Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Përfitimet e ushtrimeve Kik Fit

September 1, 2022


Dragana (Bianka) Andreevska
Pronare dhe trajnere i “Firs fitnes” – Shkup


Orët kikfit janë një kombinim i ushtrimeve të frymëzuara nga kikboksi, boksi, fitnesi, gjimnastika dhe pilates. Stërvitja me kikfit është një mënyrë argëtuese për të mësuar një aftësi të re, si për shembull një goditjeje të mirë direkt ose high kick, ndërkohë që djeg shumë kalori, aktivizon të gjithë trupin dhe punon me ato grupe muskulore problematike që do t'ju japin trupin e ëndrrave tuaja.

Rezultatet në trupin tuaj dhe në linjën tuaj trupore vijnë shumë, jeni në formë, tonifikoni muskujt, forconi të gjithë trupin tuaj, përmirësoni gjendjen tuaj fizike dhe zvogëloni yndyrën në trup. Ushtrimet kikfit gjithashtu kanë shumë përfitime shëndetësore. Kanë një efekt të dobishëm në sistemin kardiovaskular, përmirësojnë punën e kyçeve dhe indeve lidhëse, përmirësojnë ekuilibrin dhe koordinimin.

Përfitimet mendore që merr kushdo që praktikon kikfit gjithashtu nuk duhet të anashkalohet. Shumica e klientëve tanë theksojnë se stresi dhe ankthi i tyre reduktohen në mënyrë drastike falë trajnimeve të rregullta. Tashmë është e njohur në shkencë se aktiviteti fizik është i mirëpritur për këdo që ndjen se është nën stres të shtuar, që kalon një periudhë të vështirë ose thjesht ndihet i pakënaqur.

Goditja e një thes biksi është padyshim mënyra më e mirë për të nxjerrë energjinë negative dhe stresin. Plotësuar nga stërvitje të strukturuara mirë me pesha dhe ushtrime të tërheqjes së muskujve pas stërvitjes, është e pashmanshme një ndjenjë e mirë pas stërvitjes.

Këto ushtrime mund të kenë përfitime pozitive për të gjithë, duke ju ndihmuar të kontrolloni peshën tuaj, duke reduktuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës, duke mbajtur nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak... deri tek ndryshimi i mentalitetit dhe qasjes ndaj jetës, për të qenë më të përgjegjshëm për veten dhe shëndetin tuaj, të krijoni edhe më shumë zakone të shëndetshme që do të përmirësojnë jetën tuaj, të ushqeheni më shëndetshëm, të ndaloni duhanin, të pini më pak alkool, të kaloni më shumë kohë në natyrë...

Është vërtetuar se ushtrimet ndihmojnë trurin të funksionojë më mirë, të mendojë më qartë, të mësojë më lehtë gjëra të reja, të fokusohet dhe të përqendrohet më shumë.
Nëse ende hezitoni nëse do të filloni të ushtroheni, kjo është shenja juaj që duhet të filloni që sot! Ushtrimi është për të gjithë, pavarësisht nga gjinia apo mosha. Do t'ju sjellë më afër versionit më të mirë, më të lumtur dhe më të shëndetshëm të vetes, atë që meritoni.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.24-25 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHTATORI 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>