Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Osteoporoza – faktorët e rrezikut dhe parandalimi

May 2, 2025

Osteoporoza është një sëmundje metabolike dominante e kockave dhe paraqet një problem të madh shëndetësor dhe social. Është një sëmundje asimptomatike, që nuk jep shenja të dukshme, përveç ndoshta një ulje të gjatësisë te pacientët dhe shfaqjen e një “garbëshe” në shpinë (në pjesën torakale).
Ajo paraqet një zvogëlim të dendësisë së kockave, që mund të çojë në thyerje (fraktura) edhe gjatë ngarkesave të vogla, pra gjatë kryerjes së aktiviteteve të përditshme. Këtu përfshihen fraktura e ijeve pas rrëzimit te personat e moshuar, frakturat në dorë, si dhe frakturat kompresive të vertebrave të shtyllës kurrizore, ku zakonisht vihet re ulja e lartësisë së trupit vertebral.
Osteoporoza është një problem i madh shëndetësor, veçanërisht te popullata e moshuar; rreth 68% e të prekurve janë gra. Përveç atyre që janë të diagnostikuar me osteoporozë, një numër edhe më i madh njerëzish kanë dendësi të reduktuar të masës kockore, gjë që i vendos ata në rrezik të shtuar për zhvillimin e kësaj sëmundjeje.
Një në çdo dy gra mbi moshën 50 vjeç ka një frakturë të lidhur me osteoporozën. Edhe burrat nuk janë të përjashtuar – çdo vit, miliona burra preken nga osteoporoza dhe miliona të tjerë janë në rrezik për t’u prekur. Çdo vit, mijëra burra pësojnë frakturë të ijeve për shkak të osteoporozës, dhe një e treta e tyre vdesin nga komplikimet e frakturës brenda një viti.

Faktorë rreziku
Disa faktorë rreziku janë të lidhur me zhvillimin e osteoporozës, dhe një numër i madh i të prekurve nga osteoporoza kanë disa faktorë rreziku njëkohësisht, por te disa të prekur nuk njihen faktorët që kanë kontribuar në shfaqjen e sëmundjes.
Mbi disa faktorë rreziku mund të ndikohet, ndërsa mbi disa jo.
Faktorë rreziku mbi të cilët nuk mund të ndikohet:
Gjinia – mundësia për shfaqjen e osteoporozës është më e madhe te gratë sesa te burrat. Gratë kanë më pak inde kockore dhe e humbasin atë më shpejt se burrat, kryesisht për shkak të ndryshimeve hormonale që ndodhin gjatë menopauzës.
Mosha – me kalimin e viteve, rreziku për osteoporozë rritet; kockat bëhen më të holla dhe më të dobëta me kohën.
Historia familjare – frakturat mund të jenë pjesërisht të trashëguara. Personat që kanë prindër me histori frakturash mund të kenë gjithashtu densitet më të ulët kockor dhe rrjedhimisht rrezik më të lartë për fraktura.
Faktorë rreziku mbi të cilët mund të ndikohet:
Hormonet seksuale – mungesa anormale e menstruacioneve (amenorrea), niveli i ulët i estrogjenit (menopauza) dhe niveli i ulët i testosteronit te meshkujt janë faktorë rreziku për osteoporozë.
Anoreksia (Anorexia nervosa) – e karakterizuar nga një frikë irracionale ndaj shtimit në peshë trupore, kjo sëmundje rrit rrezikun për osteoporozë.
Marrja e kalciumit dhe vitaminës D – marrja e pamjaftueshme dhe afatgjatë e kalciumit dhe vitaminës D i bën kockat më të prirura ndaj osteoporozës.
Përdorimi i ilaçeve – përdorimi i zgjatur i glukokortikosteroideve dhe disa barnave kundër epilepsisë mund të çojë në humbje të indit kockor dhe fraktura.
Stili i jetesës – një stil jete fizikisht joaktiv çon në dobësim të kockave.
Duhani – cigaret janë të dëmshme për kockat ashtu siç janë për zemrën dhe mushkëritë.
Konsumi i alkoolit – alkooli rrit rrezikun për humbje të masës kockore dhe për fraktura.
Për të mbajtur masën optimale kockore dhe për të ndërtuar ind të ri kockor gjatë procesit të plakjes, ekzistojnë disa faktorë shumë të rëndësishëm – para së gjithash marrja e mjaftueshme e mineralit kalcium. Marrja e pamjaftueshme dhe afatgjatë e kalciumit kontribuon në zhvillimin e osteoporozës.
Shumë studime klinike tregojnë se marrja e ulët e kalciumit është e lidhur me densitet më të ulët të kockave, humbje të përshpejtuar të masës kockore dhe shfaqje më të shpeshtë të frakturave. Këto studime gjithashtu tregojnë se një numër i madh njerëzish marrin më pak se gjysmën e sasisë ditore të rekomanduar të kalciumit.
Burime të mira të kalciumit janë produktet e qumështit si qumështi, kosi, djathi, por edhe spinaqi, drithërat etj.
Në varësi të marrjes së kalciumit përmes ushqimit, për disa njerëz, nëse marrja nuk është e mjaftueshme, është e nevojshme të përdoret kalciumi si suplement.
Kërkesat për kalcium ndryshojnë gjatë jetës. Trupi ka nevojë më të madhe për kalcium gjatë fëmijërisë dhe pubertetit (kur skeleti rritet me shpejtësi), gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies.
Gratë në postmenopauzë dhe meshkujt e moshuar gjithashtu kanë nevoja të rritura për kalcium. Me plakjen, aftësia e trupit për të përthithur kalciumin dhe lëndët ushqyese të tjera zvogëlohet.
Për më tepër, njerëzit më të moshuar shpesh kanë probleme kronike shëndetësore dhe përdorin ilaçe që mund të zvogëlojnë përthithjen e kalciumit.
Për përthithje dhe shfrytëzim më të mirë të kalciumit, janë veçanërisht të rëndësishëm dy vitamina:
Vitamina K2 dhe Vitamina D3, të cilat gjithnjë e më shumë përdoren në kombinim për parandalimin e osteoporozës.
K2D3 është një kombinim optimal i lëndëve ushqyese për mineralizimin e duhur të kockave dhe ruajtjen e integritetit të sistemit kockor, duke mbrojtur në të njëjtën kohë nyjat nga efektet e dëmshme të kalciumit. K2D3 rrit përthithjen e kalciumit nga ushqimi dhe mundëson shfrytëzimin e tij të duhur në trup. Në këtë mënyrë, K2D3 siguron që më shumë kalcium të arrijë te kockat, rrit integrimin e kalciumit në kocka dhe parandalon kalcifikimin e dëmshëm në nyje dhe organe të ndryshme.
Përdorimi i rregullt i kombinimit K2D3 ndihmon në parandalimin e osteopenisë dhe osteoporozës, dhe është një shtesë shumë e mirë për terapinë kundër osteoporozës.
K2D3 i bën kockat më të forta dhe më rezistente ndaj frakturave: ndihmon në parandalimin dhe përshpejton shërimin e thyerjeve. Parandalon grumbullimin e kalciumit në kërcin e nyjeve dhe formimin e rritjeve të parregullta kockore.
Kështu, zvogëlon dhimbjen dhe rikthen lëvizshmërinë e nyjeve.
Suplementi K2D3 përmban doza optimale të vitaminës K2 dhe D3, të cilat veprojnë në mënyrë sinergjike në shëndetin e sistemit kockor dhe artikular: i bën kockat të shëndetshme dhe të forta dhe rikthen lëvizshmërinë e nyjeve.
Përbërësit e K2D3 janë të përftuar nga burime natyrore.
Vitamina K2 është në formën MK-7, forma më e avancuar e K2 me bio-disponueshmëri më të lartë dhe veprim më të gjatë në organizëm.

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>