Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

MBAJTJA PËR DORË ME PARTNERIN – TERAPI NATYRALE PËR TRUPIN DHE MENDJEN

August 31, 2025

Mbajtja për dore me personin e dashur nuk është vetëm shenjë afërsie – por ka edhe përfitime të vërteta biologjike, tregojnë studimet më të fundit. Ky gjest i thjeshtë mund të ulë tensionin e gjakut, të lehtësojë dhimbjen dhe të qetësojë stresin përmes ndikimit të drejtpërdrejtë në pjesët e trurit të lidhura me frikën dhe reagimin emocional.
Në një studim interesant, çiftet që mbanin dorën gjatë shikimit të një filmi horror kishin nivele dukshëm më të ulëta stresi krahasuar me ata që ishin vetëm. Mbajtja për dore u ndihmonte të qetësoheshin dhe të mos reagonin tepër ndaj stimujve të jashtëm.
Ky gjest i thjeshtë është më shumë se kontakt fizik – ai arrin në thellësinë e lidhjes, duke rritur ndjenjën e afërsisë dhe përkatësisë. Përveç uljes së dhimbjes, ankthit dhe stresit, mbajtja për dore mund të krijojë ndjesinë e fuqishme se “nuk jam vetëm”.

Në një botë plot shpejtësi dhe largësi, prekja përfaqëson afrimin më të sinqertë. Një dorë mund të thotë “jam këtu” pa fjalë. Kjo lidhje shëron jo vetëm zemrën, por edhe trupin. Prandaj, mos e nënvlerësoni fuqinë e një prekjeje të thjeshtë.
Prekja ka aftësinë të aktivizojë të ashtuquajturën “reagim të lidhjes sociale” – një proces në të cilin trupi lëshon oksitocinë, hormonin e njohur si “hormoni i dashurisë”. Ky hormon jo vetëm që forcon ndjenjën e besimit dhe afërsisë, por kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e imunitetit, uljen e inflamacionit dhe rregullimin më të mirë të hormoneve të stresit.
Veçanërisht domethënëse është se këto efekte janë vërejtur më shpesh te partnerët romantikë, por edhe një mik, prind apo fëmijë mund të ketë ndikim të ngjashëm pozitiv përmes një përqafimi apo mbajtjes për dore.
Mbajtja për dore me partnerin – ose me cilindo të afërm të dashur – nuk është luks, por një nevojë biologjike që na ndihmon të qëndrojmë të shëndetshëm, të fortë dhe njerëzorë.

 

Shkruan
Seida Cigal

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>