Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Ndikimi i të ushqyerit tek pacientët me rrezik të sëmundjeve kardiovaskulare

May 12, 2023



Shkruan: Teknike Farmacie Jasmina Semkoska - IPSH farmacia "Remedia" - Prilep

Sëmundjet kardiovaskulare janë ndër më të zakonshmet sot në të gjithë botën si pasojë e hipertensionit, insuficiencës kongjenitale të zemrës, sëmundjeve reumatike të zemrës dhe aritmive kardiake.
Arterioskleroza është një proces patofiziologjik bazë i mureve të enëve të gjakut, i cili shkakton sëmundje koronare të zemrës.

Në këtë sëmundje, kolesteroli zë lumenin e enëve të gjakut, pra arteriet, i cili ngushton lumenin dhe ul elasticitetin e enëve të gjakut, duke ulur kështu qarkullimin. Në këtë mënyrë, gjaku mpikset në arterie dhe mund të ndodhë një infarkt miokardit.
Faktorët e rrezikut që shkaktojnë arteriosklerozën janë pirja e duhanit, aktiviteti i pamjaftueshëm fizik, marrja e pamjaftueshme e mineraleve dhe vitaminave, gjumi i pamjaftueshëm, rritja e marrjes së kripës, konsumimi i tepërt i alkoolit, presioni i lartë i gjakut, hiperlipidemia, etj.

Një numër i madh studimesh tregojnë se mënyra e të ushqyerit është faktori më i rëndësishëm i rrezikut për shfaqjen e arteriosklerozës dhe sëmundjeve koronare të zemrës, sepse marrja e tepërt e yndyrës dhe kripës, si dhe marrja e reduktuar e peshkut, frutave dhe perimeve, janë të lidhura me të gjitha rreziqet kardiovaskulare.

Ushqimi dhe mënyra e jetesës luajnë një rol të madh në shëndetin e pacientit
Uji është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shëndetin e mirë dhe arritjen e ekuilibrit në jetë si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit. Sipas rekomandimeve, gjatë ditës duhen pirë pesë ose më shumë gota ujë, përndryshe marrja e pakët e ujit në organizëm shoqërohet me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Mishi është një burim i rëndësishëm i proteinave, hekurit, zinkut, fosforit, vitaminave B.

Mirëpo, mishi është gjithashtu një burim i acideve yndyrore të ngopura, të cilat nuk duhet të merren në më shumë se 30% të nevojave ditore, sepse ato çojnë në një rritje të peshës trupore dhe në këtë mënyrë rritet niveli i kolesterolit në gjak, rrezik- faktor në shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare.
Burimi më i madh i proteinave me cilësi të lartë gjendet në mishin e kuq dhe në këtë mënyrë mbron trupin nga humbja e masës muskulore.

Peshku përmban kryesisht ujë (rreth 70%), 20% proteina, 20% yndyrna, si trigliceride dhe fosfolipide, vitamina A dhe D, të cilat gjenden në mëlçi dhe në vajin e peshkut.
Konsumimi i shpeshtë i peshkut ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, sepse presioni i gjakut është më i ulët tek këta pacientë. Të gjitha rekomandimet tregojnë marrjen e peshkut përmes ushqimit të paktën një herë në javë.

Arrorët janë të pasur me acide yndyrore të pangopura, fibra, kalium dhe magnez dhe përdorimi i shpeshtë i tyre përmirëson shëndetin kardiovaskular duke reduktuar stresin oksidativ.

Frutat, me vlerat e tyre ushqyese të vitaminave, përmirëson tretjen e ushqimit, domethënë rritin përthithjen. Duke qenë se janë burimi kryesor i vitaminave dhe mineraleve, ulin ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare me përdorim të përditshëm.

Perimet përmbajnë më shumë ujë (80%), proteina, yndyrna, vitamina dhe minerale, të cilat kanë efekte anti-inflamatore, antioksidante dhe antitrombocitare, ulin presionin e gjakut, rregullojnë nivelin e glukozës në gjak dhe zvogëlojnë dëmtimin e miokardit.
Reçelrat dhe ëmbëlsirat me sheqer në përdorim të përditshëm rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, Të njëjtin ndikim ka edhe pirja e rregullt e pijeve me sheqer.

Kafeja është një nga pijet më të njohura në botë. Pirja e moderuar e kafesë nuk ka efekte negative në shëndetin kardiovaskular. Megjithatë, pacientët me tension të lartë duhet të shmangin sasitë e mëdha të kafesë në mënyrë që të rregullojnë hipertensionin.

Kripa si përbërës ditor që e marrim nëpërmjet ushqimit, sipas të gjitha rekomandimeve, duhet të jetë në sasi nga 4 deri në 6 gram në ditë.

Marrja e reduktuar e kripës kontribuon ndjeshëm në uljen e tensionit të gjakut dhe shumica e studimeve tregojnë se përqindja e sulmeve në zemër gjithashtu ulet.

Është mirë të merret kripë së bashku me ushqime të pasura me minerale dhe vitamina, si perimet, dhe në këtë mënyrë të reduktohet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare, si dhe niveli i kolesterolit të ngritur në gjak.

Nga të gjitha këto të dhëna, mund të konkludojmë se:
- Pacientët që hanë shpesh ushqime të skuqura dhe të kripura kanë një rrezik të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare;
- Pacientët që nuk kanë aktivitet të mjaftueshëm fizik ose vendi i tyre i punës është vazhdimisht ulur, gjithashtu kanë predispozicion për një peshë më të madhe trupore, e me këtë rrezik për sëmundje koronare;
- Personat që flenë nga 6 deri në 8 orë, pinë mjaftueshëm ujë dhe hanë ushqime të ndryshme kanë një rrezik më të ulët;
- Personat që flenë më shumë se 8 orë, hanë mish derri, bukë të bardhë dhe ëmbëlsira çdo ditë kanë një rrezik më të lartë.

KUSHDO QOFTË BABI I SËMUNDJES, MËNYRA JO E DUHUR E USHQYERJES ËSHTË NËNA E SAJ!

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.08-09 të botimit elektronik të revistës BETTY (Mars 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>