Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

INFEKSIONET E SHPESHTA TË SISTEMIT UROGJENITAL? PROBIOTIK ORAL MUND TË JETË ZGJIDHJA!

May 2, 2023



Shkruan: Stefçe Monavçev - Master për farmaci

Infeksionet vaginale dhe "bakteret e mira"
Infeksionet më të shpeshta te femrat gjatë periudhës riprodhuese janë infeksionet vaginale, të cilat ndodhin për shkak të prishjes së mikroflorës normale bakteriale të vaginës, kur ka një ulje të numrit të "baktereve të mira" dhe rritje të "baktereve të dëmshme" në sipërfaqjen e mukozës vaginale.

“Bakteret e mira” janë mikroorganizma të dobishëm që janë pjesë përbërëse e mikroflorës normale vaginale dhe luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e një mikrobiome vaginale të shëndetshme. Numri më i madh i mikroorganizmave të dobishëm i përket gjinisë Lactobacillus. Laktobacilet sintetizojnë acidin laktik dhe produkte të tjera që ndihmojnë në parandalimin e rritjes dhe riprodhimit të mikroorganizmave patogjenë, vendosin pH optimale vaginale dhe stimulojnë përgjigjen imune lokale.

Përveç mikroorganizmave të gjinisë Lactobacillus, "bakteret e mira" të gjinisë Bifidobacterium luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin dhe ruajtjen e një mikroflore optimale të vaginës. Është një lloj mikroorganizmi që fillimisht u izolua nga qumështi i fermentuar, banon në traktin intestinal të foshnjave, të rriturve të shëndetshëm dhe është i pranishëm në traktin gjenital të grave. Llojet e Bifidobacterium përshpejtojnë maturimin e përgjigjes imune dhe përmirësojnë funksionin e barrierës së zorrëve. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin e diarresë, kapsllëkut dhe sindromës së zorrës së irrituar. Llojet e laktobacileve dhe bifidobaktereve përfaqësojnë kultura probiotike që, të administruara në sasi të përshtatshme, kanë provuar efekte të dobishme në shëndetin e personave që i kanë përdorur.

Në ditët e sotme, përdorimi i tepërt i barnave, pilulave kontraceptive, sapunëve alkaline, detergjenteve agresive për larje dhe preparateve për higjienën intime mund të kontribuojnë në zhvillimin e një çekuilibri në përbërjen e mikroflorës vaginale. Gjithashtu, ndryshimet hormonale që shoqërojnë shtatzëninë, menopauzën, si dhe disa sëmundje si diabeti, mund të shkaktojnë infeksione vaginale. Përdorimi joracional i antibiotikëve mund të dëmtojë seriozisht mikrobiomën e shëndetshme vaginale dhe të tretjes, por edhe të kontribuojë në rritjen e rezistencës së mikroorganizmave ndaj barnave të caktuara. Një sfidë e veçantë për mjekët janë infeksionet e përsëritura bakteriale dhe kërpudhore të vaginës, të cilat mund të jenë veçanërisht të rënda për gratë, pasi shfaqen dy deri në tre muaj pas trajtimit, mund të shkaktojnë simptoma të pakëndshme dhe shpesh trajtohen me lloje të ndryshme të antibiotikëve.

Infeksionet urinare dhe vaginale - pse mund të ndodhin në të njëjtën kohë? Pse femrat janë më të ndjeshme ndaj infeksioneve të traktit urinar?
Për shkak të vendndodhjes së ngushtë anatomike të organeve riprodhuese të femrës, sistemit urinar dhe sisitemit digestiv, nuk është e pazakontë që infeksioni me të njëjtin mikroorganizëm të përhapet në sistemet e organeve përreth. Infeksionet shpesh transmetohen përmes kontaktit seksual, ku disa baktere mund të transferohen nga vagina ose fundi i traktit tretës në uretër dhe fshikëz.

Infeksionet e traktit urinar janë shumë të shpeshta, veçanërisht tek femrat. Më shumë se gjysma e grave do të kenë të paktën një infeksion të traktit urinar në jetën e tyre. Është interesante të theksohet se 4 nga 10 gra do të zhvillojnë një infeksion të përsëritur të traktit urinar brenda gjashtë muajve. Shkaktarët më të zakonshëm të infeksioneve të sistemit urinar janë bakteret e zorrëve ose, shumë më rrallë, kërpudhat që arrijnë në sistemin urinar. Me shumëzimin e baktereve të dëmshme gradualisht zhvillohen simptoma në formë djegieje, dhimbjeje dhe urinimi të shpeshtë.

Cilat gra janë në rrezik të shtuar për t'u prekur nga një infeksion urinar?
Ekziston një rrezik i shtuar i zhvillimit të infeksioneve të traktit urinar tek gratë që janë seksualisht aktive, tek gratë që përdorin një diafragmë ose spermicid si një formë kontracepsioni, tek gratë shtatzëna (hormonet e shtatzënisë mund të ndryshojnë raportin e baktereve të mira dhe të këqija në traktin urinar), tek gratë në menopauzë për shkak të humbjes së hormoneve të estrogjenit që lehtësojnë riprodhimin e baktereve patogjene), te personat me diabet ose te personat me sëmundje të sistemit urinar.

Pjesë e zgjidhjes për infeksionet e sistemit urogjenital mund të jetë BIOFEMINN®.

BIOFEMINN® është një suplement dietik, probiotik oral, që përmban një kombinim të baktereve të dobishme të zgjedhura me kujdes Lactobacillus rhamnosus, Lactobacillus plantarum dhe Bifidobacterium animalis subsp. lactis, të cilat kontribuojnë në krijimin dhe ruajtjen e mikroflorës optimale vaginale, mbrojtjen e sistemit urinar dhe tretës, si dhe stimulimin e përgjigjes imune lokale.

Produkti BIOFEMINN® përmban formulimin e patentuar SynBalance®, i cili është vërtetuar se
rikthen mikroflorën e zorrëve, zvogëlon dhimbjen dhe fryrjen, kolonizon mukozën vaginale pas vetëm 7 ditësh përdorimi dhe parandalon shfaqjen e infeksioneve urinare. Falë efektit të tij antimikrobik dhe anti-inflamator, zbut simptomat e infeksioneve vaginale dhe urinare, duke stimuluar sistemin imunitar lokal, përshpejton shërimin dhe parandalon rikthimin e infeksionit.

BIOFEMINN® përdoret për të reduktuar simptomat që lidhen me infeksionet vaginale, për të parandaluar infeksionet vaginale dhe urinare të përsëritura, gjatë dhe pas terapisë me antibiotikë, te personat me mikroflora të trazuar të zorrëve, te gratë shtatzëna me lëvizje të vështira të zorrëve, si pjesë e përgatitjes për fekondim in vitro , si dhe për njerëzit me mikroflora vaginale të çekuilibruar në menopauzë. Produkti është i sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, nuk përmban gluten dhe mund të përdoret nga personat mbi 12 vjeç.

Falë formulimit të patentuar të baktereve të dobishme dhe efekteve klinike të provuara, probiotiku oral BIOFEMINN® arrin një efekt të dobishëm të zgjatur në sistemin urinar, gjenital dhe tretës edhe pas ndërprerjes së përdorimit të produktit.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.28-29 të botimit elektronik të revistës BETTY (Maj 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>