Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Inteligjenca emocionale është aftësia e qartë konjuktive për përpunimin e informacioneve të përmbajtura në emocione

September 1, 2022


Aneta Korobkina
Master- trajner, spiker dhe autor bestseller-it "E mahnitshme!" Si kanë vepruar liderët botërorë"


Shumë herë kur flasim për inteligjencën emocionale, njerëzit mund të reagojnë me frikë dhe mosbesim ndaj kësaj disipline, vetëm sepse jemi mësuar që në moshë të re që të mos tregojmë emocionet tona sepse është e gabuar.

Epo edhe sot kur punoj me njerëz (me grupe apo me individë) e shikoj kete teme me frike, me mbyllje, pa dëshirë për të punuar me emocionet e tyre që dikush të mos thotë rastësisht se diçka nuk shkon me ta.

Kështu ishte edhe me mua derisa me koshincë kuptova se nuk duhet të kem frikë nga emocionet e mia, por, përkundrazi, t'i kuptoj ato dhe të punoj me to, sepse ne fillimisht jemi qenie emocionale, dhe pastaj jemi racionalë.

Inteligjenca emocionale (IE) është një aftësi njohëse e matur qartë për të përpunuar informacionin e përfshirë në emocione, për të perceptuar emocionet, për të përcaktuar kuptimin e emocioneve, lidhjet e tyre me njëri-tjetrin, për të përdorur informacionin emocional si bazë për të menduar dhe marrë vendime sipas Majerit, Salovejit, Karuzos.

Me Dr. Karuzon në Universitetin "Jejl" në Amerikë, mora edhe certifikimin për të punuar profesionalisht me zhvillimin e kësaj aftësie të rëndësishme.

Inteligjenca emocionale ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve me cilësi të lartë, ndërtimin e një karriere të suksesshme dhe arritjen e qëllimeve profesionale dhe personale.

Personat me IE të lartë arrijnë më shumë në aktivitetet e tyre profesionale, përshtaten më lehtë në shoqëri, janë më të suksesshëm financiarisht, janë më harmonikë dhe të kënaqur me jetën e tyre. Inteligjenca emocionale ju tregon se si të veproni në situata të caktuara. Për shembull, mos debatoni me njerëz të emocionuar, mos premtoni shumë në një gjendje euforie, jini përgjegjës për mendimet dhe veprimet tuaja, mos jepni këshilla të padëshiruara, etj.

Hulumtimi mbi ndikimin e inteligjencës emocionale filloi më shumë se 20 vjet më parë.

Një projekt pilot për të identifikuar marrëdhëniet midis IE dhe lidershipit u krye qysh në vitin 1998 në Kompaninë Pepsi. Drejtorët, inteligjenca emocionale e të cilëve ishte më e lartë, i kaluan ndjeshëm moshatarët e tyre, duke treguar rezultatet e mëposhtme:
• Rritje të produktivitetit me 10%;
• Reduktim të largimit të stafit me 87% (4 milionë dollarë);
• Vlerë të shtuar ekonomike prej 3.75 milionë dollarë;
• Kthim të investimit mbi 1000%.

Një studim i ngjashëm u krye në vitin 2002 midis 358 drejtuesve në Johnson & Johnson, në të cilin u zbulua një lidhje e fuqishme midis liderëve të mëdhenj dhe inteligjencës së tyre emocionale.

Përfundimi është i qartë: “Kompetenca emocionale është një tipar i liderëve të suksesshëm”.

Inteligjenca emocionale përfshin katër aftësi:

- Njohjen e emocioneve (Map) - aftësia për të njohur emocionet e veta dhe emocionet e të tjerëve përmes të folurit, shprehjeve të fytyrës, pamjes, manifestimeve fizike të emocioneve, për të përcaktuar emocionet përmes veprave të artit, aftësinë për të lidhur ndjenjat e veta trupore me emocione të përjetuara, për të dalluar shprehjet e vërteta dhe të rreme të emocioneve dhe ndjenjave;
- Përdorimi i emocioneve (Match) për zgjidhjen e problemeve është aftësia për të përdorur me kompetencë emocione të caktuara si bazë për marrjen e vendimeve, për të rritur efikasitetin e të menduarit dhe aktivitetit, për të zgjidhur probleme specifike;

- Kuptimi i emocioneve (meaning) - aftësia për të kuptuar dhe analizuar emocionet dhe ndjenjat komplekse, për të njohur shkaqet e emocioneve dhe për të parashikuar pasojat e emocioneve dhe skenarëve emocionalë, si lëvizin emocionet nga njëri tek tjetri;

- Rregullimi i emocioneve (move) - aftësia për të rregulluar emocionet tuaja dhe për të ndikuar në emocionet e njerëzve të tjerë, për të krijuar strategji efektive që ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja, aftësia për të "ngarkuar" të tjerët me emocionet tuaja, duke i përfshirë ato në idetë tuaja.

Ka shumë teste që përcaktojnë nivelin tuaj të IE, por ju mund të zbuloni nëse keni zhvilluar IE duke iu përgjigjur sinqerisht katër pyetjeve:

1. A i kuptoni emocionet tuaja dhe pse lindin ato?
2. A mund t'i rregulloni emocionet tuaja?
3. A jeni në gjendje të kuptoni se si ndihen njerëzit e tjerë dhe pse?
4. A jeni i hapur ndaj emocioneve dhe ndjenjave të njerëzve të tjerë?

Nëse i jeni përgjigjur "jo" një ose më shumë pyetjeve, atëherë patjetër që duhet t'i kushtoni vëmendje kësaj kompetence.

Sa më shpejt të filloni të zhvilloni inteligjencën tuaj emocionale, aq më mirë për ju dhe ata përreth jush. Filloni me veten dhe bëhuni shembull. Jam e sigurt se kur të filloni të punoni për zhvillimin e IE, do të shihni se si do të përmirësohet marrëdhënia juaj me të gjithë rreth jush. Dhe tani imagjinoni nëse të gjithë do të punonim për të zhvilluar këtë tipar, sa shumë do të kishim arritur!

Për më shumë informacion mbi trajnimet, ekipore dhe individuale, jam në dispozicionin tuaj.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.28-29 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHTATORI 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>