Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Le të kuptojmë lidhjen midis obezitetit dhe zemrës

May 2, 2023

Çdo 40 sekonda dikush përjeton një atak në zemër ose goditje në tru. Këto situata, të njohura si gjendje kardiovaskulare, janë aktualisht shkaku kryesor i vdekjeve në shoqëri.

Lajmi i mirë është se katër nga pesë vdekjet e lidhura me sëmundjet e zemrës janë të parandalueshme dhe pesha trupore është një faktor i rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të zemrës.

A ka lidhje midis obezitetit dhe gjendjeve kardiovaskulare?
Më shumë se 80% e njerëzve që përjetojnë një atak në zemër ose goditje në tru janë mbipeshë ose obezë. Yndyra e tepërt mund të shkaktojë inflamacion të enëve të gjakut që çojnë gjakun në zemër, duke shkaktuar një atak në zemër. Arteriet e ngurtësuara gjithashtu mund të çojnë në një rrezik të shtuar të mpiksjes së gjakut dhe formimin e tompeve që shkojnë në tru, duke shkaktuar kështu goditje në tru. Ky proces njihet si ateroskleroza.

Ateroskleroza përfshin grumbullimin gradual të yndyrës (pllakave) në arterie. Në këtë mënyrë, mund të ndodhë shkëputje (plasje) e pllakave të formuara dhe kjo mund të shkaktojë mpiksjen e gjakut.

Faktorët që rrisin rrezikun e aterosklerozës tek njerëzit, siç janë nivelet e larta të sheqerit në gjak, tensioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli, mund të lidhen gjithashtu me obezitetin.

Fatkeqësisht, 50% e njerëzve që kanë pësuar një atak në zemër ose goditje në tru do të përjetojnë një tjetër në jetën e tyre, duke rezultuar që ata të jetojnë me frikë, dhimbje ose aftësi fizike të zvogëluara, dhe në rastet më të rënda mund të çojë edhe në vdekjen e tyre.

Për fat të mirë, rreziku i vdekjes nga situatat apo gjendjet kardiovaskulare është ulur për shkak të mënyrave më efektive të zbulimit të hershëm dhe menaxhimit të faktorëve të rrezikut.

Në fakt, sot, 80% e vdekjeve të shkaktuara nga infrakti në zemër ose goditje në tru janë të parandalueshme dhe shumica e vdekjeve të parandalueshme rrjedhin nga sëmundjet kardiovaskulare të shkaktuara nga mbipesha ose obeziteti.

Sa e rëndësishme është humbja e peshës për të reduktuar rrezikun e goditjes në zemër dhe në tru?
Studimet tregojnë se te njerëzit që kanë humbur 10% ose më shumë të peshës së tyre trupore, rreziku i një ataku kardiak ose goditjeje jo-fatale u ul deri në 24%.
Kjo për faktin se humbja e peshës përmirëson presionin e gjakut dhe ul nivelin e lipideve në gjak, duke parandaluar ngurtësimin e arterieve dhe formimin e mpiksjes së gjakut. Edhe një reduktim prej 5% në peshën trupore mund të rezultojë me përfitime për zemrën.

A e dini se një ulje prej 5% e peshës trupore (që zakonisht është rreth 3-5 kilogramë te njerëzit me BMI=30 (indeksi i masës trupore=30)) mund të përmirësojë kohëzgjatjen dhe cilësinë e gjumit?

Përveç kësaj, ka shumë përfitime të tjera shëndetësore nga reduktimi i peshës trupore me 5% - 15%.

Shumica e njerëzve që jetojnë me obezitet e kanë të vështirë të arrijnë një humbje peshe prej 10% pa mbështetjen e duhur.

Edhe pse nuk ka një trajtim të vetëm për të gjithë, hapi i parë për këdo që kërkon të humbasë peshë është të konsultohet me mjekun e tij.

Mjeku juaj mund t'ju ofrojë disa opsione për të menaxhuar peshën tuaj. Fillimisht, mund t'ju kërkojë një pasqyrë të hollësishme të dietës apo mënyrës suaj të të ushqyerit dhe aktivitetit tuaj fizik, megjithëse, si shumica e njerëzve që jetojnë me obezitet, ju mund të ndiheni sikur keni qenë në dietë gjatë gjithë jetës tuaj!

Ka disa plane të tjera të trajtimit të obezitetit që mjeku juaj mund t'i marrë parasysh.

Ai gjithashtu mund të sugjerojë:
• Terapi bihejviorale: bashkëpunimin me një psikolog për të identifikuar zakonet, mendimet dhe emocionet që mund të çojnë në shtimin në peshë dhe të parandalojnë humbjen e peshës.

• Barnat për humbje peshe: Mjeku juaj mund tu rekomandojë një ilaç që do të ndikojë në proceset biologjike në trupin dhe trurin tuaj.

• Kirurgji bariatrike: ndryshime operative në sistemin e tretjes (stomak) për të ulur oreksin tuaj dhe për të inkurajuar ndryshime në sistemin tuaj metabolik.

Kur filloni me ulejn e peshës, gjëja më e rëndësishme është të mbani mend se nuk jeni vetëm. 764 milionë të rritur në mbarë botën jetojnë me obezitet dhe deri në vitin 2030 ky numër pritet të rritet në 1 miliard.

Nëse dëshironi të diskutoni për trajtimet e disponueshme të menaxhimit të peshës, konsultohuni me një profesionist shëndetësor të trajnuar për trajtimin e obezitetit.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.08-09 të botimit elektronik të revistës BETTY (Maj 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>