Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Hipertensioni arterial – tensioni i i lartë i gjakut

April 1, 2024



Shkruan: Dr. Arben Asani, specialist internist Laor Poliklinika

1. Çfarë do të thotë tensioni i lartë i gjakut?
Tensioni i lartë i gjakut konsiderohet tensioni i gjakut që është mbi ose i barabartë me 130/80 mmHg sipas rekomandimeve amerikane, ose mbi 140/85 sipas rekomandimeve evropiane, i marrë pas disa matjesh për disa ditë ose javë.

2. Cilët janë faktorët e ndryshëm që ndikojnë në rritjen e tensionit?
Ka disa faktorë: gjinia, mosha, trashëgimia, pesha trupore, stresi, pirja e duhanit, përdorimi i alkoolit, pasiviteti fizik, përdorimi i sasive të mëdha të kripës etj.

3. Përdorimi i sasive të mëdha të kripës, si ndikon në rritjen e tensioit të gjakut?
Kripa është një substancë që tërheq ujin dhe rrit vëllimin e lëngjeve në trupin tonë, gjë që në fakt krijon kushte për rritjen e tensionit të gjakut. Mund të veprojë edhe në disa mekanizma të tjerë rreth reduktimit të eleminimit të natriumit dhe elektroliteve të tjera, duke rritur reaktivitetin vaskular.

4. Cilat lloje të tensionit arterial ekzistojnë?
Ekzistojnë disa klasifikime të tensionit të lartë të gjakut, përkatësisht:
- sipas vlerave numerike,
Normale: <130 dhe <85 mmHg,
E lartë normale 130-139 dhe 85-89 mmHg
Shkalla e parë: 140-159 dhe 90-99 mmHg
Shkalla e dytë: 160-179 dhe 100-109 mmHg
Shkalla e tretë: > 180 > 110 mmHg.
- sipas shkallës së dëmtimit të organeve të caktuara, (pa dëmtim dhe dëmtim sipas shkallës së parë, të dytë dhe të tretë të organeve të targetuara)
- sipas shkakut etiologjik të tensionit të gjakut (primar/sekondar)

5. Sipas etiologjisë, hipertensioni arterial mund të jetë primar – esencial ose sekondar. Çfarë është hipertensioni primar?
Hipertensioni primar është një sëmundje multifaktoriale, e cila shfaqet për shkak të ndikimeve të ndryshme mjedisore dhe disa predispozitave gjenetike. Është rreth 90-95% e përfaqësuar në popullsi.ndryshme mjedisore dhe disa predispozitave gjenetike.

6. Çfarë është hipertensioni sekondar dhe cilët janë shkaktarët më të shpeshtë të shfaqjes së tij?
Hipertensioni sekondar është tension i lartë i gjakut për shkak të disa dëmtimeve organike dhe shkaku dihet, si për shembull nëse kemi tension nga sëmundjet e zemrës - kardiologjike, nga veshkat - nefrologjike, endokrinologjike apo neurologjike.

Ekziston edhe një gjendje dytësore e veçantë e hipertensionit gjatë shtatzënisë, e cila quhet hipertension në shtatzëni në formën e preeklampsisë, eklampsisë ose hipertensionit kalimtar.

Hipertensioni sekondar përfshin edhe hipertensionin e shkaktuar nga përdorimi i barnave, si: kontraceptivët, ciklosporinat, kortikosteroidet, eritropoetina, alkooli etj.

7. Diagnoza e hipertensionit:
Procedurat standarde përfshijnë: anamnezë të detajuar, ekzaminim fizik, analiza laboratorike, analiza shtesë për të vlerësuar rrezikun e përgjithshëm për shfaqjen e sëmundjes, etiologjinë dhe dëmtimin e mundshëm të organeve të synuara (zemra, veshkat, retina, truri dhe sistemi nervor).

8. Trajtimi i tensionit të gjakut përbëhet nga sa vijon:
Ndryshimi dhe reduktimi i faktorëve të rrezikut, më saktë duke ndryshuar stilin e jetesës dhe uljen e peshës trupore, ndalimin e pirjes së duhanit, pakësimin e marrjes së kripës dhe alkoolit, rritjen e aktivitetit fizik, konsumimin e një diete të shëndetshme.

Më pas përfshihen medikamentet për uljen e tensionit të gjakut: monoterapi ose kombinimi i disa grupeve të medikamenteve antihipertensive individualisht sipas nevojës dhe vlerave të reduktuara të tensionit të gjakut.

Kontrollet e rregullta dhe respektimi i terapisë dhe rekomandimeve të dhëna nga ekspertët janë gjithashtu të një rëndësie të madhe për ruajtjen e vlerave optimale të tensionit të gjakut.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.08-09 të botimit elektronik të revistës BETTY (Prill 2024).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>