Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Shejk si zëvendësues të vaktit ushqimor

June 1, 2023



Ivana Dimishkova - Doktor i Mjekësisë Dentare

Shejk si zëvendësues të vaktit ushqimor
Shejk-ët për zëvendësimin e vakteve janë bërë të njohura në dekadën e fundit dhe është e lehtë të kuptohet pse: ato përgatiten shpejt dhe me lehtësi, veçanërisht kur jeni në një garë me kohën. Ato mund të jenë të disponueshme në forma të ndryshme, ose si një pije e gatshme e parapërzier ose si formulë pluhur që e përzieni me qumësht dhe ujë. Vaktet shejk zakonisht kanë 200 – 400 kalori, si dhe një sasi të mjaftueshme proteinash, fibrash dhe vitaminash dhe mineralesh.
Shejk-ët si zëvendësues të vakteve janë një mënyrë mjaft efektive për të pasur një vakt të shëndetshëm dhe me pak kalori në lëvizje.

Njerëzit pinë shejk si zëvendësues të vaktit për një sërë arsyesh – për të humbur peshë, për të shtuar peshë, për të rritur marrjen e lëndëve ushqyese kur janë në një garë me kohën. Proteinat e përmbajtura me origjinë bimore dhe shtazore kontribuojnë në mirëmbajtjen e masës muskulore dhe kockave. Përmbajtja e tyre dhe profilet e lëndëve ushqyese, nga ana tjetër, mund të ndryshojnë ndjeshëm, me përmasa të ndryshme të proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave.

PËRFITIMET E SHEJKËVE QË ZËVENËSOJN VAKTET USHQIMORE
*mund t'ju ndihmojë të shmangni vaktet e pashëndetshme - mund t'ju ndihmojë të luftoni tundimin për të ngrënë vakte të paketuara jo të shëndetshme, të cilat, përveç mungesës së lëndëve ushqyese jetike, janë kryesisht me vlera të larta në sheqer, karbohidrate të përpunuara dhe aditivë artificialë.
* ju sigurojnëi lëndë ushqyese thelbësore – ato janë të pasuruara me lëndë ushqyese, të cilat mund t'ju ndihmojnë të plotësoni nevojat tuaja ushqyese duke reduktuar marrjen e kalorive. Proteina, fibra dhe vitamina dhe minerale të rëndësishme gjenden në shejket më të mira të cilët zëvendësojnë vaktet ushqimore.
*përmbajnë nivele të larta të proteinave

Shejkët më të mirë si zëvendësues të vakteve ushqimore duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Çdo racion nuk duhet të ketë më shumë se 400 kalori
- Çdo racion përmban të paktën 15 g proteina
- Për racion, duhet të ketë të paktën 3 g fibra
- Vitaminat dhe mineralet duhet të përbëjnë të paktën 33% të vlerës ditore
- Proteina e hirrës është një përbërës i dobishëm që është vërtetuar se jep ndjesinë e ngopjes

Shejkët si zëvendësues të vakteve sigurojnë një ekuilibër të mirë të makronutrientëve (proteina) dhe mikronutrientëve (vitamina dhe minerale) që trupi juaj ka nevojë. Shejkët si zëvendësues të vakteve mund të kombinohen me fruta ose perime të ndryshme.
Zgjidhni një shake të mirë si zëvendësues të vaktit ushqimor me përmbajtje të lartë proteinash, sasi minimale sheqernash dhe aditivësh artificialë.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.30 të botimit elektronik të revistës BETTY (Qershor 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>