Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Intervistë me Prof. Dr. Nino Vasev

October 1, 2022


Prof. Dr. Nino Vasev


Tetori - Muaji i kancerit të gjirit

1. Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Në botë, veçanërisht në vendet më të zhvilluara, shfaqja e rasteve të reja të sëmundjeve malinje po rritet nga viti në vit. A po rritet numri i rasteve me kancer të gjirit në vendin tonë?

Prof. Dr. Vasev: Incidenca e kancerit të gjirit në të gjitha vendet e zhvilluara është në rritje të lehtë çdo vit, por vdekshmëria po zvogëlohet më shumë, kështu që këtu kemi një ulje të lehtë të kurbës së vdekshmërisë.

2. Doktor Vasev, cili është çelësi për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, dhe në këtë mënyrë shpëtimin e jetës?

Prof. Dr. Vasev: Zbulimi i hershëm është më i rëndësishmi, pra ndërgjegjësimi se çdo grua mund të sëmuret nga kanceri i gjirit. Sa më herët të bëhet ekzaminimi dhe sa më herët të zbulohet, aq më i ulët është stadi i kancerit dhe është i shërueshëm.

Nga këtu, vizita te mjeku dhe mamografia e rregullt pas moshës 40 vjeçare është shumë e rëndësishme. Mamografia është e detyrueshme dhe zakonisht bëhet çdo një ose dy vjet dhe varet nga disponueshmëria dhe burimet që ka një vend.

Pra, në çdo dy vjet pas moshës 40 vjeçare do të ishte shumë mirë të bëni një mamografi.
Eko e gjirit mund të bëhet edhe pas moshës 25 vjeçare. Vetëkontrolli shpesh i ngatërron femrat, duke menduar se nëse nuk ndjejnë asgjë, nuk kanë asgjë dhe nuk shkojnë te mjeku, por më vonë, kur shkojnë tek mjeku, ato janë në një fazë të mëvonshme të kancerit të gjirit.

3. Cilat janë simptomat e kancerit të gjirit që femrat duhet t'i kushtojnë vëmendje?

Prof. Dr. Vasev: Çdo ndryshim në pamjen e lëkurës së gjirit dhe vetë gjirit në përgjithësi janë shenja shumë të rëndësishme. Një alarm i veçantë është skuqja, lëkura e ashpër dhe çdo fortësi e prekshme në vetë gji.

Çdo skuqje e gjirit që zgjat më shumë se disa ditë dhe nuk largohet, duhet patjetër të shkoni te mjeku.

Gjithashtu, në rastin e rrjedhjes të gjirit, që në 20 raste vetëm tek një rast mund të jetë problem, nuk është keq që një grua të telefonojë një mjek, veçanërisht nëse ka ndonjë rrjedhje të çuditshme nga gjiri dhe nuk mund ta shpjegojë pse.

Së treti, kur ndjen njëfarë fortësie në prekje, gjë që ndodh zakonisht gjatë dushit. Në rastet e përmendura, gruaja duhet të vizitojë menjëherë një mjek që punon me sëmundjet e gjirit.
Rekomandohet edhe vetë-ekzaminimi, pra një herë në javë të kontrollohen gjinjtë. Mund të jetë edhe një herë në muaj, nëse bëhet gjithmonë në të njëjtën ditë, pra gjatë një periudhe njëjavore pas menstruacioneve, që është termi ideal për vetëkontrollin e gjirit.

4. A ka ndonjë parandalim të kancerit të gjirit dhe cilët janë faktorët e rrezikut për shfaqjen e kësaj sëmundje malinje?

Prof. Dr. Vasev: Nuk ekziston një gjë e tillë, zbulimi i hershëm është e vetmja gjë që mund të përmirësojë ecurinë e kancerit të gjirit dhe kurimin e tij. Është vërtetuar se ushqimi nuk është shkaktar i drejtpërdrejtë i kancerit të gjirit. Është absolutisht e vërtetuar se kanceri i gjirit është i lidhur me stilin e jetesës dhe streset moderne, prandaj përqindja më e lartë e kancerit të gjirit është në vendet më të zhvilluara perëndimore.

5. A mund të trajtohen të gjitha kanceret me imunoterapi? Cili është ndryshimi midis imunoterapisë (target terapisë) dhe a është më e mirë se kimioterapia klasike?

Prof. Dr. Vasev: Pothuajse të gjithë. Melanoma është pothuajse e pamundur të trajtohet pa terapi të synuar. Për të aktualisht kemi tre barna që nuk janë në listën pozitive, dhe janë për trajtimin e kësaj sëmundjeje. Por ne ende i kemi dhe pacientët i marrin.

Se çfarë është më mirë ne këtë e dime sipas studimeve. Duhet të jenë studime të dyfishta dhe sigurisht të evidentuara nga protokollet më të mira NCCN në botë, protokollet e Bashkimit Evropian, Shoqata Evropiane e Onkologjisë ku çdo vit rinovohen ato protokolle dhe dhe ajo që është më e mira, sipas studimeve më të fundit, u jepet pacientëve për kurim. Që një ilaç të dihet nëse është i mirë, është e rëndësishme që të jepet në protokollet botërore dhe të jetë futur si i tillë dhe studimet e mëtejshme vetëm sa e konfirmojnë efektin e tij.

Pra, duhet të keni prova mjekësore që diçka është më efektive se diçka para saj. Ndonjëherë është imunoterapia, ndonjëherë mund të jetë diçka tjetër. Por padyshim që imunoterapia ka ndryshuar të gjithë hartën e onkologjisë në këto pesë vite. Nëse dikush do të më kishte thënë 30 vjet më parë se do të kishim ilaçe për melanomën në dispozicion sot që mund ta ndihmonin vërtet pacientin në një mënyrë kaq të shpejtë si ne tani, nuk do ta kisha besuar. Dy nga tre medikamente aktualisht të disponueshme për kancerin e mushkërive disponohen edhe në vendin tonë. Edhe për melanomën.

Të gjitha këto janë terapi të synuara që janë relativisht të përballueshme.

6. Nuk janë të rralla rastet që pacientët refuzojnë trajtimin, çfarë bëni në situata të tilla?

Prof. Dr. Vasev: Ky është një nga momentet e rëndësishme që mjeku - onkologu ta bindë se ky trajtim është shumë i rëndësishëm për të. Të pajtohesh me bindjen e tij se nuk dëshiron terapi është shumë e lehtë. Ju duhet të bëni gjithçka për të parandaluar që kjo të ndodhë. Në gjithë jetën time profesionale kam ndoshta vetëm 10 pacientë që nuk kanë pranuar të marrin terapi dhe ndoshta mijëra që nuk më kanë dashur. Ju duhet t'i bindni ata të marrin atë që është më e mira për ta. Ndonjëherë nuk mund t'i bindësh, ndonjëherë herë i lë në trajtimin me të ushqyerit, me alternim që do të thotë se ndryshon terapinë standarde, pra nuk e merr, dhe mjekësia plotësuese, ajo që po flisnim, është të shtojmë te trajtimi dicka si kanabisi apo çfare të doni . Ju gjithashtu do të lejoni kanabisin, pse jo, ai nuk i pengon kimioterapisë.

Unë u them atyre merrni çfarë të doni, sepse nuk kam asnjë provë për t'u thënë që të mos e bëjnë. Por për ilaçet që kanë studime që nuk shërojnë, si G132, kërcin e peshkaqenit, helmin e akrepit nga Kuba…. këto nuk funksionojnë.

Dhe është gjithmonë e njëjta gjë. Aty është një që u shërua. Ne duam të besojmë në mrekulli, dhe mrekullitë jemi ne vetë çdo ditë. Ne duam të besojmë në mrekullitë e njerëzve të tjerë, por nuk duam të shohim as tonat. Mjeku duhet ta bindë njeriun se ai është një mrekulli dhe se mund të bëjë gjithçka për veten e tij. Kryesisht për veten e tij.

Ai vjen me shpresë dhe ju nuk duhet ta tradhtoni atë shpresë. Ju e dini saktësisht nga sytë se çfarë kërkon secili pacient.

Ka të qetë- të mbyllur, ka të hapur, ka njerëz që janë shumë të informuar dhe ata që dinë pak. Ka nga ata që nuk u intereson shumë, janë të sigurt se do t'ia dalin.

Edhe unë i përgëzoj. Është një numër i vogël, por ata vërtet ia dalin vetë. Ata as nuk kanë nevojë për mbështetje. Dhe më vjen mirë që shoh gjithnjë e më shumë pacientë të tillë. Unë shoh njerëz të guximshëm.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.10-12 të botimit elektronik të revistës BETTY (TETOR 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>