmd.com/allergies/sinus-congestion

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.26-28 të botimit elektronik të revistës BETTY (DHJETOR 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>