Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Receta të shijshme

February 1, 2024



1.Spageti karbonara

Përbërësit:
• 1 lugë gjelle vaj ulliri
• 150 g pançetë yndyrore e pa tymosur ose proshutë guançale, e grirë hollë
• 1 thelpi hudhër, e shtypur
• 200 gr spageti ose fetuçini
• 4 të verdha veze (2 prej tyre sipas dëshirës)
• 50 g parmixhano, i grirë imët
• disa pika vaj tartufi (opsionale)

Përgatitja:

HAPI 1
Fillimisht, ngrohni enët e servirjes në furrë në temperaturë të ulët ose në mikrovalë. Ngrohni vajin në një tigan të madh e të cekët. Skuqini guançialen ose pançetën dhe hudhrat për 10 minuta ose derisa e gjithë yndyra të jetë pirë dhe mishi të marrë ngyjrë të kuqerremtë dhe të bëhet krokant. Hiqni thelpin e hudhrës, më pas fikni zjarrin.

HAPI 2
Vendosni një tenxhere të madhe me ujë të kripur të vlojë dhe ziejini makaronat derisa të jenë al dente (rreth një minutë më pak se udhëzimi në paketim). Ndërkohë rrihni 2 të verdhat e vezëve në një tas të vogël me pak kripë.

HAPI 3
Duke përdorur kapëse kuzhine, nxirrni makaronat nga uji dhe hidhini në tiganin me pançetën ose guançialen së bashku me ujin që pikon nga makaronat (nuk keni nevojë t'i kulloni). Përdorni një lugë druri për t’i përzier në yndyrën e mbetur në tigan. Nëse tigani duket i thatë, shtoni një lugë të vogël me ujë makaronash dhe përzieni. Vazhdoni të shtoni derisa të shihni pak ujë me makarona në fund të tiganit - do të habiteni se sa përthithet uji.

HAPI 4
Duke punuar shpejt, hidhni të verdhat e vezëve të rrahura në makarona dhe përziejini fort. Shpëlani enën me të verdhat e vezëve me pak më shumë ujë të makaronave dhe hidhini në tigan. Shtoni pjesën më të madhe të djathit parmixhano dhe rrihni sërish. Nëse fillon të kokrrizohet, shtoni pak më shumë ujë. Nëse keni shtuar shumë, trazoni makaronat në nxehtësinë më të ulët për rreth 30 sekonda deri në 1 minutë. Synoni për një salcë të butë dhe të qëndrueshme. I rregullojmë me pak piper të zi të bluar dhe me kripë.

HAPI 5
Hidhni makaronat në enët për servirje, të ngrohura tashmë paraprakisht, shtoni sipër makaronave parmixhanin e mbetur dhe mbi të hidhni dy të verdhat e fundit të vezëve, nëse dëshironi. I rregullojmë me pak kripë dhe piper dhe i spërkasim me vajin e tartufit, nëse keni, pak para se t'i shërbeni.

2.Kotoleta të pjekura qengji me patate dhe ullinj jeshil

Përbërësit:
• Kotoleta qengji (6 kocka janë ideale)
• 25 gr gjalpë
• 1 qepë, e grirë hollë
• 1 thelpi hudhër, e shtypur
• 1 sardele, e shtypur (sipas dëshirës)
• një grusht i vogël rozmarinë, i grirë në copa më të mëdha
• 500 g patate, të prera në copa të vogla (përdorni mandolinë nëse keni)
• 10 ullinj jeshil pa fara, të grira
• 100 ml lëng pule ose qengji

Përgatitja:
HAPI 1
Ngroheni furrën në 210°C. Marinoni qengjin dhe ngrohni gjalpin në një tavë të madhe (ku edhe do ta piçni në furrës) mbi nxehtësinë mesatare. Pjekim qengjin deri në fund për 10-15 minuta, veçanërisht anën e yndyrshme. E heqim dhe e lëmë mënjanë në një pjatë.

HAPI 2
Kthejeni tiganin në zjarr dhe skuqni qepën për 5-7 minuta derisa të zbutet, më pas shtoni hudhrën, sardelet (nëse dlshironi) dhe rozmarinën dhe skuqeni për 2 minuta të tjera. Patatet i rregullojmë me kujdes në tepsi me ullinj, me kripë piper të zi, më pas i kthejmë përmbys që të lyhen plotësisht me marinadën, më pas i shtrojmë në një shtresë të barabartë. Hidhni sipër supën dhe më pas futini në furrë për 30 minuta derisa patatet të marrin ngjyrë të kuqerremtë dhe të bëhen krokante.

HAPI 3
Vendoseni qengjin sipër patateve, me anën e yndyrës lart. E vendosim tavën në furrë për 20 minuta për qengjin, 25 minuta për mish rozë por të pjekur dhe 30 minuta për mish të pjekur më mirë. Kur qengji të jetë bërë sipas dëshirës tuaj, vendoseni në një dërrasë dhe lëreni të pushojë për 10 minuta. Gjatë kësaj kohe, vendosni përsëri patatet në furrë për t'i bërë ato ekstra krokante (sipas dëshirës). Pritini qengjin në copa dhe shërbejeni me patate dhe ullinj.

3.Tarta të lehta me reçel

Përbërësit:
• 250 g miell dhe pak miell plus për të hapje të petëve
• 125 g gjalpë, i ftohur dhe i prerë në kubikë, plus gjalpë për të lyer tavën
• 1 vezë
• 100 g reçel ose marmelatë sipas dëshirës tuaj

Përgatitja:

HAPI 1
Vendosni miellin, gjalpin dhe pak kripë në një tas dhe përzieni së bashku me majat e gishtave (ose mund t'i përzieni këta përbërës në një kombinat për brumë nëse keni). Kur përzierja të duket si thërrime buke të freskëta, përzieni vezët duke përdorur një pirun. Shtoni 1 lugë gjelle ujë të ftohtë, më pas filloni ta punoni brumin me duart tuaja - përpiquni të mos e teproni. Shtoni edhe 1 lugë ujë nëse nuk bashkohet, por përpiquni të mos shtoni më shumë se kaq. Mbështilleni me qese cellofan dhe vendoseni në frigorifer për 30 minuta.

HAPI 2
Ngroheni furrën në 200°C. Lyejeni me gjalpë tavën për tarta me 12 vrima, më pas pudrosni një sipërfaqe pune me miell. Hapeni petën e ftohur në trashësinë e një monedhe, më pas përdorni një prestar të drejtë ose të rrumbullakët për të prerë 12 rrathë, mjaftueshëm të mëdhenj për të renditur rrathët në tepsi. Hidhni 1-2 lugë çaji nga mbushja e zgjedhur në secilën prej tyre dhe, nëse dëshironi, prisni zemra të vogla pastiçerie (të përsosura për ditën e Shën Valentinit) dhe vendosini sipër.

HAPI 3
Piqni për 15-18 minuta ose derisa të marrin ngjyrë të kuqerremtë dhe mbushja të fillojë të flluskojë pak. Lëreni të ftohet në tepsi për disa minuta, më pas vendosini me kujdes në enën e servirjes dhe lërini të tohen plotësisht.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.30-31 të botimit elektronik të revistës BETTY (Shkurt 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>