Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Receta të lehta, interesante dhe mbi të gjitha të shëndetshme për shijen e të gjithëve!

May 2, 2023



I. Makarona me salcë karrote kremoze

SHERBEHEN PËR: 2-3 PERSONA | PËRGATITJA: 20 MIN. | GATIM: 25 MIN. | PËRBËRËSIT: 10-12 | VËSHTIRËSIA: 3/5

PËRBËRËSIT:
• 300 gr makarona integrale sipas dëshirës tuaj • 1 qepë të grirë • 5 thelpinj hudhër të grira imët • 2 lugë çaji vaj ulliri • 3 karota të mesme të prera hollë • 150 ml ujë • Rreth 150 ml salcë domate • Pak kripë dhe piper i zi • Disa lugë salcë soje • 20-30 gr arra indiane, të grira hollë
- Sipas dëshirës, salcës mund t'i shtoni: 1-2 tufa majdanoz të grirë dhe lëng limoni

PËRGATITJA:
Gatuani makaronat sipas udhëzimeve të paketimit.

Ngrohni vajin e ullirit në një tigan, shtoni qepën dhe hudhrën dhe skuqini derisa të marrin ngjyrëtë kuqerremtë dhe të zbuten (rreth 5 minuta). Shtoni karrotat, arrat indiane, ujin dhe salcën e domates dhe i rregulloni me kripë dhe piper. Gatuani për rreth 15 minuta, derisa karrotat të zbuten.

Shtoni 1-2 lugë salcë soje dhe hiqeni tiganin nga zjarri. Nëse dëshironi, shtoni majdanoz dhe lëng limoni. Vendoseni masën në një blender dhe përziejeni gradualisht derisa të përftoni një masë kremoze. Përzjeni makaronat e kulluara me salcën dhe shërbejini.

II. Spageti me kungulleshka dhe spinaq

SHERBEHEN PËR: 4 PERSONA | PËRGATITJA: 15 MIN. | GATIM: 20 MIN. | PËRBËRËSIT: 11-12 | VËSHTIRËSIA: 2.5/5

PËRBËRËSIT:
• 400 gr spageti integrale • disa lugë çaji vaj ulliri • një qepë e madhe ose dy mesatare, të grira • 2 kunguj të vegjël të grirë • 3 thelpinj hudhër • pak rigon të tharë dhe piper të kuq • 100 ml salcë domate • 1 domate te fresket, te grirë • 1-2 speca te fresketa te grira holle • rreth 400 gr spinaq të freskët • kripë dhe piper i zi i bluar
- Sipas dëshirës gjatë servirjes mund të shtoni parmixhano

PËRGATITJA:
Gatuani spagetit sipas udhëzimeve të paketimit. Për salcën – ngrohni vajin e ullirit në një tigan të madh. Shtoni qepën dhe skuqeni për 3-5 minuta. Shtoni kungulleshkat, hudhrën, rigonin, piperin e kuq, specat e freskët dhe pak kripë. Ziejini për rreth 5-8 minuta, derisa perimet të zbuten pjesërisht, duke i përzier shpesh. Shtoni salcën e domates dhe gatuajeni për 2-3 minuta të tjera.

Shtoni domaten e freskët të copëtuar dhe gatuajeni derisa lëngu në tigan të ketë avulluar pjesërisht (rreth 10-15 minuta). Kur salca të jetë trashur, hiqeni nga zjarri dhe shtoni spinaqin dhe borzilokun e freskët. I trazojmë dhe më pas i shtojmë spagetit dhe e lëmë këtë përzierje për një minutë. Lërini spagetat të përthithin salcën, ndërsa spinaqi duhet të zbutet nga nxehtësia dhe avulli.

Përziejini përsëri dhe shërbejeni.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.30-31 të botimit elektronik të revistës BETTY (Maj 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>