Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Përdorni antibiotikët në mënyrë racionale

November 1, 2022



Rezistenca po rritet dita-ditës për shkak të përdorimit joracional të tyre.

Iniciativa e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në vitin 2015 nisi festimin e Javës Botërore të Ndërgjegjësimit për Antibiotikët, e cila këtë vit festohet nga 18 deri më 24 nëntor.

Dita Evropiane e Ndërgjegjësimit për Antibiotikët dhe Java Botërore e Ndërgjegjësimit për Antibiotikët janë nisma partneriteti, sinergjia e të cilave synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor për përdorimin korrekt të antibiotikëve.

Si funksionojnë antibiotikët?
Duke vrarë bakteret ose duke penguar rritjen e tyre, antibiotikët ndihmojnë sistemin imunitar të trupit. Duke vepruar kështu, ata sulmojnë membranën qelizore ose metabolizmin e mikroorganizmave. Penicilina, për shembull, ndërhyjnë në sintezën e membranës bakteriale. Me një membranë poroze, patogjenët nuk janë në gjendje të mbijetojnë dhe të shpërbëhen.

Medikamente të tjera parandalojnë organizmat njëqelizore nga sintetizimi i proteinave, të cilat atyre u nevojiten absolutisht për mbijetesë.

Disa substanca të tjera, nga ana tjetër, bllokojnë mekanizmat e transportit në vetë membranën qelizore dhe kështu prishin ekuilibrin natyror.

Të tjerat, nga ana tjetër, pengojnë riprodhimin e mikroorganizmave. Pas një kohe, organizmat e mbetur njëqelizorë vdesin dhe të rinj nuk mund të formohen.

E gjithë kjo funksionon vetëm me bakteret, por me viruset antibiotikët nuk kanë asnjë efekt.

Mesazhet kryesore:
• Antibiotikët nuk kanë efekt mbi viruset dhe nuk duhet të përdoren për infeksione të zakonshme virale, si ftohja dhe gripi;
• Antibiotikët nuk janë ushqim për t'u marrë pa rekomandimin e mjekut;
• Çdo aplikim i panevojshëm zvogëlon efektivitetin e tyre.

Çfarë mund të bëjë secili prej nesh?
Përpara se të vendosni të merrni një antibiotik, përpiquni të trajtoni veten me disa metoda natyrale që forcojnë si imunitetin ashtu edhe të gjithë trupin.

Mund të provoni të përdorni disa substanca natyrale anti-infektive: propolis, ehinacea, hudhër, xhenxhefil, rrikë, trumzë dhe të tjera. Imuniteti i fortë është i rëndësishëm për të mbrojtur trupin nga infeksionet, dhe ai forcohet dhe mirëmbahet me ushqim të shëndetshëm, aktivitet fizik dhe një mënyrë jetese të shëndetshme. Një organizëm i shëndetshëm është në gjendje të luftojë kundër një numri të madh infeksionesh edhe pa antibiotikë dhe kështu të bëhet edhe më i fortë.

Nëse është e nevojshme të merrni një antibiotik, atëherë:
• Merrni atë vetëm me rekomandimin e mjekut;
• Mos i kërkoni mjekut t'ju përshkruajë një antibiotik për çdo rast dhe mos i blini vetë;
• Kryeni gjithmonë terapinë me antibiotikëve deri në fund;
• Mos merrni antibiotikë të njerëzve të tjerë dhe mos përdorni ato që kanë mbetur nga një terapi e mëparshme;
• Gjatë terapisë me antibiotikë dhe për dy javë pas përfundimit, marrja e një probiotiku mund të jetë e dobishme (konsultohuni me farmacistin).

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.26-27 të botimit elektronik të revistës BETTY (NËNTOR 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>